https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Humbi jetën një ditë më parë në një aksident rrugor/ Mbërrin në Policinë e Fierit trupi i pajetë i shefit të Krimeve të Vlorës (VIDEO)
Ditën e sotme nga ora 11:00 deri në 12:00, do të zhvillohen homazhet në nderim të tij.
17 November 2026, 11:41Nga E.d
Ermal Lulaj
VLORA- Trupi i pajetë i Ermal Lulajt, shefit të Krimeve të Vlorës, ka mbërritur në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier. Ai humbi jetën gjatë një aksideni rrugor, i cili rezultoi të ishte tragjik. Ditën e djeshme, automjeti tip “Toyota” me të cilin udhëtonte u përplas me një skrep në lëvizje, në afërsi të Novoselës. Shefi i Krimeve të Vlorës, nuk i mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetën. Ditën e sotme nga ora 11:00 deri në 12:00, do të zhvillohen homazhet në nderim të tij. Në këto homazhe priten të marrin pjesë familjarë, të afërm dhe kolegë.
I ndjeri, Ermal Lulaj kishte një karrierë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit, ku dhe kishte mbajtur disa detyra drejtuese në qarqe të ndryshme. Ai ka lënë pas tre fëmijë dhe një dhimbje të pafund tek familjarët, të afërmit, miqtë dhe kolegët. Pas homazheve, ai do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e qytetit./Dosja.al