2 November 2026, 17:25
Nga G.M
pamje
FRANCË- Dyqani i njohur BHV, një prej pikave historike tregtare në zemër të Parisit, ka hyrë në procedurë riorganizimi gjyqësor pas vështirësive të rënda financiare që e kanë shoqëruar gjatë muajve të fundit. Vendimi i Gjykatës Ekonomike të Parisit prek kompaninë SEGM BHV, e cila administron dyqanin historik Bazar de l'Hôtel de Ville dhe filialin BHV Parly 2.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, kompania ka rreth 700 punonjës, të cilët tashmë përballen me pasiguri për të ardhmen e vendeve të tyre të punës. Procedura nuk nënkupton mbylljen e menjëhershme të dyqaneve. Fillimisht do të ketë një periudhë monitorimi gjashtëmujore, e cila mund të zgjatet edhe për gjashtë muaj të tjerë, për të vlerësuar mundësinë e rikthimit të kompanisë në qëndrueshmëri financiare.
Në përfundim, gjykata mund të miratojë një plan shpëtimi, të lejojë shitjen e kompanisë te një pronar i ri ose të vendosë likuidimin e saj nëse nuk gjendet një zgjidhje. Problemet e BHV janë thelluar për shkak të mungesës së likuiditetit, vonesave në pagesat ndaj furnitorëve dhe vështirësive në sigurimin e financimit për planin e rimëkëmbjes. Menaxhmenti ka fajësuar për një pjesë të krizës mosmarrëveshjen me fondin kanadez të investimeve Brookfield, pronarin e godinës ku ndodhet dyqani.
Konflikti lidhet me detyrime financiare për zhvillimin e hapësirave tregtare, pretendime që Brookfield i ka kundërshtuar. Situata është komplikuar edhe nga reagimet negative ndaj bashkëpunimit me platformën kineze të shitjeve online Shein. Pas 170 vitesh aktiviteti, BHV ndodhet kështu përballë një prej sfidave më të mëdha në historinë e tij. E ardhmja e një prej simboleve tregtare të Parisit do të varet nga mundësia për të gjetur një zgjidhje financiare dhe për të shmangur mbylljen përfundimtare./Dosja.al
BHV
Bota
2 November 2026, 17:17
G.M
pamje
SPANJË- Të paktën shtatë emigrantë kanë humbur jetën në përpjekje për të mbërritur në I...
Bota
2 November 2026, 17:00
G.M
Kandidati demokrat për në Senatin Amerikan, James Talarico, flet gjatë një tubimi fushate në Qendrën Muzikore Bayou në Hjust...
Bota
2 November 2026, 16:56
G.M
i riu
ITALI- Një histori e pazakontë po tërheq vëmendjen në Napoli të Italisë, ku një i ri rreth ...
Bota
2 November 2026, 16:50
G.M
Carl Busby
ANGLI- Pas 28 vitesh udhëtim nëpër botë, 50 mijë kilometrash të përshkuara në këmbë dhe kalimit n...
Bota
2 November 2026, 16:10
G.M
pamje
ITALI- Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në Positano, në provincën e Salernos, në Itali...
Bota
2 November 2026, 15:55
G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur bindjen se republikanët do të arrijnë rezultate të mira në zgj...
Bota
2 November 2026, 15:46
G.M
Shën Sofi
TURQI- Hapësira të panjohura deri më tani nëntokësore të Shën Sofisë në Stamboll po dalin g...
Bota
2 November 2026, 15:31
G.M
Donald Trump
SHBA- Aleatët evropianë druhen se një humbje e republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit mund ta shtyjë D...
Bota
2 November 2026, 15:13
E.M
UKRAINË- Dronët ukrainas kanë goditur një impiant nafte në rajonin e Samarës, në qytetin Prosvet, rreth 835 kilometra në...
Bota
2 November 2026, 15:09
E.d
Foto ilustruse
IRAN- Banorët në të gjithë Lindjen e Mesme po përjetojnë pasiguri dhe ankth për mundësinë e rifill...