2 November 2026, 16:56
Nga G.M
i riu
ITALI- Një histori e pazakontë po tërheq vëmendjen në Napoli të Italisë, ku një i ri rreth 30 vjeç ka qëndruar prej më shumë se një muaji në aeroportin Capodichino, pa dokumente identifikimi, pa para dhe pa kujtime për të kaluarën e tij. I riu thotë se është suedez, por nuk arrin të kujtojë as emrin dhe as rrethanat se si ka përfunduar në aeroportin italian. Ai është kthyer në një personazh të njohur për punonjësit e aeroportit, të cilët e përshkruajnë si të sjellshëm dhe të qetë.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, çdo ditë ai qëndron në terminal nga ora 03:30 e mëngjesit deri në 22:30, ndërsa gjatë natës kërkon strehim në ambientet përreth. Historia e tij të kujton filmin e famshëm “The Terminal”, ku personazhi i interpretuar nga Tom Hanks mbetet i bllokuar në një aeroport.
Me kalimin e ditëve, punonjësit e dyqaneve në aeroport kanë nisur ta ndihmojnë, duke i siguruar ushqim, veshje të pastra dhe produkte higjienike. Situata është bërë edhe më e vështirë pasi aeroporti Capodichino është mbyllur më 1 nëntor për rreth 30 ditë, për shkak të punimeve në pistë. Kjo do të thotë se i riu rrezikon të humbasë edhe strehën e vetme ku ka qëndruar gjatë javëve të fundit.
Për rastin është angazhuar konsulli i nderit i Suedisë në Napoli, Pierluigi Petrone, i cili ka takuar personalisht të riun dhe ka biseduar me të në anglisht. Ai ka arritur të marrë vetëm një informacion: i riu pretendon se është suedez, por nuk kujton asgjë tjetër për identitetin e tij.
Ndërkohë, policia kufitare ka kontaktuar ambasadën suedeze në Romë për të verifikuar identitetin e tij dhe për të gjetur familjarët e mundshëm. Konsulli ka bërë gjithashtu një apel publik, duke kërkuar ndihmën e kujtdo që mund ta njohë të riun nga fotografitë. Për momentin, identiteti i tij dhe rrethanat se si përfundoi në Napoli mbeten mister, ndërsa autoritetet po përpiqen ta ndihmojnë të rikthehet pranë familjes së tij./Dosja.al
itali
Bota
2 November 2026, 16:50
G.M
Carl Busby
ANGLI- Pas 28 vitesh udhëtim nëpër botë, 50 mijë kilometrash të përshkuara në këmbë dhe kalimit n...
Bota
2 November 2026, 16:10
G.M
pamje
ITALI- Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në Positano, në provincën e Salernos, në Itali...
Bota
2 November 2026, 15:55
G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur bindjen se republikanët do të arrijnë rezultate të mira në zgj...
Bota
2 November 2026, 15:46
G.M
Shën Sofi
TURQI- Hapësira të panjohura deri më tani nëntokësore të Shën Sofisë në Stamboll po dalin g...
Bota
2 November 2026, 15:31
G.M
Donald Trump
SHBA- Aleatët evropianë druhen se një humbje e republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit mund ta shtyjë D...
Bota
2 November 2026, 15:13
E.M
UKRAINË- Dronët ukrainas kanë goditur një impiant nafte në rajonin e Samarës, në qytetin Prosvet, rreth 835 kilometra në...
Bota
2 November 2026, 15:09
E.d
Foto ilustruse
IRAN- Banorët në të gjithë Lindjen e Mesme po përjetojnë pasiguri dhe ankth për mundësinë e rifill...
Bota
2 November 2026, 15:08
G.M
Elon Musk dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të mbrojë miliarderin Elon Musk në rast se demokrat...
Bota
2 November 2026, 15:01
E.M
SUEDI- Një sulm kibernetik ka goditur disa rrjete të mëdha të supermarketeve në Suedi, duke shkaktuar kështu dëme t&eum...
Bota
2 November 2026, 15:01
G.M
Fotografi ilustruese
Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të bo...