2 November 2026, 16:50
Nga G.M
Carl Busby
ANGLI- Pas 28 vitesh udhëtim nëpër botë, 50 mijë kilometrash të përshkuara në këmbë dhe kalimit në 29 vende, britaniku Carl Busby është kthyer më në fund në qytetin e tij të lindjes, Hull, në Angli, ku u prit nga qindra banorë. 57-vjeçari, ish-parashutist i ushtrisë britanike, e nisi aventurën në vitin 1998 nga Kili, në moshën 29-vjeçare, me dy rregulla të qarta, të mos përdorte asnjë mjet transporti dhe të mos kthehej në shtëpi pa përfunduar udhëtimin.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, gjatë kësaj aventure, ai përshkoi kontinentin amerikan, kaloi Ngushticën e Beringut drejt Rusisë dhe vazhdoi nëpër Azi dhe Evropë, duke kaluar xhungla, male, shkretëtira dhe zona me temperatura ekstreme.
Udhëtimi i tij nuk ishte i lehtë. Probleme me vizat, pengesat kufitare, kriza financiare e vitit 2008 dhe pandemia e Covid-19 e detyruan të ndërpriste disa herë aventurën. Në total, këto pengesa i kushtuan rreth 14 vite pritjeje dhe ndërprerjesh. Busby u kthye në Britani pasi përshkoi Kanalin Anglez me not nga brigjet e Francës drejt Doverit.
Në qytetin e tij, qindra njerëz dolën për ta pritur, ndërsa emocionet kulmuan kur ai u ribashkua me nënën e tij pas gati tri dekadash larg shtëpisë. Pas mbërritjes, ai pritet të takojë edhe djalin e tij 36-vjeçar, Adamin, si dhe mbesën 12-vjeçare, të cilën nuk e kishte takuar kurrë më parë.
Një udhëtim që do të bëhet dokumentar
Aventura e pazakontë e britanikut ka tërhequr edhe vëmendjen e regjisorit të njohur gjerman Werner Herzog, i cili së bashku me një ekip xhirimi e ka shoqëruar në udhëtimin e kthimit. Për këtë histori po përgatitet një dokumentar me titullin “Walk of Life”.
Pas mbërritjes në atdhe, Busby u shpreh se kthimi nuk ishte i lehtë, por se udhëtimi i kishte treguar se njeriu mund të arrijë shumë më tepër nga sa mendon. Tashmë, pas 28 vitesh në rrugë, sfida e tij e radhës është të përshtatet me një jetë normale pranë familjes./Dosja.al
Carl Busby
Bota
2 November 2026, 16:10
G.M
pamje
ITALI- Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në Positano, në provincën e Salernos, në Itali...
Bota
2 November 2026, 15:55
G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur bindjen se republikanët do të arrijnë rezultate të mira në zgj...
Bota
2 November 2026, 15:46
G.M
Shën Sofi
TURQI- Hapësira të panjohura deri më tani nëntokësore të Shën Sofisë në Stamboll po dalin g...
Bota
2 November 2026, 15:31
G.M
Donald Trump
SHBA- Aleatët evropianë druhen se një humbje e republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit mund ta shtyjë D...
Bota
2 November 2026, 15:13
E.M
UKRAINË- Dronët ukrainas kanë goditur një impiant nafte në rajonin e Samarës, në qytetin Prosvet, rreth 835 kilometra në...
Bota
2 November 2026, 15:09
E.d
Foto ilustruse
IRAN- Banorët në të gjithë Lindjen e Mesme po përjetojnë pasiguri dhe ankth për mundësinë e rifill...
Bota
2 November 2026, 15:08
G.M
Elon Musk dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të mbrojë miliarderin Elon Musk në rast se demokrat...
Bota
2 November 2026, 15:01
E.M
SUEDI- Një sulm kibernetik ka goditur disa rrjete të mëdha të supermarketeve në Suedi, duke shkaktuar kështu dëme t&eum...
Bota
2 November 2026, 15:01
G.M
Fotografi ilustruese
Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të bo...
Bota
2 November 2026, 14:56
E. D
GJERMANI- Presidenti aktual i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, nuk mund të kandidojë për një mandat të tretë, pasi kusht...