2 November 2026, 15:13
Nga E.M

UKRAINË- Dronët ukrainas kanë goditur një impiant nafte në rajonin e Samarës, në qytetin Prosvet, rreth 835 kilometra në verilindje të kufirit, gjatë një sulmi të kryer natën. Pamjet tregojnë tym që ngrihet mbi qytet në orët e para të agimit.
Kyiv Independent thekson se nuk është në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur objektivat e goditura apo shkallën e dëmeve të shkaktuara nga sulmet.
Impianti i Prosvetit, një nyje kyçe e rrjetit rus të naftësjellësve, përzien naftën që vjen nga Siberia Perëndimore dhe rajone të tjera prodhuese të Rusisë, me qëllim prodhimin e karburantit për eksport dhe për furnizimin e forcave të armatosura ruse.
Sulmi vjen në një kohë kur SHBA kanë kërkuar ndërprerjen e këtyre sulmeve të cilat Ukraina mesa duket do ti ndërpresë me kusht. Zelensky i ftuar në një intervistë ka bërë të ditur se kishte zhvilluar disa biseda me Trumpin dhe ekipin e tij lidhur me këtë çështje.
"Ne u thamë nëse dëshironi që të ndalojmë sulmet ndaj rafinerive ruse, atëherë edhe ata duhet të ndalojnë sulmet ndaj sistemit tonë energjetik. Përndryshe, na furnizoni me raketa Patriot. Ne do t’i sigurojmë vetë fondet, nuk po kërkojmë vetëm ndihmë", u shpreh presidenti ukrainas.
Zelensky saktësoi se, nëse Uashingtoni do t'i siguronte këto sisteme raketore, Kievi do të pezullonte për një muaj sulmet ndaj rafinerive ruse. Raketat Patriot përbëjnë një nga mjetet më të rëndësishme që Ukraina të mundt të interceptojë dronët dhe raketat ruse.
I pyetur nëse kishte frikë se një propozim i tillë mund të interpretohej si një përpjekje për të ushtruar «presion» ndaj Trumpit, Zelensky u përgjigj negativisht.
"Nuk kam asnjë frikë të ndaj të vërtetën me partnerët tanë", deklaroi ai./Dosja.al
Volodymyr Zelensky
Bota
2 November 2026, 15:09
E.d
Foto ilustruse
IRAN- Banorët në të gjithë Lindjen e Mesme po përjetojnë pasiguri dhe ankth për mundësinë e rifill...
Bota
2 November 2026, 15:08
G.M
Elon Musk dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të mbrojë miliarderin Elon Musk në rast se demokrat...
Bota
2 November 2026, 15:01
E.M
SUEDI- Një sulm kibernetik ka goditur disa rrjete të mëdha të supermarketeve në Suedi, duke shkaktuar kështu dëme t&eum...
Bota
2 November 2026, 15:01
G.M
Fotografi ilustruese
Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të bo...
Bota
2 November 2026, 14:56
E. D
GJERMANI- Presidenti aktual i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, nuk mund të kandidojë për një mandat të tretë, pasi kusht...
Bota
2 November 2026, 14:53
E. D
SHBA- Të martën, më 3 nëntor, në Shtetet e Bashkuara zhvillohen zgjedhjet. Këtë herë, amerikanët nuk votojnë ...
Bota
2 November 2026, 14:51
E. D
EUROPË- Dhjetëra supermarkete në gjashtë vende evropiane u goditën nga një sulm i dyshuar kibernetik, i cili shkaktoi probleme n&...
Bota
2 November 2026, 14:46
E. D
SHBA- Zgjedhjet e 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara mund të ndryshojnë raportin e forcave në Uashington dhe të ndikojnë...
Bota
2 November 2026, 14:42
E. D
SERBI- Davor Macura, pronari i Alta Bankës në Serbi, u arrestua nën dyshimin se ka nxjerrë në mënyrë të paligjshme...
Bota
2 November 2026, 13:40
E.M
GREQI- Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë edhe disa zona të Greqisë gjatë kësaj të h&eu...