https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Aksident i frikshëm në Itali/ Makina përfundon e varur në buzë të shkëmbit në Positano, shpëton mrekullisht shoferi (FOTO+VIDEO)
Ngjarja ndodhi të dielën në Via Guglielmo Marconi, një nga rrugët e qytetit piktoresk në Bregun e Amalfit.
2 November 2026, 16:10Nga G.M
pamje
ITALI- Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në Positano, në provincën e Salernos, në Itali, ku një makinë përfundoi e varur në buzë të një shkëmbi, pasi theu barrierat mbrojtëse të rrugës. Ngjarja ndodhi të dielën në Via Guglielmo Marconi, një nga rrugët e qytetit piktoresk në Bregun e Amalfit.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, në timon ndodhej një i ri, i cili, për arsye që ende nuk janë bërë të ditura, humbi kontrollin e automjetit. Makina u përmbys dhe u përplas me forcë me barrierat anësore të rrugës, duke i shkatërruar ato dhe duke përfunduar pjesërisht jashtë rrugës, e varur mbi greminë.
?Attimi di terrore a Positano. Un'auto è andata fuori strada e ha sfondato il guardrail, restando sospesa nel vuoto. Il conducente, un ragazzo di 23 anni, è stato estratto dai soccorritori miracolosamente illeso. Decisivo il parapetto che ha evitato la caduta nel burrone. https://t.co/F0huJLSUtR
Situata ishte veçanërisht e rrezikshme, pasi automjeti rrezikonte të binte në boshllëk nga lartësia. Pavarësisht përmasave të aksidentit dhe rrezikut të madh, shoferi i ri arriti të dilte vetë nga automjeti. Ai nuk ka pësuar lëndime të rënda, duke i shpëtuar një aksidenti që mund të kishte përfunduar me pasoja tragjike. Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende për t'u sqaruar./Dosja.al