Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Ramón Planes tregon vështirësitë për të bindur drejtuesit e klubit katalanas për transferimin e mesfushorit, i cili sot është një nga yjet e Barcelonës dhe Spanjës.

SPANJE - Sot është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës dhe Kombëtares së Spanjës, por transferimi i Pedrit te klubi katalanas nuk u prit me të njëjtin entuziazëm nga të gjithë.
Në vitin 2019, kur mesfushori ishte vetëm 16 vjeç dhe aktivizohej te Las Palmas, brenda Barcelonës kishte zyrtarë që e konsideronin të tepruar investimin prej 5 milionë eurosh për një futbollist kaq të ri.
Prapaskenat e këtij operacioni i ka zbuluar Ramón Planes, ish-drejtuesi i Barcelonës që këmbënguli për transferimin e talentit spanjoll, duke besuar te potenciali i tij edhe përballë skepticizmit brenda klubit.
“Kur isha te Barça, ishte shumë e vështirë të finalizoja transferimin e Pedrit. Kishte shumë njerëz brenda klubit që nuk e kuptonin këtë operacion. Të paguaje 5 milionë euro për një 16-vjeçar, i cili kishte luajtur vetëm pak në kategorinë e dytë, dukej çmenduri, veçanërisht kur Barcelona kishte një akademi kaq të shkëlqyer.
Megjithatë, dyshimet nuk vinin nga drejtuesit kryesorë, por nga sektorë të tjerë të klubit”, deklaroi Planes në një intervistë për “Zona Mixta”.
Pavarësisht kundërshtimeve, ish-drejtuesi nuk hoqi dorë nga ideja e tij. Ai ishte i bindur se Pedri kishte cilësitë e duhura për t'u zhvilluar në një futbollist të nivelit të lartë dhe arriti të bindte klubin të vijonte me marrëveshjen.
“Kam ende mesazhe në telefon nga njerëz që më pyesnin pse po shpenzoja ato para. Por ata panë se sa i bindur isha dhe në fund e pranuan vendimin. Barcelona ka një kulturë të jashtëzakonshme të formimit të talenteve, veçanërisht të mesfushorëve, ndaj shumëkush e konsideronte transferimin e Pedrit një çmenduri”, rrëfeu ai.
Me kalimin e viteve, investimi rezultoi një lëvizje e goditur për Barcelonën. Pedri u shndërrua në një nga mesfushorët më të rëndësishëm të skuadrës, duke spikatur me vizionin e lojës, teknikën dhe aftësinë për të diktuar ritmin e ndeshjeve.
Planes nuk la pa thumbuar as mënyrën se si funksionojnë gjërat në futboll, ku meritat për një transferim të suksesshëm shpesh kërkohen nga shumëkush.
“Kur një lojtar përfundon duke u bërë i mirë, atëherë të gjithë thonë se ishin ata që e transferuan”, përfundoi ish-drejtuesi i Barcelonës.
Një rrëfim që tregon se edhe te klubet më të mëdha, talentet që më vonë bëhen yje nuk i bindin domosdoshmërisht të gjithë që në fillim. Në rastin e Pedrit, besimi i Ramón Planes rezultoi vendimtar për një nga investimet më të rëndësishme të Barcelonës në vitet e fundit.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Kriza te Manchester United vazhdon të prodhojë tensione dhe kritika. Pas pesë ndeshjeve pa fitore dhe polemikave të shkaktuara nga ...
ITALI - Alphadjo Cisse po ngjitet me shpejtësi në hierarkinë e Milanit. Talenti i ri italian po fiton gjithnjë e më shumë hap&eum...
ZVICER - Zgjedhjet e ardhshme presidenciale të FIFA-s ka të ngjarë të sjellin shumë kthesa dhe ndryshime nga tani deri më 18 mars...
SPANJE - Dani Carvajal është prezantuar zyrtarisht si lojtari më i ri i Getafes. Pas 13 sezonesh me fanellën e Real Madridit, mbrojtës...
HOLANDE - Duket se historia mund të përsëritet në familjen van Nistelrooy. Liam, djali 18-vjeçar i ish-sulmuesit të famshë...
Raimondo, autor i një tregolëshi që e ngjiti në krye të listës së golashënuesve të Serie A ITALI - Frosinone...
SPANJE - Vinícius Júnior nuk do t'i shpëtojë pezullimit prej 4 ndeshjesh pas përjashtimit të tij nga Villarreal. Apeli i Real...
SPANJE - Një kapitull i ri ka filluar në mosmarrëveshjen midis Real Madridit dhe Javier Tebas, president i La Ligës dhe nënkryetar i F...
FRANCE - Një lojtar regbie i Johannesburg Lions, 31-vjeçari Hyron Andrews, u gjet i vdekur në dhomën e hotelit në Francën verip...
ELBASAN - Teuta vazhdon të konfirmojë formën e shkëlqyer në Kategorinë Superiore. Skuadra durrsake mposhti edhe Dinamon me rezult...