26 October 2026, 16:26
Nga E.d
Ferit Hoxha
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi sot një takim me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Shqipëri, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend.
Gjatë takimit, Ministri Hoxha nënvizoi angazhimin e palëkundur të Qeverisë ndaj lirive demokratike, përfshirë të drejtën themelore për manifestim paqësor. Ai theksoi se dhuna, vandalizmi dhe sulmet ndaj pronës publike apo private nuk mund të pranohen si mjete legjitime të shprehjes politike apo të çfarëdo forme tjetër të shprehjes, një parim që vlen si në Shqipëri ashtu edhe kudo tjetër në Evropë.
Në diskutime u trajtua gjithashtu rëndësia e ruajtjes së stabilitetit institucional, respektimit të shtetit të së drejtës dhe garantimit të ligjshmërisë e proporcionalitetit të të gjitha veprimeve të autoriteteve publike.
Ministri Hoxha rikonfirmoi gatishmërinë e Qeverisë për dialog në çdo kohë, kudo dhe me këdo që nuk është i përfshirë në akte dhune. Ai e cilësoi dialogun si një vlerë demokratike dhe mënyrën më të mirë për të kapërcyer dallimet, për të adresuar shqetësimet dhe për të ecur përpara së bashku. Duke u ndalur te procesi i integrimit evropian, Ministri theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një objektiv strategjik kombëtar.
“Momentet e vështira duhet të forcojnë vendosmërinë tonë dhe jo të na shmangin nga reformat, standardet demokratike dhe përgjegjësitë që burojnë nga ambicia jonë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”, u shpreh ai.
Ministri Hoxha vlerësoi shkëmbimin e hapur me partnerët evropianë dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm me Shqipërinë në funksion të synimit të përbashkët për një të ardhme në Bashkimin Evropian./Dosja.al
Ferit Hoxha
Politike
26 October 2026, 15:55
E.d
Foto ilustruese
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar për plagosjen e 28-vjeçarit Erjon Vish...
Politike
26 October 2026, 15:06
Izmir Akulli
Foto ilustruese
TIRANË- Protestat studentore në vendin tonë prej 13 ditësh kanë tronditur kryeministrin. Kjo pasi studentët kan&...
Politike
26 October 2026, 14:51
E. D
Nenad Rashiq
KOSOVË- Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret që pas fitores s&...
Politike
26 October 2026, 13:39
E. D
SERBI- Lista Studentore ka arritur një sukses që shënon një brez, thotë Nikola Xaviereff-Weckwerth, ekspert për ç&eum...
Politike
26 October 2026, 12:55
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka folur gjatë konferencës për mediat edhe për protestën e rini...
Politike
26 October 2026, 12:31
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur rezultatin e shqiptarëve të Luginës s&...
Politike
26 October 2026, 12:27
I.A
Elisa Spiropali
TIRANË – Deputetja Elisa Spiropali ka komentuar humbjen e Aleksandër Vuçiç në Serbi, duke vlerësuar r&...
Politike
26 October 2026, 12:26
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet politike në Serbi, duke e cilësuar largimin e Aleksandër Vu...
Politike
26 October 2026, 12:02
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, sulmoi ashpër protestuesit. Duke folur me gaze...
Politike
26 October 2026, 11:57
I.A
Erion Veliaj
TIRANË – Kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh drejtuar Edi Ramës në mënyrë...