26 October 2026, 15:06
Nga Izmir Akulli
Foto ilustruese
TIRANË- Protestat studentore në vendin tonë prej 13 ditësh kanë tronditur kryeministrin. Kjo pasi studentët kanë vetëm një kërkesë në mënyrë që të ndalojnë revolucionin e tyre, dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike.
Përveç protestës, mesazheve nga jashtë vendit për të dëgjuar studentët që kërkojne dorëheqjen e tij, tashmë një front i ri është hapur dhe po forcohet aty ku pakkush e priste, aq me pak Edi Rama. Janë tre eksponentë socialistë që tashmë kerkojnë hapur që Rama të tërhiqet dhe tu hapet rruga studentëve.
Kjo e fundit ka nisur ditën e sotme, pas humbjes së pushtetit nga Aleksandër Vuçiç në Serbi dhe fitores së studentëve. Fillimisht ka qenë kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj, me të cilin Rama ka pasur një marrëdhënie pezull prej shumë kohësh. Veliaj me anë të një postimi në Facebook, ka uruar studentët në Serbi për fitoren e tyre, ndërkohë që ky postim i tij shihet dhe si një mesazh kundër Ramës, i cili po përballet me të njëjtat protesta në vend.
"Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”. Sa më shpejt ta kuptojmë këtë si qytetarë e politikëbërës, aq më mirë do të dimë t’u përgjigjemi nevojave dhe pritshmërive të kësaj gjenerate," shkruan Veliaj, i cili gjatë kësaj kohe nuk ka bërë asnjë postim kundër protestave të studentëve edhe pse kanë bërë disa dëme në kryeqytetin që ai drejton nga burgu i Durrësit.
Pas Veliajt, reagimi ka ardhur nga Elisa Spiropali, e cila pasi u shkarkua si Ministre e Jashtme ka qenë një kritike e vendimeve të Ramës. Me të njëjtën formë si Veliaj, Spiropali mbështeti protestat studentore në Beograd dhe fitoren e tyre kundër Vuçiç. Me një mesazh që mesa duket merr kuptim dhe në Shqipëri, Spiropali thekson se qytetarët kanë fuqinë të ndryshojnë drejtimin e vendit të tyre, edhe përballë pushteteve që pretendojnë se janë të përhershme.
"Zgjedhjet në Serbi na kujtojnë atë që gjithmonë e kemi ditur: se popujt e kanë mundësinë dhe fuqinë ta ndryshojnë drejtimin e vendit të tyre, edhe përballë pushteteve që pretendojnë të jenë të përhershme. Uroj që kjo zgjedhje të hapë një kapitull të ri për demokracinë në Serbi dhe bashkëpunimin në rajon. Çka ndodhi në Serbi hap për Ballkanin një mundësi që duhet gjykuar hap pas hapi nga veprimet dhe reagimet që do të pasojnë," shkruan Spiropali, e cila në rrjetet sociale shfaqet si një kritike e Ramës, por në Kuvend bashkon votat me grupin socialist ku dhe ajo bën pjesë.
Por ndryshe nga dy të mësipërmit, Ditmir Bushati, ish-ministri i Jashtëm i Ramës në një analizë, ka folur drejtpërdrejt, duke theksuar se ndryshimi në Serbi nga studentët ka sjellë shpresë dhe në Shqipëri për të njëjtën lëvizje. Sipas Bushtatit askush nuk mundet që ta ndalojë erën e ndryshimit në vendin tonë, pasi ajo buron nga solidariteti dhe guximi i një shoqërie që nuk ka më frikë të kundërshtoj.
"Fitorja e studentëve në Serbi, pas fitores së Peter Magyarit në Hungari, shënon fundin e brezit të parë të politikanëve të pas komunizmit. Në të njëjtën kohë, është sinjal i qartë shprese për Shqipërinë. Pavarësisht rrethanave dhe orientimit të ndryshëm gjeopolitik të vendeve tona, skemat dhe taktikat e Vučić për të mbajtur pushtetin kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri. Në shumë raste inspiruesit janë të njëjtët lobistë, oligarkë, sondazhierë e gjithfarësoj teknologësh të komunikimit," shkruan Bushati.
Të gjitha këto reagime të zyrtarëve të lartë të PS-së tregojnë një 'luftë' hibride brenda llojit, e nisur nga pakënaqësia e studentëve dhe mesa duket ka krijuar përçarje mes socialistëve. Edhe pse nuk dalin drejtpërdrejt në mbështetje të revoltës së studentëve, 'veteranët' e PS-së po japin aprovimin e tyre me anë të mesazheve të nënkuptuara./Dosja.al
edi rama #erionveliaj ditmir bushati elisa spiropali
Politike
26 October 2026, 14:51
E. D
Nenad Rashiq
KOSOVË- Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret që pas fitores s&...
Politike
26 October 2026, 13:39
E. D
SERBI- Lista Studentore ka arritur një sukses që shënon një brez, thotë Nikola Xaviereff-Weckwerth, ekspert për ç&eum...
Politike
26 October 2026, 12:55
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka folur gjatë konferencës për mediat edhe për protestën e rini...
Politike
26 October 2026, 12:31
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur rezultatin e shqiptarëve të Luginës s&...
Politike
26 October 2026, 12:27
I.A
Elisa Spiropali
TIRANË – Deputetja Elisa Spiropali ka komentuar humbjen e Aleksandër Vuçiç në Serbi, duke vlerësuar r&...
Politike
26 October 2026, 12:26
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet politike në Serbi, duke e cilësuar largimin e Aleksandër Vu...
Politike
26 October 2026, 12:02
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, sulmoi ashpër protestuesit. Duke folur me gaze...
Politike
26 October 2026, 11:57
I.A
Erion Veliaj
TIRANË – Kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh drejtuar Edi Ramës në mënyrë...
Politike
26 October 2026, 11:57
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u pyet nga gazetarët edhe për protestën dhe rasti...
Politike
26 October 2026, 11:54
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme pavarës...