3 June 2026, 14:13
Nga D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Aeroporti i Vlorës nuk mund të ndërtohej kurrë aty.
Në mbledhjen e grupit parlamentgar të Pd, ai theksoi se, aeroporti duhej të ndërtohej në kthesën e Levanit, pasi do i shërbente gjithë jugut.
Ai akuzon kryeministrin Rama se nuk mori parasysh ekspertët por vendosi ta ndërtonte aty ku është sot thjesht për motive personale.
Deklarata e Berishës:
"Po cili do kishte qenë qëndrimi i Partisë Demokratike, i qeverisë sonë dhe i yni në raport me Zvërnecin? Unë ju them, jo, ai peizazh ne do ta zhvillojmë. Në përputhje me peizazhin. Në kushte të plota, po aeroportin aty s'e ndërtonim kurrë. Kurrë. Që të jemi këtu të qartë, zotërinj deputetë duhet të jeni shumë të qartë. Më falni, kontrata me aeroportin do të përfundonte nga viti 2017 apo 2016 s'mbaj mend tani mirë dhe ne po përgatiteshim për të ndërtuar aeroportin e Vlorës. Dërguam grupin ne.
I ndjeri Sokol Olldashi krijoi grupin. Dhe grupi u kthye. Aeroporti nuk mund të ndërtohet aty ku ka qenë ushtaraku.
Aeroporti, sipas këtij grupi multidimensional, do të duhet të ndërtohet te kthesa e Levanit. U gjet toka për ndërtimin e tij, nuk kishte asnjë lidhje as me lagunën, as me Vjosën, as me Pishporon dhe i shërbente jo vetëm Vlorës, por i shërbente Beratit, i shërbente Gjirokastrës, i shërbente Jugut, i shërbente dhe Fierit të kompletuar me një fjalë. Ishte dhe më i fizibël. Të njëjtën gjë dhe në fakt pothuaj të njëjtit grup ekspertësh ishin po ata, krijoi dhe lubia në 2017-ën. Dhe ata u kthyen dhe i thanë domethënë 80% e atij grupi, ishte me mendimin se aty nuk mund të ndërtohet aeroporti. Nuk mund të ndërtohet aeroporti sepse shkatërrohet habitati i shpendëve.
Propozuan që aeroporti të ndërtohet te kthesa e Levanit. Toka pafryt ishte aty, çdo gjë ishte e mundur. Ata i nxorrën me lecka.
Sepse Edi Rama kishte vendosur që të ndërtonte aeroportin aty ku kishte zbritur me baba Pilon me avion kur shkonte në Dhërmi. Dhe u rikthye tek instinktet e tij. mAty aeroporti përmbytet. Ju them unë, me fakte përmbytet. E dyta, Një aeroport me një trafik, shkatërron përfundimisht habitatin e shpendëve. Ikin. Avionët vijnë mbi lagunë. Imagjinoni ju tani se si mund të rrinë aty shpendët më. Pra, një kjo. Çfarë ndodh tani që ta dini miq?", deklaroi Berisha./Dosja.al
sali berisha pd aeroporti i vlores vlore
Politike
3 June 2026, 14:03
E.d
Foto ilistruse
TIRANË- Djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçit, ka shpërndarë një ...
Politike
3 June 2026, 13:55
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka dalë në mbështetje të investimit në Zvërnec, duke deklaruar se...
Politike
3 June 2026, 13:53
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se, pas Kuvendit Kombëtar, opozita ka hyr&e...
Politike
3 June 2026, 13:33
I.A
IZRAEL- Një investigim i emisionit investigativ izraelit 'Uvda' ka zbuluar prapaskenat e një skandali, se si kryeministri Edi Rama ësht&eu...
Politike
3 June 2026, 13:24
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është kapur me gazetarin e Syri Tv, pasi i bëri një pyetje se cilën prej kër...
Politike
3 June 2026, 13:17
D.S
KOSOVË- Ligji që do të rregullonte hapjen e dosjeve nuk është miratuar nga asnjë qeveri serbe nga viti 2000 e deri sot.
Predrag...
Politike
3 June 2026, 12:56
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama përsëriti qëndrimin e tij se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen pava...
Politike
3 June 2026, 12:56
D.S
Erion Braçe
TIRANË- Gykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm deputetin socialist Erion Braçe, në procesin gj...
Politike
3 June 2026, 12:50
E.d
Enena Karakaçi
TIRANË- Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enena Karakaçi ka deklaruar ditën e sotme se aeroporti i...
Politike
3 June 2026, 12:49
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli sërish sot lidhur me zhvillimet në Zvërnec, duke konsideruar zhvillim pozitiv lirimin e llo...