4 January 2024, 18:18
Nga r.ll
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë gjatë protestës së sotme me mbështetësit e tij të cilët ndodhen poshtë banesës së kryedemokratit, duke akuzuar Xhorxh Sorros si arkitektin e shkatërrimit të Shqipërisë.
Berisha tha se nuk do të mposhtet nga armiku i njerëzimit, Xhorxh Sorosi dhe se Fron Nahzin e tij, e ka dëbuar si agjent të rezidentit të Millosheviçit në vitin 1992.
FJALA E BERISHËS:
Fajin e ka Saliu do u thonë sepse u përball dhe nuk u mposht dhe nuk do mposhtet kurrë nga armiku i njerëzimit, Xhorxh Soros, arkitekti i shkatërrimit të Shqipërisë për vjedhjen e pasurive të kombit tonë dhe të shpopullimit të Shqipërisë.
Sot, një eksponent, ish-i dërguari i Xhorxh Sorosit në vitin 1992 në Tiranë, i quajturi Fron Nahzi, të cilin e përzura bashkë me kolegun e tij për 48 orë nga Shqipëria si agjent i rezidentit të Millosheviçit në Tiranë, shprehte gëzim dhe kënaqësi për vënien në arrest të Sali Berishës.
Do i them këtij mjerani, këtij shqiptari në pamje dhe serb në shpirt, se as ti, as Xhorxhi dhe askush në botë nuk do mund të ndalë përpjekjen e Sali Berishës për realizimin e idealeve demokratike.
Buzëqeshjen, gëzimin do ua ngrijmë në fytyrë!
Ja pra pse e burgosin Sali Berishën pa asnjë provë, pa asnjë fakt, si në Rusinë e Putinit, ja pse duan t’i mohojnë lirinë e të shprehurit sikur të ishte ky një vend i dikurshëm, ku vepronte ligji i agjitacionit dhe propagandës, sikur të ishte koha kur Kristaq Rama, intelektuali xhelat dhe zëvendësi i Ramiz Alisë, firmoste varjen në litar të poetit disident Havzi Nela vetëm për fjalën e lirë.
Por ne nuk mposhtemi. Misioni ynë për shpëtimin e Shqipërisë është i shenjtë.
Amaneti i të parëve tanë mishërohet tani tek ne në këtë betejë që zhvillojmë. Në këtë betejë për liri dhe dinjitet, mishërohet shpirti i pamposhtur, guximi legjendar i Gjergj Kastriotit, mishërohet guximi legjendar i Ismail Qemalit, Adem Jasharit, Azem Hajdarit sepse armiqtë që kanosin sot Shqipërinë janë armiq po aq të egër si ata që luftojmë sot, të cilët nuk janë gjë tjetër veçse demonë të pushtetit të tyre.
sali berisha
Politike
4 January 2024, 17:57
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha nga dritarja e shtëpisë ka përshëndetur demokratët që janë ...
Politike
4 January 2024, 17:51
r.ll
belind kellici
TIRANË- Për herë të tretë radhazi, mbështetës të kryedemokratit Sali Berisha janë mbledhur posh...
Politike
4 January 2024, 17:40
r.ll
foto e mbeshtetesve
TIRANË- Mbrëmjen e sotme dhjetëra mbështetës të liderit të opozitës, Sali Berisha janë mbl...
Politike
4 January 2024, 14:49
Fron Nahzi
Sali Berisha
Javën e kaluar, një gjykatë shqiptare e vendosi Sali Berishën, ish-presidentin dhe kryeministrin dikur të fuqishë...
Politike
4 January 2024, 14:23
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla është pyetur për zhdukjen e Ervis Martinajt dhe se përse nuk ka...
Politike
4 January 2024, 14:10
N.F
Belind Këlliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi gjatë konferencës së...
Politike
4 January 2024, 13:52
N.F
Luçiano Boçi
TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi gjatë konferencës së mbajtur ditën e ...
Politike
4 January 2024, 13:19
N.F
Belind Këlliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi në konferencën e mbajtur dit&...
Politike
4 January 2024, 13:22
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se vazhdon të mendoj se “Partizani" është ra...
Politike
4 January 2024, 12:56
N.F
Luçiano Boçi
TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka zhvilluar ditën e sotme konferencën e p...