LIVE UPDATES
Politike

Boçi: Maliqi u sakrifikua për reformën e Ramës! Banorët kundër shkrirjes, vendimi u imponua nga presioni politik

Sipas tij, procesi i konsultimit publik humbi funksionin, ndërsa reforma territoriale po përdoret për centralizimin e pushtetit dhe dobësimin e përfaqësimit vendor.

20 August 2026, 14:03 Nga E.d
Boçi: Maliqi u sakrifikua për reformën e Ramës!
Luçiano Boçi

TIRANA- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Luçiano Boçi e cilëson vendimin e Këshillit Bashkiak për shkrirjen e Bashkisë Maliq dhe bashkimin me Korçën si një vendim politik, të marrë në kundërshtim me vullnetin e shprehur të komunitetit gjatë dëgjesave publike.

Në një postim publik, Boçi akuzon PS për ushtrim presioni politik dhe administrativ ndaj përfaqësuesve vendorë, duke theksuar se këshilltarët socialistë të Maliqit u tërhoqën nga qëndrimet e tyre të mëparshme dhe votuan pro shkrirjes së bashkisë.

Sipas tij, procesi i konsultimit publik humbi funksionin, ndërsa reforma territoriale po përdoret për centralizimin e pushtetit dhe dobësimin e përfaqësimit vendor.

Reagimi i plotë:

“REFORMË” NËN TERROR
(Rasti i Bashkisë Maliq)

Sot në Maliq nuk u votua një reformë. U ekzekutua një urdhër politik. 
Këshilli Bashkiak votoi pro shkrirjes së Bashkisë Maliq dhe bashkimit të saj me Korçën, megjithëse qytetarët në dëgjesat e vonuara, u shprehën kundër dhe megjithëse vetë drejtuesit socialistë vendorë, vetëm pak ditë më parë, deklaronin publikisht se do të respektonin vullnetin e komunitetit.

Midis kundërshtimit të djeshëm dhe nënshtrimit të sotëm nuk u shfaq asnjë analizë e re, nuk ndryshoi asnjë tregues ekonomik dhe nuk u zhvillua ndonjë konsultim tjetër që të përmbyste qëndrimin e banorëve.  Ndryshoi vetëm presioni e terrori nga lart. Hyri në veprim makineria e partisë dhe ata që premtonin se do të përfaqësonin qytetarët përfunduan duke noterizuar urdhrin e Edi Ramës.

Ky nuk është ndryshim mendimi. Është thyerje e vullnetit. Është prova se dëgjesat publike ishin një mashtrim, konsultimi ishte një farsë dhe vendimi ishte marrë shumë kohë përpara se qytetarëve t’u jepej mikrofoni. Pushteti i pyeti banorët e Maliqit vetëm për t’i përdorur si dekor demokratik. Kur ata thanë “jo”, përgjigjja e tyre u hodh në kosh dhe mbi këshilltarët zbriti terrori politik e administrativ. Njëjtë si mënyrë veprimi në 1946 kur krijoheshin kooperativat e famshme dhe ku Partia nën kërcënimin e terrorin armëve rrëmbente vullnetet e njerzve.

Tani terrori i partisë në pushtet nuk ka nevojë për uniformë dhe armë. 
Ai vepron mbi vendin e punës, bukën e familjes, karrierën, biznesin dhe çdo fije varësie që shteti-parti ka ngritur mbi qytetarin.  Por në efekt është i njëjtë. Mjafton një telefonatë nga Tirana që përfaqësuesi vendor të harrojë zgjedhësit e tij dhe të kujtojë se pushteti mund t’i marrë gjithçka.  Vota e sotme mund të jetë hedhur formalisht nga këshilltarët, por politikisht ajo është nxjerrë me presion e dhunë.

Këshilli Bashkiak i Maliqit sot nuk përfaqësoi Maliqin. Përfaqësoi frikën që Partia Socialiste ka instaluar mbi institucionet vendore. Këshilltarët nuk u sollën si të zgjedhur të qytetarëve, por si nëpunës të bindur të partisë. Presioni mund ta shpjegojë nënshtrimin e tyre, por nuk i çliron nga përgjegjësia. Secili prej tyre duhet t’u tregojë banorëve pse votoi kundër vullnetit të shprehur në dëgjesa dhe në favor të zhdukjes së bashkisë që ishte zgjedhur të mbronte.

Neni 108 i Kushtetutës përcakton se kufijtë e njësive vendore nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë. Por Rama nuk e mori mendimin e qytetarëve për ta respektuar.  As kur duhej e as tani mgjs është dhë siç po kërkon Rama ta dëshmojë me forcë si “kofini pas të vjelit”.  E mori për ta falsifikuar politikisht. Siç ka bërë me votat kurdoherë.

Banorët thanë “jo”, ndërsa këshilli i gjunjëzuar votoi “po”.  Kjo është shkelja më brutale e frymës së Kushtetutës. Qytetarëve u lihet me demek zëri, por u grabitet vendimmarrja.

Rama nuk po bën reformë territoriale. Aspak. Ai po kryen aneksimin partiak të pushtetit vendor.  Ky është pushtim politik territori. Fillimisht i zbraz territoret nga banorët, u merr bashkive kompetencat, financat dhe investimet, pastaj përdor pasojat e dështimit të vet si argument për t’i shkrirë. Qeveria e braktisi Shqipërinë lokale dhe tani kërkon të fshijë nga harta institucionet që dëshmojnë këtë braktisje.

Maliqi nuk është një emër që mund të hiqet me gomë nga harta e Maznikut. Është një komunitet me identitet, ekonomi bujqësore, traditë dhe territor të gjerë, nga fusha e Maliqit deri në Gorë e Moglicë. Shkrirja nuk i afron shërbimet me këta qytetarë; i shndërron ata në periferi të një bashkie edhe më të madhe, ku zëri dhe nevojat e tyre do të humbasin përballë qendrës.

Rasti i Maliqit zbuloi fytyrën e vërtetë të projektit të 46 bashkive. Nuk është hartë e ndërtuar për qytetarin, por hartë e vizatuar për kontrollin e pushtetit dhe e bërë me dhunë nga pushteti. Nuk është decentralizim, por centralizim brutalësh, as eficiencë, por eliminim i përfaqësimit e as konsultim, por nënshtrim.

Sot Maliqi votoi të zhdukë veteveten.
Çfarë turpi për ata që ngritë kartonin pro!?

Edi Rama kështu detyroi një këshill të gjunjëzuar të firmoste zhdukjen e tij.
Një reformë e tillë që ka nevojë për terror për t’u miratuar nuk ka legjitimitet demokratik.  Ajo është një akt dhune politike ndaj qytetarit dhe ndaj vetëqeverisjes vendore./Dosja.al

luçiano boçi pd reforma

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin