19 August 2026, 18:23
Nga E.d
Tedi Blushi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar kundër rregullores së GJKKO-së për praninë e medias në seancat gjyqësore. Përmes një reagimi në rrjetin e tij social Facebook, Blushi e ka cilësuar atë si një kufizim të transparencës dhe të lirisë së medias.
Blushi ka kërkuar që seancat gjyqësore ndaj Presidentit të PL-së, Ilir Meta, si dhe ndaj çdo zyrtari të lartë, të jenë publike dhe të ndiqen nga opinioni publik. Sipas tij, nuk mund të ekzistojë një standard i dyfishtë ku hetimet, të cilat ligjërisht duhet të jenë sekrete, bëhen publike.
Ndërsa proceset gjyqësore, që sipas parimit kushtetues duhet të jenë publike, zhvillohen larg vëmendjes së publikut, ndërsa thekson se një gjykatë vërtet e pavarur nuk ka arsye t’i trembet transparencës. Në fund, Blushi thotë se transparenca e drejtësisë nuk mund të konsiderohet kërcënim për drejtësinë, një nga garancitë themelore të besimit te drejtësia.
Tedi Blushi: Nuk mund të pranohet kurrë një standard i dyfishtë: hetimet, të cilat sipas ligjit duhet të jenë sekret, bëhen publike për vite me radhë, ndërsa gjykimi, i cili sipas parimit kushtetues duhet të jetë publik, shndërrohet në sekret dhe zhvillohet në fshehtësi dhe larg syrit të publikut.
Por kush është viktima e korrupsionit të zyrtarëve të lartë? Pa diskutim, publiku. Prandaj publiku ka të drejtën legjitime të ndjekë proceset gjyqësore ndaj zyrtarëve të lartë dhe të dëgjojë drejtpërdrejt, në mënyrë transparente, të dyja palët përballë gjykatës.
Një gjykatë vërtet e pavarur nuk ka arsye t’i trembet transparencës. Përkundrazi, autoriteti i saj forcohet pikërisht nga një proces i hapur, i drejtë dhe i kontrollueshëm nga opinioni publik.
Problemi bëhet serioz kur, përmes rregullave të brendshme, kufizohet jo vetëm liria e medias dhe e drejta e publikut për informim, por preken edhe parimet e hierarkisë gjyqësore, vendimet e KLGJ-së, garancitë kushtetuese dhe standardet e KEDNJ-së.
Transparenca e drejtësisë nuk mund të konsiderohet kërcënim për drejtësinë. Përkundrazi, ajo është një nga garancitë themelore të besimit te drejtësia. Dhe kur një proces gjyqësor mbyllet nga publiku në kundërshtim me parimet kushtetuese, çështja nuk është më thjesht se kush lejohet të hyjë në sallën e gjyqit. Çështja është nëse vetë drejtësia po respekton rregullat mbi të cilat mbështetet rendi kushtetues i Republikës së Shqipërisë./Dosja.al
tedi blushi gjkko rregullore
Politike
19 August 2026, 14:35
E. D
Banorët e Patosit
PATOS- Banorët e Patosit kanë dalë sërish në protestë kundër propozimit për hartë...
Politike
19 August 2026, 14:18
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Emërime të bordeve të përkohshme të ndërmarrjeve publike, alokime të mjeteve buxhetore, shpron&...
Politike
19 August 2026, 13:11
E. D
Luçiano Boçi
TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Luçiano Boçi, k...
Politike
19 August 2026, 12:35
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur nga gazetarët se kush duhet të mbajë p&e...
Politike
19 August 2026, 12:33
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër për vrasjen e turistit portugez në Sarand&e...
Politike
19 August 2026, 12:15
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar vrasjen e turistit 20 vjeçar portugez si &lsqu...
Politike
19 August 2026, 12:10
E. D
protesta
TIRANË- Gazeta gjermane RND i ka kushtuar një artikull protestave në vendin tonë, që po mbahen prej rreth tre muajsh...
Politike
18 August 2026, 23:01
E.d
Erald Kapri dhe Agron Shehaj
TIRANA- Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka denoncuar publikisht kërcënimin që i ka ardhur ...
Politike
18 August 2026, 22:10
E.d
Avdullah Hoti
KOSOVA- Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se aktualisht i gjithë procesi i themelimit të institucioneve ...
Politike
18 August 2026, 19:38
E.d
Lumir Abdixhiku dhe Albin Kurti
KOSOVA- Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës janë takuar sot për të disk...