LIVE UPDATES
Politike

"500 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve"/ PD: 'Operatori’ i ri i shëndetësisë së Ramës, mekanizëm për të blinduar kontratat korruptive

Ai theksoi se ky operator nuk është krijuar për të mbrojtur interesin publik, por sipas tij, për të garantuar vazhdimësinë e kontratave qartësisht korruptive, për të shmangur konkurrencën dhe për të ruajtur të paprekur marrëdhëniet klienteliste. 

20 August 2026, 10:36 Nga E.d
"500 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve"/ PD:
Bardh Spahia

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka denoncuar vendimin e qeverisë për krijimin e Operatorit të Shërbimeve të Integruara në Shëndetësi,  duke e cilësuar atë si një strukturë që nuk sjell reformë apo përmirësim të menaxhimit të shërbimeve shëndetësore.

Gjatë një deklarate për mediat, Spahia u shpreh se ky vendim centralizon edhe më tej menaxhimin e kontratave korruptive në shëndetësi, duke i shkëputur ato nga çdo mundësi konkurrimi, transparence dhe rivlerësimi periodik.

Ai theksoi se ky operator nuk është krijuar për të mbrojtur interesin publik, por sipas tij, për të garantuar vazhdimësinë e kontratave qartësisht korruptive, për të shmangur konkurrencën dhe për të ruajtur të paprekur marrëdhëniet klienteliste. 

Deputeti demokrat theksoi se shqiptarët meritojnë një sistem shëndetësor të bazuar në transparencë, konkurrencë dhe përgjegjshmëri, jo një sistem ku koncesionet mbrohen, abuzimet përsëriten dhe drejtësia vazhdon të mos japë përgjigje.

Në fund, Spahia deklaroi se opozita do të vijojë denoncimin e kontratave dhe përdorimit të fondeve publike, duke e cilësuar luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë si një nga prioritetet e saj.

BARDH SPAHIA: Të nderuar qytetarë,

Vetëm pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për krijimin e Operatorit të Shërbimeve të Integruara në Shëndetësi, një strukturë e re e cila, pavarësisht emërtimit propagandistik, nuk përfaqëson as reformë dhe as një menaxhim më të mirë të shërbimeve shëndetësore. Në thelb, ky vendim nuk bën gjë tjetër veçse institucionalizon dhe centralizon edhe më tej menaxhimin e kontratave korruptive në shëndetësi, duke i shkëputur ato nga çdo mundësi konkurrimi, transparence dhe rivlerësimi periodik. Për më tepër ky model i ri nuk gjen asnjë të ngjashëm në vendet e Bashkimit Europian dhe mund ti sjellë pasoja vendit në proçesin e përafrimit me direktivat normëformuese të Unionit.

Në vend që të kishim një konsultim të hapur publik me profesionistë të fushës dhe proçes të mirëfilltë llogaridhënie nga ana e qeverisë, për të adresuar dështimet e koncesioneve të dhjetë viteve të fundit, të kërkojë përgjegjësi dhe të korrigjojë gabimet, Qeveria e korruptuar e Edi Ramës zgjedh t’i mbrojë, t’i përqendrojë dhe t’u japë një fytyrë të re të njëjtëve mekanizma përfitimi klientelistë që i kanë kushtuar shqiptarëve qindra miliona euro.

Ky operator nuk është krijuar për të mbrojtur interesin publik. Ai është krijuar për të garantuar vazhdimësinë e kontratave qartësisht korruptive, për të shmangur konkurrencën dhe për të ruajtur të paprekur marrëdhëniet klienteliste që kanë shoqëruar tenderat dhe koncesionet më të mëdha të shëndetësisë.
Të nderuar qytetarë,

Mungesa e konkurrencës është këmbana më e fortë e alarmit se abuzimi me paratë publike jo vetëm që nuk do të ndalet, por do të institucionalizohet edhe më tej. Kur kontratat përqendrohen në një strukturë të vetme, pa garë, pa konkurrim periodik dhe pa kontroll efektiv, humbësi i vetëm mbetet qytetari shqiptar që paguan faturën e korrupsionit për xhepat e Edi Rames. Historia e tenderave dhe koncesioneve në shëndetësi e ka provuar këtë më së miri.

Që prej vitit 2015 qytetarët shqiptarë kanë paguar nga taksat e tyre plot 45.5 miliardë lekë ose më shumë se 500 milion euro vetëm për të ashtuquajtura 4 kontrata shëndetësore. Në vend që të përmirësojnë sistemin shëndetësor, këto koncesione kanë krijuar një barrë financiare të pajustifikuar për buxhetin e shtetit, ndërsa qytetarët nuk kanë përfituar asgjë, përkundrazi kanë humbur shumë në shëndet, para dhe madje dhe jetë Rasti i koncesioneve në shëndetësi përfaqëson një shembull shqetësues të mungesës së transparencës, shkeljeve ligjore dhe mosmbrojtjes së interesit publik.

Shqiptarët meritojnë një sistem shëndetësor të bazuar në transparencë, konkurrencë dhe përgjegjshmëri, jo një sistem ku koncesionet mbrohen, abuzimet përsëriten dhe drejtësia vazhdon të mos japë përgjigje. Përballë kësaj kulture pandëshkueshmërie, ne do të vazhdojmë të denoncojmë çdo abuzim me fondet publike, çdo kontratë që pasuron një grusht të privilegjuarish në kurriz të qytetarëve dhe çdo përpjekje për të fshehur korrupsionin pas emërtimeve apo strukturave të reja administrative.

Ky korrupsion masiv është thelbi revoltës së qytetarëve kundër një modeli qeverisjeje hajdutësh që ka vendosur interesin e një pakice mbi interesin e shumicës, që ka shndërruar buxhetin e shtetit në burim përfitimi për klientët e pushtetit dhe që vazhdon të kërkojë besim, ndërsa refuzon të japë llogari. Beteja jonë është betejë për të rikthyer shtetin në shërbim të qytetarëve, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të garantuar që askush, pavarësisht pushtetit apo lidhjeve politike, të mos jetë mbi ligjin. Ky është angazhimi ynë. Do të qëndrojmë gjithmonë në krah të interesit publik, në krah të qytetarëve dhe të çdo shqiptari që refuzon të pranojë si normalitet korrupsionin dhe abuzimin me paratë e tij./Dosja.al

bardh spahia pd deklarate

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin