19 August 2026, 21:23
Nga E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës zhvilluan ditën e djeshme një takim, ku fokusi i diskutimeve ishte arritja e një marrëveshje mbi zgjedhjen e një presidenti konsensual. Pas takimit, Kurti deklaroi se kishin biseduar mbi kriteret që duhet të ketë presidenti i ri, megjithatë refuzoi të fliste për emra.
Nga ana tjetër, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se kishin rënë dakord që në takimin e rradhës të vijnë me emra konkret. Bëhet me dije se gjatë takimit janë diskutuar dy emra, të cilat ishin profesori Ibrahim Berisha dhe nënkryetari i Kuvendit Krahinor në të 90-tat, Iljaz Ramajli.
Por, Ibrahim Berisha refuzoi të përfshihej në diskutimet për president duke thënë që fokus i tij mbeten kultura, letërsia dhe komunikimi. Nga ana tjetër, familja e Ramajlit deklaruan se ai nuk do të pranojë të jetë kandidat.
Analisti Arnbor Sadiku tha se Lëvizja Vetëvendosje po kërkon një president, i cili nuk ka ambicie në politikë dhe nuk bën konkurencë me Kurtin.
“Lëvizja Vetëvendosje po kërkon një president i cili është le të themi jo ambicioz në politikë, por një njeri që pothuajse i ka skaduar karriera dhe si i tillë nuk i bën konkurrencë z. Kurtit, por është më tepër si rojtar i shtëpisë. Mund të themi që është e vërtetë e ka pak shpresë që mund të gjendet një opsion për faktin që partia më e madhe, Lëvizja Vetëvendosje, që nga fillimi vërehet që ka synim që vendi të shkojë në zgjedhje”, u shpreh ai./Dosja.al
kosova president emra
Politike
19 August 2026, 18:23
E.d
Tedi Blushi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar kundër rregullores së GJKKO-s&...
Politike
19 August 2026, 14:35
E. D
Banorët e Patosit
PATOS- Banorët e Patosit kanë dalë sërish në protestë kundër propozimit për hartë...
Politike
19 August 2026, 14:18
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Emërime të bordeve të përkohshme të ndërmarrjeve publike, alokime të mjeteve buxhetore, shpron&...
Politike
19 August 2026, 13:11
E. D
Luçiano Boçi
TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Luçiano Boçi, k...
Politike
19 August 2026, 12:35
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur nga gazetarët se kush duhet të mbajë p&e...
Politike
19 August 2026, 12:33
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër për vrasjen e turistit portugez në Sarand&e...
Politike
19 August 2026, 12:15
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar vrasjen e turistit 20 vjeçar portugez si &lsqu...
Politike
19 August 2026, 12:10
E. D
protesta
TIRANË- Gazeta gjermane RND i ka kushtuar një artikull protestave në vendin tonë, që po mbahen prej rreth tre muajsh...
Politike
18 August 2026, 23:01
E.d
Erald Kapri dhe Agron Shehaj
TIRANA- Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka denoncuar publikisht kërcënimin që i ka ardhur ...
Politike
18 August 2026, 22:10
E.d
Avdullah Hoti
KOSOVA- Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se aktualisht i gjithë procesi i themelimit të institucioneve ...