Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Politike
Patosi në protestë kundër hartës së re territoriale, banorët: Do të përshkallëzojmë protestat
Protestuesit i kanë bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama që ta rishikojë projektin, duke argumentuar se Patosi është një qytet me identitet, histori dhe tradita të veçanta, teksa kërkojnë gjithashtu që, përpara çdo vendimmarrjeje, të zhvillohet konsultim i gjerë me komunitetin.
19 August 2026, 14:35Nga E. D
Banorët e Patosit
PATOS- Banorët e Patosit kanë dalë sërish në protestë kundër propozimit për hartën e re territoriale, që parashikon bashkimin e Bashkisë Patos me atë të Fierit. Kjo është protesta e dytë e zhvilluar nga qytetarët, të cilët me pankarta dhe fjalime kanë kërkuar që qeveria të tërhiqet nga kjo nismë dhe të rishikojë propozimin.
Protestuesit i kanë bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama që ta rishikojë projektin, duke argumentuar se Patosi është një qytet me identitet, histori dhe tradita të veçanta, teksa kërkojnë gjithashtu që, përpara çdo vendimmarrjeje, të zhvillohet konsultim i gjerë me komunitetin.
Ata theksojnë se bashkimi i Patosit me Fierin do të sillte humbjen e një sërë shërbimesh, duke vështirësuar jetën e përditshme të banorëve. Sipas tyre, ekziston edhe rreziku i shkrirjes apo zhvendosjes së institucioneve që aktualisht ofrojnë shërbime në qytet.
Ata kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave në ditët në vijim, duke shprehur vendosmërinë për ta kundërshtuar deri në fund propozimin për bashkimin e bashkisë Patos me atë të Fierit./Dosja.al