Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Në fjalën e tij ai ka deklaruar se socialistët kërkojnë të vazhdojnë të qeverisin jo për të mbajtur pushtetin, por sepse Shqipëria ndodhet në momente vendimtare të rrugës drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë mbledhjes me drejtuesit politikë të PS dhe kryetarët e komisioneve parlamentare, ka dhënë disa arsye se përse Partia Socialiste kërkon të qëndrojë gjithnjë në krye. Në fjalën e tij ai ka deklaruar se socialistët kërkojnë të vazhdojnë të qeverisin jo për të mbajtur pushtetin, por sepse Shqipëria ndodhet në momente vendimtare të rrugës drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Ai u shpreh se vendi ka një mundësi historike për të qënë pjesë e BE-së deri në vitin 2030 dhe se kjo nuk duhet të rrezikohet. Rama theksoi se mandati i katërt duhet të sjellë një fazë të re zhvillimi për vendin, duke synuar kështu rritje të mëtejshme të ekonomisë si dhe përfundimin e negociatave me BE-në, duke shtuar se ditën e rotacionit e cakton populli.
“Pse duam të qëndrojmë ne gjithnjë në krye? Jo se dimë më shumë se të tjerët, jo sepse vetëm ne mundemi të udhëheqim Shqipërinë, as se kundërshtarët tanë janë të vjetër edhe kur janë të rinj, as, jo e jo, sepse jemi të vetëlidhur pas karriges së pushtetit. Përgjigjja e vërtetë ka të bëjë me çdo gjë tjetër, me orën ku ndodhet Shqipëria. Vendi nuk është sot ende një vend në një rrugë të zakonshme që mund të ecë, të ndalojë, të ndërrojë qeverinë e të vazhdojë aty ku e la. Kur ecin në rrugën e shtruar të shtetit të së drejtës, ndërrojnë shoferin. Shqipëria sot është në udhëkryqin e fundit që e lidh me rrugën për në shtëpinë e madhe të Europës. Për herë të parë dera e hapur shihet me sy në kalendar dhe nuk është një dritë që herë zhduket nga mjegulla në shtigjet e rrugës sonë.
Është përpara nesh, është reale. Dihet botërisht që nuk është një derë që rri hapur në pafundësi, por hapet një herë në një brez. Përpara derës së hapur, Shqipëria nuk mund t’ia lejojë vetes të vijë vërdallë apo të ndryshojë vendim në mes të rrethrrotullimit. Kjo nuk është beteja e PS për të mbetur në pushtet, është beteja e Shqipërisë për të qenë në sofrën e BE. Nuk kërkojmë pronësinë e historisë, por do të mbajmë përgjegjësinë që historia na ka dhënë mbi supe. Ditën e rotacionit e cakton populli, por detyra që kemi marrë nga populli është të bëjmë çdo gjë që viti 2030 ta gjejë Shqipërinë brenda derës së Europës. Ne e nxorëm Shqipërinë nga një mungesë tërësore. Sot jemi në një epokë mundësish të reja, pritshmërish të rritura dhe vlerësimi ndërkombëtar. Mandati i katërt nuk mund dhe nuk duhet të jetë zgjatimi aritmetik i tre mandateve të mëparshme. Duhet të jetë kapitulli i një kthese të madhe, as për mbylljen e negociatave, as për PBB mbi 30 miliardë euro në vit, që është një kthesë për ekonominë," tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë mbledhjes me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe kryetarët e komisioneve...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se pas 13 vitesh në qeverisje është plotësisht legjitime që qytetarët të...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të enjte drejtuesit politikë të PS dhe kryetarët e&...
Ermal Kurtulaj dhe Ilir Beqaj TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të ndry...
PS TIRANË- Partia Socialiste ka reaguar lidhur me raportimet sa i takon procesit të Reformës Administrativo – Territoriale pë...
Ferit Hoxha TIRANË- Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka reaguar pas lajmit të dhënë nga...
Kuvendi TIRANË- Deputetët e grupit parlamentar të PS, anëtarë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për ...
Foto ilustruese TIRANË- Demokratët Evropianë kanë reaguar në një postim në rrjetet sociale ku kanë theksuar se nd&e...
Nat Rothschild ANGLI- Lordi Nat Rothschild, personi që prezantoi Edi Ramën me Jared Kushner në jahtin e tij, ka shprehur mospajtimin me m&eu...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur, ministrit të Mbrojtjes,&nb...