30 July 2026, 17:32
Nga G.M
Belind Këlliçi dhe Ferit Hoxha
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, pas mbrojtjes që ky i fundit i bëri vendimit për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër.
Në reagimin e tij, Këlliçi kundërshton argumentin se ky vendim është në bazë të reciprocitetit me hapjen e një konsullate shqiptare në Bujanoc, duke theksuar se dy rastet janë krejtësisht të kundërta. Sipas tij, në Luginën e Preshevës jeton një minoritet shqiptar që ka nevojë për përfaqësim dhe mbrojtje të të drejtave të tij, ndërsa pyet se çfarë interesi do të përfaqësojë konsullata serbe në Shkodër.
Këlliçi e etiketoi Ministrin e Jashtëm si një diplomat mediokër dhe më i dobëti që mund të ketë pasur ndonjëherë Shqipëria, ai shprehet gjithashtu se nuk ka asnjë nevojë reale për një përfaqësi të tillë dhe e konsideron vendimin si në favor të interesave të Beogradit, duke e cilësuar qëndrimin e tij si të gabuar.
REAGIMI:
"Ferit Hoxha, fatkeqësisht Ministër i Jashtëm i yni, shënon një tjetër skandal, mbron me mburrje konsullatën serbe në Shkodër!
Ministri Hoxha ka mbrojtur vendimin për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër, me një argumentim tejet qesharak. Sipas tij, ne do të hapim konsullatë në Bujanoc, dhe ky qenka reciprocitet. Reciproritet pa barazi?! Bazaria është në thelbin e reciprocitetit.
Minoriteti shqiptar në Luginën e Preshevës është i njohur. Ata janë në atë numër sa arrijnë të kenë deputet në Parlamentin e Serbisë. Pra që ne të kemi aty zyrë konsullore, përfaqësi është tejet normale. Sidomos në kushtet kur nuk respektohen të drejtat e njeriut dhe është prezent rreziku i asimilimit
Po konsullata serbe në Shkodër çfarë përfaqëson?! Cilin komuniet, cilin minoritet? Fluks tregtar apo nevojë? Asgjë, përveç interesave të Beogradit mbi Kosovën a Malin e Zi. Një zyrë që prioritet do ketë planet serbe në rajon, që nuk janë miqësore me Kosovën as me Shqipërinë. Reciprociteti nuk është themeli i raporteve mes dy vendeve, por është pëlqimi i vendeve.
Reciprociteti sipas Konventës së Vjenës është një praktikë diplomatike. Por Ferit Hoxha e quan këtë arritje dhe shprehet me mburrje.
Me këtë rast, ai vërtetoi dhe një herë se është një diplomat mediokër dhe Ministri i Jashtëm më i dobët që ka pasur Shqipëria, i cili çdo muaj mban një qendrim ose bën një deklaratë në kufinjtë e skandalit.
Do ishte më e ndershme të pranonte se është një kukull e Edi Ramës dhe se konsullata serbe në Shkodër është dhuratë për binjakun autokrat në Beograd, Vuçiç."/Dosja.al
belind kellici konsullata serbe shkoder ferit hoxha
Politike
30 July 2026, 17:48
G.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh se mandati i katërt i PS-së duhet të sjellë një qasje të re, ku...
Politike
30 July 2026, 17:42
G.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë mbledhjes me drejtuesit politikë të PS dhe kryetarët e komisioneve parlamen...
Politike
30 July 2026, 17:30
G.M
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë mbledhjes me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe kryetarët e komisioneve...
Politike
30 July 2026, 17:26
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se pas 13 vitesh në qeverisje është plotësisht legjitime që qytetarët të...
Politike
30 July 2026, 17:08
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të enjte drejtuesit politikë të PS dhe kryetarët e&...
Politike
30 July 2026, 15:55
G.M
Ermal Kurtulaj dhe Ilir Beqaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të ndry...
Politike
30 July 2026, 15:22
E. D
PS
TIRANË- Partia Socialiste ka reaguar lidhur me raportimet sa i takon procesit të Reformës Administrativo – Territoriale pë...
Politike
30 July 2026, 14:51
E.d
Ferit Hoxha
TIRANË- Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka reaguar pas lajmit të dhënë nga...
Politike
30 July 2026, 14:15
E.d
Kuvendi
TIRANË- Deputetët e grupit parlamentar të PS, anëtarë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për ...
Politike
30 July 2026, 13:59
G.M
Foto ilustruese
TIRANË- Demokratët Evropianë kanë reaguar në një postim në rrjetet sociale ku kanë theksuar se nd&e...