Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Gjatë fjalës së tij ai tha se PS duhet tu ofrojë më shumë hapësirë të rinjve dhe ideve të reja në vendimmarrje, ndërsa theksoi se synimi kryesor do të jetë anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, forcimi i institucioneve dhe garantimi i një drejtësie të pavarur.
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh se mandati i katërt i PS-së duhet të sjellë një qasje të re, ku partia duhet të jetë më pranë qytetarëve dhe të dëgjojë më shumë shqetësimet e tyre.
Gjatë mbledhjes me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe kryetarët e komisioneve parlamentare së tij, ai tha se PS duhet tu ofrojë më shumë hapësirë të rinjve dhe ideve të reja në vendimmarrje, ndërsa theksoi se synimi kryesor do të jetë anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, forcimi i institucioneve dhe garantimi i një drejtësie të pavarur.
Rama shtoi se duhet të ketë një marrëdhënie të re mes qytetarëve dhe qeverisë duke e vendosur partinë në dispozicion të qytetarit dhe shtetit dhe jo qytetarin dhe shtetin në dispozicion të qeverisë, pra interesi i qytetarëve duhet të jetë në qendër të qeverisjes.
“Ky për Partinë Socialiste duhet të jetë mandati i një kthese strategjike drejt njerëzve, për të kaluar nga kapitulli i deritanishëm i pranisë elektorale te kapitulli i ri i pranisë njerëzore. Nga partia që shkon te njerëzit kur u kërkon votën, duke treguar se çfarë ka bërë për vendin, te partia që rri pranë tyre kur njerëzit kërkojnë vëmendjen e saj për t’i treguar se çfarë vendi duan në rrugën e këtij zhvillimi dhe në gjirin e kësaj shoqërie.
Nga halli i qytetarit që shënohet dhe, rëndom, mbetet pa përgjigje, te halli që dëgjohet dhe përgjegjësia që e ndjek atë deri në dhënien e përgjigjes. Të qëndrosh gjatë në pushtet nuk mund të nënkuptojë t’u zësh rrugën të rinjve dhe forcave të reja, por t’u hapësh atyre rrugën. T’u hapësh rrugën të rinjve nuk do të thotë t’ua dorëzosh Shqipërinë atyre që e shpallin veten forca të reja vetëm sepse nuk kanë qenë ende në pushtet. Do të thotë të hapësh partinë, të hapësh vendimmarrjen dhe të hapësh procesin e qeverisjes për njerëz të rinj, jo thjesht në moshë, por edhe në mendësi.
Duam ta ngjisim Shqipërinë në Bashkimin Evropian, ta bëjmë të pakthyeshëm modernizimin e vendit, ta bëjmë të palëkundur pavarësinë e drejtësisë dhe t’i bëjmë institucionet tona të denja për çdo qytetar të këtij vendi, të afta të funksionojnë në mënyrë të barabartë për të gjithë, të fortë apo të dobët. Duam t’i japim jetë një marrëdhënieje të re mes qytetarit dhe qeverisë dhe ta vëmë partinë në dispozicion të qytetarit dhe të shtetit, jo qytetarin dhe shtetin në dispozicion të partisë. Falë një makineri të pathyeshme elektorale, kemi koleksionuar së bashku 9 fitore dhe vetëm një humbje”, tha Rama./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë mbledhjes me drejtuesit politikë të PS dhe kryetarët e komisioneve parlamen...
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë mbledhjes me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe kryetarët e komisioneve...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se pas 13 vitesh në qeverisje është plotësisht legjitime që qytetarët të...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të enjte drejtuesit politikë të PS dhe kryetarët e&...
Ermal Kurtulaj dhe Ilir Beqaj TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të ndry...
PS TIRANË- Partia Socialiste ka reaguar lidhur me raportimet sa i takon procesit të Reformës Administrativo – Territoriale pë...
Ferit Hoxha TIRANË- Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka reaguar pas lajmit të dhënë nga...
Kuvendi TIRANË- Deputetët e grupit parlamentar të PS, anëtarë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për ...
Foto ilustruese TIRANË- Demokratët Evropianë kanë reaguar në një postim në rrjetet sociale ku kanë theksuar se nd&e...
Nat Rothschild ANGLI- Lordi Nat Rothschild, personi që prezantoi Edi Ramën me Jared Kushner në jahtin e tij, ka shprehur mospajtimin me m&eu...