LIVE UPDATES
Politike

Kalaja: “Sokolët e partisë” i falin familjes Rama 9 mijë m² tokë në Surrel, gjyqtarët e kallëzuar nga PD u vunë në shërbim të pushtetit

Më tej, ajo thekson se çështja është përballur me një sërë vendimmarrjesh kontradiktore dhe shkeljesh proceduriale, ndërsa shton se tre gjyqtarët e Gjykatës së Lartë që shqyrtuan rekursin, janë kallëzuar më herët penalisht nga PD.

20 August 2026, 16:19 Nga E.d
Kalaja: “Sokolët e partisë” i falin familjes Rama 9
Adriana Kalaja

TIRANA- Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë për çështjen e 9 mijë metrave katrorë tokë në Surrel, ndërsa e ka  cilësuar si një tjetër goditje ndaj shtetit ligjor. Gjatë një deklarate për mediat, Kalaja u shpreh se vendimi për mospranimin e rekursit është marrë në kundërshtim me ligjin dhe ngriti akuza për konflikt interesi ndaj gjyqtarëve që shqyrtuan çështjen.

Më tej, ajo thekson se çështja është përballur me një sërë vendimmarrjesh kontradiktore dhe shkeljesh proceduriale, ndërsa shton se tre gjyqtarët e Gjykatës së Lartë që shqyrtuan rekursin, janë kallëzuar më herët penalisht nga PD.

Kalaja ka ngritur gjithashtu pikëpyetje mbi mënyrën se si janë trajtuar procedurat gjyqësore, ndërsa akuzoi institucionet e drejtësisë për vendimmarrje të ndikuar politikisht.

Në fund, ajo tha se Partia Demokratike do të vijojë betejën për atë që e quan “rikthimin e shtetit ligjor”, përmes një reformimi të sistemit të drejtësisë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.

ADRIANA KALAJA: Pa u harruar shija e keqe që la Kryetari i GJL Sokol Sadushi, në rolin e lolos së KM, vjen vendimi i “Sokolëve të partisë”, që amnistojnë grabitjen e 9 mijë m2 tokë në Surrel, nga familja kryeministrore. Vendimi i GJL (Nr. 00-2026- 486 datë 28.04.2026), ku treshja e gjyqtarëve, ushtarët e pushtetit Sokol Binaj, Ilir Panda dhe Sandër Simonit, nuk pranojnë rekursin e bërë lidhur më këtë çështje të rëndë penale,është goditja e rradhës ndaj Shtetit Ligjor të së Drejtës.

Historia fillon më 9 shtator 2024, kur nga ne është kallëzuar në SPAK, Edi Rama, Lindita Rama, Olsi Rama etj., si dhe çdo person të paidentifikuar nga ana e kallëzueses, por që do të rezultojë pas hetimeve si i përfshirë në veprime apo mosveprime të kundraligjshme lidhur me këtë kallëzim penal, për konsumim të veprave penale sipas objektit të kallëzimit penal (“Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal; “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal; “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal; “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal; “Organizata kriminale”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal; të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal.).

Në kohë rekord, dy ditë më pas, më 11 shtator 2024, këtë kallëzim penal, shërbëtori tjetër i KM Altin Dumani, e kalon për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës, duke shkelur K. Pr. Penale lidhur me kompetencën lëndore (neni 75/a), ndërkohë që hetonte për ish Presidentin dhe ish Kryeministrin z. Sali Berisha.
Bazuar në këtë ankimim, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë (me vendimin nr. 1937 Regj. Them. datë 20.02.2025), ka vendosur:Të deklarojë moskompetencën e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për gjykimin e kërkesës penale me Nr. 1937 datë 14.01.2025 dhe dërgimin e akteve Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si Gjykata kompetente.

Në kundërshtim me ligjin dhe vetë vendimarjen kundër z. Berisha, Irena me disa mbiemra, datëlindje dhe pashaporta ka vendosur Ngritjen e mosmarrëveshjes në Gjykatën e Lartë, gjykatë e cila (me vendimin nr. 00-2025-845 datë 22.05.2025) ka vendosur si gjykatë kompetente për gjykimin e çështje, Gjykatën e Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Por urdhëri politik ishte dhënë që kjo çështje të mbyllje përgjithmonë dhe në favor të familjes kryeministrore, ndaj dhe nënkryetari i kësaj gjykate, nuk “pranoi dorëheqjen” e gjyqtares, por as edhe kolegia e saj përjashtimin e kërkuar prej nesh (ndryshe nga sa vendosën në korrik të këtij viti në çështjen me kërkues Carlo Bolino kundër Belind Këlliçi Jamarbër Malltezi, e që çuditërisht kishte rënë te e njëjta gjyqtare), dhe duke vendosur (vendimi nr. 171 datë 14.07.2025): Konstatimin si absolutisht të pavlefshëm të vendimit për mosfillimin e procedimit penal, datë 02.12.2024, lidhur me kallëzimin penal nr. 12614, datë 27.09.2024 të prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe dërgimin e kallëzimit penal të shtetases Adriana Kalaja për disponim në prokurorinë kompetente, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, vendim i cili në kundërshtim me ligjin dhe provat, si dhe me urdhër politik lihet në fuqi nga GJKKO e Apelit, (vendimi nr. 215 (87-2025-338), datë 01.10.2025).

Ndaj këtij vendimi antiligjor, që bie në kundërshtim me gjithë praktikën e konsoliduar gjyqësore, ushtruam të drejtën e rekursit, por edhe në këtë rast, ‘Sokolët e Sadushët e partisë’ nuk zhgënjyen.

A mund të gjykojë një çështje një gjyqtar, kur pala kallëzuese është edhe kallëzues i saj (rasti i Irenës me disa mbiemra, datëlindje dhe pashaporta), dhe Sokolët apo sadushët e partisë nuk e quajnë shkelje proceduriale?
A mund të vendosë datën e kallëzimit gjykata apo ajo është atribut vetëm i faktit se kur është bërë kallëzimi nga kallëzuesi?

A nuk është shkelje proceduriale që meret data e kallëzimit data e vendimit nga Irena me disa mbiemra, datëlindje dhe pashaporta?
A nuk është shkelje proceduriale që vendimi i mosfillimit nga SPAK meret tej afatit ligjor të parashikuar nga ligji (15 ditë sipas nenit 290 i K. Pr. P.), por bazuar ne vendimarrjen e Irenës me disa mbiemra, datëlindje dhe pashaporta dhe se a do pranohej rekursi nëse do ishet jashtë afateve (ashtu si vendimi i mosfillimit)?
Dhe, më e rëndësishme në të gjithë këtë është fakti se këta 3 (tre) gjyqtarë, janë kallëzuar penalisht nga PD (sipas përket procedimit penal Nr.170 datë 04.09.2024), dhe në referim të neneve 15 e vijues të K. Pr. P., duhet të jepnin dorëheqjen,

A mund të gjykojë një çështje një gjyqtar (gjyqtarët e GJL), kur pala rekursuese është edhe kallëzues i tij?

Pra këta 3 gjyqtarë, jo vetëm nuk kanë konstatuar konfliktin e interesit të Irenës me shumë mbiemra, datëlindje dhe pashaporta, NUK DUHET TË MERNIN PJESË AS VETË NË KËTË ÇËSHTJE PASI JANË SUBJEKTE TË KALLËZUAR NGA PD.
Ka shumë pyetje dhe dilemma kur shihen këto vendime arbitrare, të pabazuara në ligj e në prova por mbi të gjitha në Kushtetutë, por PD garanton se këtyre pyetjeve, do i jepet përgjigje vetëm me një reformim parimor, të drejtë e kushtetues të Sistemit të Drejtësisë, ku të gjithë pushtetet të jenë funksionale në korsinë e tyre të pavarësisë, kur të funksionojë brenda parametrave të ligjit e Kushtetutës, Shteti Ligjor i së Drejtës. Deri atëhere, PD do vijojë luftën e saj për rikthimin e Shtetit Ligjor të së Drejtës në stadin që meritojnë qytetarët shqiptarë./Dosja.al

adriana kalaja pd deklarate

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin