20 August 2026, 16:02
Nga E.d
Tedi Blushi
MALIQ- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar se banorët e Maliqit nuk duhet të dorëzohen përballë një riorganizimi territorial të propozuar nga PS. Përmes një postimi në rrjetin e tij sociaale Facebook, Blushi u shpreh se Maliqi është hambari i Shqipërisë, toka e fermerëve dhe djersa e njerëzve punëtorë.
Kjo duke theksuar se njerëzit e kësaj treve meritojnë më shumë vëmendje, më shumë investime, më shumë shërbime dhe mbi të gjitha respekt. Ai falenderoi këshilltarët bashkiakë të PL dhe PD që qëndruan në krah të qytetarëve dhe mbrojtën zërin e Maliqit.
Depuetit tha se Maliqi ka qenë dhe duhet të mbetet Bashki, ndërsa shtoi se nuk ka nevojë të shkrihet por ka nevojë të zhvillohet.
Postimi i Tedi Blushit
Sot isha në Maliq dhe pashë në sytë e njerëzve diçka që nuk mund të fshihet me asnjë hartë të vizatuar në laptopin e Arbian Maznikut apo, aq më keq, në kokën e çartur të Edi Ramës: zemërimin, dhimbjen, por mbi të gjitha vendosmërinë për të mos u dorëzuar.
Maliqi nuk është një vijë në një hartë administrative. Maliqi është hambari i Shqipërisë, toka e fermerëve tanë, djersa e njerëzve punëtorë dhe shtëpia e mijëra familjeve që kanë ndërtuar jetën këtu.
Askush nuk ka të drejtë ta trajtojë Maliqin si një numër në një tabelë apo si një njollë që mund të fshihet nga harta. Njerëzit e kësaj treve meritojnë më shumë vëmendje, më shumë investime, më shumë shërbime dhe mbi të gjitha respekt.
Një falënderim i veçantë për këshilltarët bashkiakë të PL dhe PD që qëndruan në krah të qytetarëve dhe mbrojtën zërin e Maliqit.
Por sot dua të përulem me respekt të veçantë për Reiz Petritaj, nga Strelca, të moshuarin me bastun, që me kurajë dhe dinjitet i tregoi vendin e pabesisë brenda Këshillit Bashkiak dhe nuk lejoi që zëri i njerëzve të tij të shitej për interesa politike.
Kjo është forca e Maliqit: njerëzit e tij!
Sot u them banorëve të Maliqit, Libonikut, Gorës, Moglicës, Pirgut, Vreshtasit, Pojanit dhe çdo fshati të kësaj treve: MOS U DORËZONI, SEPSE NUK JENI VETËM!
Maliqi ka qenë dhe duhet të mbetet Bashki.
Maliqi nuk ka nevojë të shkrihet por ka nevojë të zhvillohet!
Turp për Gëzim Topçiun, Niko Peleshin dhe deputetët e PS të Qarkut që e tradhtuan besimin e qytetarëve që i kanë votuar për vite me radhë.
Maliqi nuk është pronë e askujt dhe as “petë lakrori” për t’u gëlltitur kollaj.
Maliqi ka zë.
Maliqi ka njerëz.
Maliqi ka dinjitet.
Dhe Maliqi nuk dorëzohet!
MALIQI NUK SHKRIHET!/Dosja.al
tedi blushi maliq reagim
Politike
20 August 2026, 14:03
E.d
Luçiano Boçi
TIRANA- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Luçiano Boçi e cil&e...
Politike
20 August 2026, 13:03
E.d
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
ITALI- Amnesty International ka kritikuar marrëveshjen Itali-Shqipëri për menaxhimin e emigracionit, duke kë...
Politike
20 August 2026, 11:57
E.d
Saimir Korreshi
LUSHNJE- Deputeti i PD, Saimir Korreshi, denoncon situatën alarmante të mbetjeve në Lushnje, duke treguar pirgje plehrash, ...
Politike
20 August 2026, 11:10
I.A
DASH
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar thirrjen ndaj udhëheqësve politikë të Kosovës që t&...
Politike
20 August 2026, 10:24
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Një pamje e shpërndarë ditën e djeshme nga Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, ku sh...
Politike
20 August 2026, 10:36
E.d
Bardh Spahia
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka denoncuar vendimin e qeverisë për krijimin e Operatorit t&eu...
Politike
20 August 2026, 09:20
I.A
Foto nga aksioni
KOSOVË- Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë vazhduar për të gjashtën ditë ra...
Politike
19 August 2026, 22:24
E.d
Richard Grenell
KOSOVA- I dërguari presidencial për misione të posaçme i Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe ish-...
Politike
19 August 2026, 21:23
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës zhvilluan ditën e djeshme një takim, ku fokusi i...
Politike
19 August 2026, 18:23
E.d
Tedi Blushi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar kundër rregullores së GJKKO-s&...