21 August 2026, 16:35
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Partia Demokratike ka reaguar pas incidentit të ndodhur mes gazetarit Arjan Konomi dhe kryeministrit Edi Rama. Përmes një deklarate për mediat, sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Viola Kapidani ka deklaruar se PD dënon sulmin e çiftit kryeministror ndaj gazetarit.
Kapidani shprehet se shkaku i sulmit të Edi Ramës nuk është thjesht videoja që po bënte gazetari Konomi, por hakmarrja për denoncimet e herëpashershme të tij. Ajo thekson se Konomi, si personazh publik dhe si banor i Vunoit, ka denoncuar vazhdimisht atë që ai e konsideron si vjedhje të tokave nga vëllezërit Rama në këtë zonë, kryesisht në Gjipe dhe Skutara.
Në fund, PD kërkon reagimin e organizatave të të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes. Kjo duke shtuar se kryeministri Edi Rama ka një histori të gjatë përplasjesh me gazetarët dhe kritikët e tij në përgjithësi.
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Viola Kapidani
Me një akt rrugaçërie dhe hakmarrjeje primitive, Edi Rama, dy ditë më parë, ka sulmuar verbalisht në Vuno, së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama, figurën e shumënjohur televizive Arjan Konomi, duke e shoqëruar më pas për disa orë në Komisariatin e Himarës.
Siç shpjegon vetë Konomi në videon e bërë pas ngjarjes, ai nuk ishte duke bërë asgjë tjetër, veçse po filmonte vizitën e Ramës në Vuno. Sipas tij, kryeministri i jep të drejtë vetes të zaptojë të gjithë sheshin e fshatit me makinën e tij dhe të truprojave, ndërkohë që vizitorët dhe turistët gjobiten nga policia nëse kryejnë të njëjtin veprim.
Duket qartazi se, shkaku i sulmit të Edi Ramës nuk është thjesht videoja që po bënte gazetari Konomi, por hakmarrja për denoncimet e herëpashershme të tij. Konomi, si personazh publik dhe si banor i Vunoit, ka denoncuar vazhdimisht atë që ai e konsideron si vjedhje të tokave nga vëllezërit Rama në këtë zonë, kryesisht në Gjipe dhe Skutara.
Këtë e tregon më së miri edhe shpërthimi i Linda Ramës. Kjo e fundit, sipas Konomit, ka qenë edhe më aktive në sulmet verbale ndaj gazetarit. Natyrisht, Linda Rama është përfituesja e drejtpërdrejtë e pushtetit dhe privilegjeve që burojnë nga pozita e bashkëshortit të saj si kryeministër, ndërsa denoncimet publike për çështje të lidhura me familjen e saj janë të shumta.
Në këtë kontekst, reagimi i saj në mbrojtje të bashkëshortit të saj është “i kuptueshëm”, si hajduti që kërkon të mbrojë hajdutin. Më pas, sipas dëshmisë së Konomit, truprojat e Ramës, me urdhër të këtij të fundit, i kanë marrë telefonin gazetarit dhe më pas, me një furgon policie, ai është shoqëruar në Komisariatin e Himarës.
Partia Demokratike dënon me forcë këtë akt të shëmtuar të çiftit kryeministror dhe kërkon reagimin e organizatave të të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes. Edi Rama ka një histori të gjatë përplasjesh me gazetarët dhe kritikët e tij në përgjithësi. Sjellja e tij prej latifondisti në tokat që ka rrëmbyer është shenja se si duhet larguar me çdo kusht./Dosja.al
pd deklarate viola kapidani
Politike
21 August 2026, 14:23
E. D
Mbledhja e Këshillit Bashkiak
POLIÇAN- Këshilli Bashkiak i Poliçanit ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente. Mbled...
Politike
21 August 2026, 13:30
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur në Vuno me gazetarin Arjan Konomi, i cili tha se e kanë sulmuar...
Politike
21 August 2026, 13:16
E. D
Mark Rutte
SHBA- NATO ka reaguar pas letrës që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i dërgoi sekret...
Politike
21 August 2026, 12:39
E. D
Hashim Thaçi
HAGË- Gjykata Speciale do ta shpallë më 16 shtator në Hagë aktgjykimin në rastin ndaj katër ish-krer...
Politike
21 August 2026, 12:18
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e kaluar në një organizim në Puste...
Politike
21 August 2026, 12:15
E. D
Erald Elezi dhe Gentian GJyli
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka zbutur masën e sigurisë për ish-kreun e Autoritetit Rrugor ...
Politike
21 August 2026, 10:01
E. D
Ministria e Jashtme
TIRANË- Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në Pustec në ceremoninë e zhvilluar n&eu...
Politike
21 August 2026, 09:40
E. D
Adriatik Lapaj
VLORË- Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur n&e...
Politike
21 August 2026, 08:27
E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Serbia do të mbajë zgjedhjet e parakohshme p...
Politike
20 August 2026, 22:23
D.S
Arjan Konomi
VLORË- Një incident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Vuno, ku gazetari dhe publicisti Arjan Konomi është p&e...