11 July 2026, 15:09
Nga E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se të hënën Grupi Parlamentar i PD-së do të depozitojë kallëzim penal në SPAK kundër Edi Ramës dhe Blendi Gonxhja. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bardhi shprehet se ata duhet të japin llogari para ligjit dhe qytetarëve për abuzimin flagrant me paratë e shqiptarëve.
Bardhi shtoi se kryeministri Rama miratoi një fond 4.2 milionë euro për një koncert privat, pa asnjë procedurë dhe në shkelje flagrante të ligjit. Ai theksoi se këto para publike duhet të përdoren vetëm në rastet e fatkeqësive natyrore apo masave të jashtëzakonshme.
Bardhi: Kur Edi Rama ishte në opozitë denonconte tre evente publike, të organizuara për festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë, me vlerë 1 milionë euro, duke i cilësuar si abuzim me ligjin dhe një opurtunitet korrupsioni. I njëjti Edi Rama, 14 vite më pas, miraton një fond 4.2 milionë euro për një koncert privat, pa asnjë procedurë, në shkelje flagrante të ligjit, me fondet që duhet të përdoren vetëm në rastet e fatkeqësive natyrore apo masave të jashtëzakonshme.
Me standardin që ka vendosur vetë ai, Edi Rama duhet të përgjigjet penalisht për abuzimin me 4.2 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë. Prandaj, ditën e hënë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të depozitojë kallëzim penal në Prokurorinë e Posacme (SPAK) kundër Edi Ramës dhe Blendi Gonxhja, të cilët duhet të japin llogari para ligjit dhe qytetarëve për abuzimin flagrant me paratë e shqiptarëve./Dosja.al
gazment bardhi edi rama blendi gonxhja
Politike
11 July 2026, 14:09
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i opozitës Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët ka komentuar edhe për Kampionatin ...
Politike
11 July 2026, 13:48
E. D
Steffi Lemke
TIRANË- Ish-ministrja e Mjedisit në Gjermani dhe deputetja aktuale në Bundestag, Steffi Lemke, ka shprehur mbësh...
Politike
11 July 2026, 13:28
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim lidhur me review negative ndaj bizneseve. Me an&eu...
Politike
11 July 2026, 13:07
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se opozita ka bërë dhjetëra kallëzime për skandalet e...
Politike
11 July 2026, 13:06
G.M
Pjesë nga bashkëbisedimi me qytetarët:
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme në...
Politike
11 July 2026, 12:38
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi Samitin e NATO-s në Ankara si historik, por sipas tij Shqip&eu...
Politike
11 July 2026, 12:24
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për të dhë...
Politike
11 July 2026, 12:22
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet so...
Politike
11 July 2026, 11:33
E. D
Kanye West, Edi Rama
TIRANË- Gazeta holandeze, De Telegraaf i ka kushtuar një artikull koncertit të Kanye West në T...
Politike
11 July 2026, 10:33
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e reperit amerikan, Kanye West, që do të zhvillohet sot në Ti...