20 August 2026, 20:12
Nga D.S
Hristijan Mickoski
KORÇË- Pusteci është bërë sot qendra e Festivalit Folklorik Maqedonas, një aktivitet ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Megjithatë, ngjarja u shoqërua sërish me debate lidhur me respektimin e protokollit shtetëror, pasi gjatë ceremonisë u luajt vetëm himni i Maqedonisë së Veriut, duke anashkaluar atë kombëtar shqiptar.
Sipas udhëzimeve, në të tilla raste duhet të vendoset himni kombëtar i vendit përkatës ai shqiptar e më pas ai maqedonas, protokoll i cili nuk është zbatuar. Mosekzekutimi i himnit shqiptar gjatë vizitës së kryeministrit maqedonas në Pustec, ku të pranishëm ishin edhe drejtuesit lokalë Pali Kolefski e Edmond Themelko, ka ngritur pikëpyetje mbi arsyet e kësaj shkeljeje të përsëritur të protokollit shtetëror brenda territorit të Shqipërisë.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Mickoski u ndal gjerësisht te mbështetja për komunitetin maqedonas në Prespën e Vogël, duke premtuar ndihmë konkretisht nga qeveria e tij përmes projekteve arsimore, kulturore dhe lidhjeve më të forta institucionale.
“Dëshirojmë që një pjesë të këtyre projekteve, brenda mundësive tona, ta mbështesim. Mësoni, udhëtoni, flisni gjuhë të huaja, jini të suksesshëm dhe qytetarë modernë evropianë, por kurrë, kurrë mos e harroni gjuhën tuaj amtare maqedonase, historinë e familjes suaj dhe vendin nga i cili e keni origjinën,” deklaroi ai, duke e cilësuar këtë festival si një dëshmi se kufijtë nuk mund të ndajnë kulturën dhe përkatësinë./Dosja.al
pustec festivalit folklorik maqedonas korce
Politike
20 August 2026, 17:26
D.S\
pd
TIRANË- Partia Demokratike ka njoftuar thirrjen e Këshillit Kombëtar për ditën e martë, më 27 gusht, në or&...
Politike
20 August 2026, 16:19
E.d
Adriana Kalaja
TIRANA- Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lart&...
Politike
20 August 2026, 16:02
E.d
Tedi Blushi
MALIQ- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar se banorët e Maliqit nuk duhet të dorëzohen p...
Politike
20 August 2026, 14:03
E.d
Luçiano Boçi
TIRANA- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Luçiano Boçi e cil&e...
Politike
20 August 2026, 13:03
E.d
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
ITALI- Amnesty International ka kritikuar marrëveshjen Itali-Shqipëri për menaxhimin e emigracionit, duke kë...
Politike
20 August 2026, 11:57
E.d
Saimir Korreshi
LUSHNJE- Deputeti i PD, Saimir Korreshi, denoncon situatën alarmante të mbetjeve në Lushnje, duke treguar pirgje plehrash, ...
Politike
20 August 2026, 11:10
I.A
DASH
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar thirrjen ndaj udhëheqësve politikë të Kosovës që t&...
Politike
20 August 2026, 10:24
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Një pamje e shpërndarë ditën e djeshme nga Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, ku sh...
Politike
20 August 2026, 10:36
E.d
Bardh Spahia
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka denoncuar vendimin e qeverisë për krijimin e Operatorit t&eu...
Politike
20 August 2026, 09:20
I.A
Foto nga aksioni
KOSOVË- Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë vazhduar për të gjashtën ditë ra...