28 August 2026, 17:15
Nga D.S
FOTO ILUSTRUESE
MAQEDONI E VERIUT/ Përzgjedhja e vetëm 9 nxënësve shqiptarë nga 310 të pranuarit në Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji” në Shkup ka nxitur reagime të ashpra nga partitë politike shqiptare në opozitë, të cilat e kanë cilësuar këtë situatë si një goditje të rëndë ndaj përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet e sigurisë në Maqedoninë e Veriut.
Shifra prej më pak se 3 për qind e të përzgjedhurve konsiderohet nga opozita si një politikë përjashtuese, e cila do të reflektohet drejtpërdrejt në përbërjen e ardhshme të policisë në vend. Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, e lidhi këtë situatë me përfaqësimin e ulët politik në pushtet, duke akuzuar drejtpërdrejt koalicionin VLEN. “Me VLEN-in zbritëm nga 29% në 2.9% shqiptarë!”, deklaroi ai.
Nga ana tjetër, Aleanca për Shqiptarët ngriti shqetësimin se mësimi në këtë institucion zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase. ASH kërkoi transparencë të plotë për të gjithë procesin e konkursit, duke kërkuar të bëhet e ditur se sa shqiptarë kanë aplikuar, si janë vlerësuar kandidatët dhe cilat arsyetime çuan në këtë numër minimal pranimesh.
Reagim i ashpër erdhi edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), i cili kërkoi anulimin e menjëhershëm të konkursit dhe përsëritjen e tij mbi kritere që garantojnë përfaqësim të drejtë të të gjitha komuniteteve.
Sipas BDI-së, ky rast nuk është i izoluar, por dëshmi e një politike që po lë mënjanë shqiptarët nga organet e rendit. Po ashtu, Liridon Disha nga BDI kritikoi kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke e akuzuar se flet për përfaqësimin e shqiptarëve ndërsa realiteti në terren tregon të kundërtën.
“Kjo do të thotë se përbërja e sotme e kësaj shkolle do të reflektohet drejtpërdrejt në përbërjen e policisë në vitet e ardhshme. Ky konkurs nuk është rast i izoluar. Ai është vetëm një tjetër dëshmi e një politike që po i përjashton shqiptarët nga institucionet e shtetit, veçanërisht nga organet e rendit dhe sigurisë”, ka deklaruar BDI./Dosja.al
Politike
28 August 2026, 16:13
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar lidhur me vdekjen e ish-komandantit të ushtrisë serbe të Bosnj...
Politike
28 August 2026, 15:48
D.S
Ferit Hoxha
TIRANË-Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i është përgjigjur publikisht deklaratave t&eu...
Politike
28 August 2026, 14:49
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, ka reaguar pas raportimeve të mediave malazeze se Shqipë...
Politike
28 August 2026, 14:35
I.A
Jakov Milatoviç
MALI I ZI- Presidenti malazez Jakov Milatoviç u tha gazetarëve se publiku duhet të dijë se cilët zyrtar&e...
Politike
28 August 2026, 14:28
I.A
MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajić, ka paralajmëruar publikisht për praninë e një aktiviteti të koordinuar hi...
Politike
28 August 2026, 13:41
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke publikuar ...
Politike
28 August 2026, 11:28
I.A
TIRANË- Projektligji i propozuar nga Partia Socialiste në pushtet për ndryshimin e hartës administrativo-territoriale, që synon t&eum...
Politike
28 August 2026, 11:15
G.M
Genta Vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli ka bërë një deklaratë n&eum...
Politike
28 August 2026, 09:17
I.A
Maks Haxhia
TIRANË- Ergys Agasi do të përballet ditën e sotme me masën e sigurisë nga Gjykata e Posaçme. Fillimis...
Politike
28 August 2026, 08:49
I.A
Edi Rama
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të premte një takim me ministrat dhe drejtuesit politikë të Par...