3 September 2026, 10:43
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e nismës “Prania Besnike”, përmes së cilës deputetët socialistë do të takojnë qytetarët çdo të premte në orën 17:00. Gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar, Rama tha se kjo nismë nuk do të ketë karakter elektoral dhe nuk do të shërbejë për mbledhje partiake, por për të dëgjuar drejtpërdrejt problemet dhe shqetësimet e qytetarëve.
Sipas tij, takimet do të zhvillohen pa kamera, ballë për ballë, ndërsa përfaqësuesit do të mbajnë shënim problematikat e ngritura nga qytetarët.
"Transparenca nuk mjafton, kërkon përgjegjësi dhe pa përgjegjësinë është kronikë, ndaj arsyeja e Pasqyrës është e pamjaftueshme pa Besën, busulla që orienton qasjen e cdo pushteti. Besa është një fjalë e madhe, e bukur tërheqëse, ndaj e përdorin të gjithë, por përtej impaktit që ka fjala për ne është akronimi Besim Empati Shërbim dhe Angazhim. Cdo i pranishëm në këtë sallë duhet t’i bëjë vijë të sjelljes. Prania Besnike nuk është kalendar elektoral, as organizativ. Është pjesë e një sistemi që e kthen dëgjimin në kusht dhe kushtin në detyrim për t’u përgjigjur.
Problemi ynë s’ka qenë se nuk kemi ditur të bëjmë takime, madje kemi qenë aq shumë herë në hartë për takime sa askush tjetër, dhe do të duhen vite që të tjerët ti mbledhin takimet që bëjnë për të arritur në një masë të përafërt me ne. Kemi qenë kudo në hartë, në cdo pikë të hartës, por kemi munguar në pikën e hallit të njeriut. Distance nga qytetari nuk matet me kilometrat për të shkuar atje, por me sa të hapur janë veshur e tu kur ai flet.
Qytetari duhet ta dijë ku dhe kur mund ta gjejë përfaqëseusin e vet. E vemtja e kësaj jave në orën 5 është fillimi i një procesi të pranisë në gjithë territorin që nuk do ndalet në asnjë të premte nuk do ndryshojë orë, deri sa unë të jem në krye të PS. Jo për të bërë mbledhje, Prania Besnike nuk është për mbledhje, është dëgjim me radhë, ballë për ballë, tek për tek me zë të ulët, që do të thotë se kushdo të qajë hallin e tij vjen dhe pret momentin ku do të ulet në tryezë me përfaqësuesit e tij dhe do mbajnë shënim," tha Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
3 September 2026, 10:37
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se çdo veprim i qeverisë duhet të jetë i gjurmueshëm dhe i aksesuesh&eu...
Politike
3 September 2026, 10:30
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për funksionimin e “Pasqyrë Albania” dhe se si qytetarët do të marrin ...
Politike
3 September 2026, 10:28
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se punën që nuk e bëri dot platforma e bashkëqeverisës, ka për ta b&...
Politike
3 September 2026, 10:23
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka renditur “tre plagët” që sipas tij dëmtojnë marrëdhënien mes qytet...
Politike
3 September 2026, 10:17
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot “Pasqyrë Albania” që sipas tij do tu mundësojë qytetarëv...
Politike
3 September 2026, 10:11
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për nevojën e një reforme në marrëdhënien mes qytetarit, shtetit dhe shu...
Politike
3 September 2026, 09:54
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeverisë...
Politike
2 September 2026, 22:41
E. D
foto nga takimi
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, megjithëse ka shprehur optimizëm, e ka pranuar se do t...
Politike
2 September 2026, 20:40
E. D
Richard Grenell
SHBA- Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë...
Politike
2 September 2026, 19:20
E.d
foto ilustruese
TIRANË- Qeveria ka propozuar në mbledhjen e sotme ndryshime në ligjin për administrimin e objekteve të konfiskuara...