Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Ai u shpreh se rreth 90% e familjeve shqiptare kanë përfituar të paktën një herë nga dërgesat e tyre, duke thënë më tej se lidhja me emigrantët nuk duhet të kufizohet vetëm te mbështetja financiare.
SHBA- Kryeministri Edi Rama u shpreh se rreth 90% e familjeve shqiptare kanë përfituar të paktën një herë nga dërgesat e tyre, duke thënë më tej se lidhja me emigrantët nuk duhet të kufizohet vetëm te mbështetja financiare.
Gjatë fjalës së tij në takimin e organizuar me emigrantët në Michigan, ai e ka cilësuar diasporën si 'rrjet zemrash dhe mendjesh' dhe jo llogari bankare e atdheut. Kryeministri vuri në dukje se gjatë 10 viteve janë krijuar mekanizma të rinj për afrimin e diasporës me Shqipërinë, përfshirë shërbimet përmes e-Albania, duke shprehur bindjen se këto nisma kanë dhënë rezultate dhe krijojnë mundësi për më shumë bashkëpunim.
"Ka një shifër që është reale. 90% e familjeve shqiptare kanë përfituar të paktën një herë nga dërgesat e diasporës, 90%. 9 nga 10 shqiptarë janë shkolluar, kanë ngritur çatinë mbi kokë apo kanë përmirësuar kushtet e tyre të jetesës falë diasporës, falë jush dhe të gjithëve ata si ju që të paktën një herë, po përgjithësisht shumë më tepër se një herë kanë dërguar një pjesë të mundit të tyre atje në Shqipëri. Në Samitin e parë ne thamë se donim diçka tjetër dhe donim të shkonim përtej marrëdhënies së nostalgjisë, të kujtimeve, të dashurisë dhe të lidhjeve të pandashme familjare mes njerëzve jashtë dhe atyre në Shqipëri, sepse në fund të ditës diaspora nuk është një llogari bankare e atdheut, por është përvojë, është rrjet, jo vetëm zemrash, por dhe mendjesh, është qytetari dhe fuqi e madhe dhe kështu në këto 10 vjet kanë lindur mekanizma të rinj të cilët sigurisht kanë nevojë të forcohen dhe të përsosen.
Në këto 10 vjet është janë krijuar edhe kushtet që përmes sistemit tonë të ndërveprimit digjital “e – Albania”, njerëzit jashtë të mund ta aksesojnë Shqipërinë e institucioneve dhe të zyrave pa pasur nevojë që të kthehen, por thjesht dhe vetëm përmes pasqyrës digjitale të celularit. Dhe sot pas këtyre 10 vjetëve unë vij këtu te ju me bindjen se çfarë kemi nisur aso kohe ka dhënë fryte dhe ka krijuar premisat për të dhënë akoma më shumë fryte në të nesërmen. Shqipëria sot është krejt tjetër nga ajo që ishte 10 vjet më parë në të gjitha aspektet, por siç thashë tanimë nuk mjafton krahasimi me si ishte 10 vjet më parë, sepse tanimë gjithkush kërkon shumë më tepër, jo në 10 vitet e ardhshme por nesër, pasnesër, në muajin e ardhshëm, në vitin e ardhshëm e kështu me radhë," tha Rama./Dosja.al
Edi Rama SHBA- Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me thirrjet që ishin bërë për të organizuar një protest&eum...
Edi Rama SHBA- Kryeministri Edi Rama, njoftoi se së shpejti do të hapet konsullata shqiptare në Detroit, duke e cilësuar kët&...
Edi Rama SHBA- Kryeministri Edi Rama e cilësoi vendimin e Hagës për dënimin me 81 vite burg të katër ish-krerëve të...
Edi Rama SHBA- Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat kundër qeverisë, që mbahen prej 114 ditësh në vendin tonë.&...
Belind Këlliçi TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka mbajtur një fjalim të fort&e...
Takimi i 22-të i Komitetit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri TIRANË- Parlamenti Europian pre...
Gjykata e Lartë TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimin e Arber Veliaj, vëllait të kryebashkiakut të arrestuar ...
Tedi Blushi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në Komitetin Parlamentar të Stabili...
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi KOSOVË- Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtar...
Sali Berisha, Taulant Balla TIRANË- Gjykata e Posaçmee ka pushuar gjykimin e çështjes ndaj kryedemokratit Sali Berishës, ...