21 September 2026, 19:06
Nga E. D
Edi Rama
SHBA- Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat kundër qeverisë, që mbahen prej 114 ditësh në vendin tonë. Duke folur gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Michigan, Rama tha se flamingoja u kthye në një figurë të njohur publike në Shqipëri, duke dalë nga laguna e Zvërnecit e duke tërhequr vëmendje edhe ndërkombëtare. Kryeministri madje pranoi se flamingot pushtuan Bulevardin në Tiranë. Sipas tij, askujt nuk ia merrte mendja se një flamingo do ta kthente Shqipërinë në një adresë debati për natyrën zhvillimin e turizmin.
"Para pak ditësh po lexoja që jo shumë larg nga këtu ku jemi sot, dy apo tre vjet më parë, disa ‘’gjuetarë patash’’ vunë re për herë të parë një flamingo. Komisioni shtetëror i regjistrimit të shpendëve në Amerikë e certifikoi zyrtarisht praninë e këtij shpendi dhe e quajti një “mega rarity”, një prani jashtëzakonisht e rrallë por siç e dini këtë verë flamingoja u bë figura më popullore e Shqipërisë. Doli nga laguna, erdhi në Tiranë, pushtoi bulevardin, ekranet, pasqyrat digjitale dhe mori vëmendje në të katër anët e globit. Askujt nuk do t'i kishte shkuar mendja deri jo shumë vite më parë se si një shpend aq i hijshëm, por edhe aq i brishtë dhe i urtë, do ta kthente Shqipërinë në një adresë botërore të një debati shumëplanësh për natyrën, për zhvillimin, për turizmin, për “Trump-izmin”, por përtej këtij të fundit, që për hir të vërtetës e globalizoi flamingon e Zvërnecit, pati diçka shumë domethënëse në manifestim qytetar të protestës së qershorit që faktikisht tërhoqi jo vetëm vëmendjen por edhe mbështetjen e shumëkujt edhe jashtë Shqipërisë në diasporë.
E vërteta është që deri dje natyra dhe gjallesat e saj masakroheshin në Shqipëri mbase si askund në botë dhe askush nuk pipëtinte. Deri dje Shqipëria lëndohej në shumë mënyra dhe bota as nuk e shihte, ndërsa shqiptarët as nuk mundej ta shihnin në fakt sepse jeta në Shqipëri zhvillohej me idenë që ka edhe më keq. Sot, kur shumë gjëra kanë ndryshuar, shqiptarët kanë nisur të jetojnë me idenë që ka edhe më mirë dhe pikërisht këtë qasje të re të shoqërisë e vulosi ai manifestim. Një shoqëri që kërkon më shumë, është një shoqëri që është ngritur, që e ka parë horizontin dhe që nuk pranon më ta ulë shikimin, por pikërisht sepse mësuam të kërkojmë më shumë nga qeveria, nga shteti, nga vendi ynë, ne duhet të mësojmë të kërkojmë më shumë edhe nga vetja si pjesë e shoqërisë së re shqiptare dhe sidomos në mënyrën se si ne shohim njëri-tjetrin kur mendimet nuk na puqen," tha Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
21 September 2026, 17:57
Belind Këlliçi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka mbajtur një fjalim të fort&e...
Politike
21 September 2026, 17:49
E. D
Takimi i 22-të i Komitetit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri
TIRANË- Parlamenti Europian pre...
Politike
21 September 2026, 16:24
E. D
Gjykata e Lartë
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimin e Arber Veliaj, vëllait të kryebashkiakut të arrestuar ...
Politike
21 September 2026, 16:26
G.M
Tedi Blushi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në Komitetin Parlamentar të Stabili...
Politike
21 September 2026, 16:09
E. D
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi
KOSOVË- Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtar...
Politike
21 September 2026, 15:12
E. D
Sali Berisha, Taulant Balla
TIRANË- Gjykata e Posaçmee ka pushuar gjykimin e çështjes ndaj kryedemokratit Sali Berishës, ...
Politike
21 September 2026, 14:47
E.d
Ina Zhupa
TIRANA- Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka deklaruar ditën e somte se ligji 21/2024 duhet shfuqizuar. Gjatë fjalës së ...
Politike
21 September 2026, 14:52
I.A
Inteligjenca Artificiale ka depërtuar tashmë në zgjedhje anekënd botës. Nga audiot e rreme të kandidatëve, te videot ku pol...
Politike
21 September 2026, 13:36
E.d
Pamje nga takimi
SHBA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin dhe bashkëbisedimin e Kry...
Politike
21 September 2026, 12:30
E.d
Albin Kurti dhe Mike Lawler
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Nju Jork me kongresistin amerikan Mike Lawler, me t&eu...