LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet në Rrogozhinë, Veliaj akuzon kandidatin e Berishës: Më kërkoi lekë për t'u tërhequr! Harxhoi shumë me Kolegjin, ku është drejtësia?

Erion Veliaj pretendon se ka Hoxha ka blerë edhe vota, por edhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të përsëritur zgjedhjet në Rrogozhinë, e po ashtu nuk i munguan as dozat e ironisë duke e cilësuar kandidatin demokrat si "bixhozxhi" dhe "matrapaz". Madje dhe "mësoi" banorët e Kryevidhit dhe jo vetëm sesi t'i merrnin dhe jo ti denonconin paratë që do t'u jepte në këmbim të votësh. Por në asnjë moment, nuk ka nxjerrë asnjë fakt. Edhe pse kërkoi që të ndërhynte drejtësia. 

19 July 2023, 11:53 Nga k.m.
Zgjedhjet në Rrogozhinë, Veliaj akuzon kandidatin e Berishës:
Erion Veliaj

TIRANË- 3 ditë na ndajnë nga data e zgjedhjeve lokale që do të përsëriten në Rrogozhinë. E duket se kryebashkiaku i Tiranës, njëherazi dhe i deleguari politik i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, Erion Veliaj do të luftojë me çdo kusht. Në një takim që ka zhvilluar në Kryevidh ka akuzuar kandidatin e Sali Berishës për blerje votash, por edhe blerje të vendimin për përsëritjen e zgjedhjeve, vendim i marrë nga Kolegji Zgjedhor. Në fjalën e tij, Veliaj pretentoi se Shkëlqim Hoxha i kishte dërguar mesazh ku i kërkonte para, për të lënë Partinë Socialiste që të fitonte. Por nuk u ndal me kaq. 

Veliaj pretendon se ka Hoxha ka blerë edhe vota, por edhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të përsëritur zgjedhjet në Rrogozhinë, e po ashtu nuk i munguan as dozat e ironisë duke e cilësuar kandidatin demokrat si "bixhozxhi" dhe "matrapaz". Madje dhe "mësoi" banorët e Kryevidhit dhe jo vetëm sesi t'i merrnin dhe jo ti denonconin paratë që do t'u jepte në këmbim të votësh. Por në asnjë moment, nuk ka nxjerrë asnjë fakt. Edhe pse kërkoi që të ndërhynte drejtësia. 

"I kuptoj dinamikat, i kuptoj edhe demokratat që të thonë ky ka lekë. Ore ky që ka lekë, ky i lojrave të fatit, ky ishte ky gjatë tërmetit? Sa shtëpi bëri ky gjatë tërmetit? Pra pyetja nuk është a ka shumë lekë, por a ësh të njëri i mirë? Se lekë kanë plot njerëz që merren me punë të pista. Pse nuk i hodhi për tërmetin? është vetëm një mënyrë për të blerë ca vota. është vetëm një mënyrë për të shkuar në Tiranë e për t'u hap nëpër tavolina duke thënë se ata në Rrogozhinë unë i blej si keca. Për këtë duhen lekët? Kur ishte tërmeti nuk erdhën këta të lojrave të fatit për të na ndihmuar. Këta paskan lekë të madh. Kur dëgjoj që ka harxhuar 3-fishin e buxhetit të Rrogozhinës, pyetja është çfarë bëjnë organet ligjzbatuese? Kjo përsëritje e zgjedhjeve më dha mundësinë që të takoj më shumë njerëz. Unë po vij nga Tirana. Sali Berisha vjen nga Gjiri i Lalzit, bën një konferencë për shtyp dhe ikën prapë atje. Ilir Meta nuk ka dalë më nga Gjiri Lalzit që nga 14 maji. Ia zuri Goni në fyt me humbjen në Shkodër. Këta kanë vetëm hallin e tyre. Në këto pushimesh ne jemi të gjithë në fushatë, ata janë me pushime. Tashi janë përçarë edhe me njëri-tjetrin. Ky që kemi përballë më tha para ca ditësh, kam harxhu shumë lekë në fushatë, po mi kompesuat unë iki vetë. I thashë, unë së pari nuk unë bëj pazar se nuk kam bërë kurrë; së dyti trimat rrinë në luftë deri në fund; së treti unë besoj se do e mundim me një fitore të pastër. Fakti që po kërkon pazar do të thotë që nuk i ka ikur mentaliteti i bixhozxhiut. Çdo bixhozxhi mendon që tek dora e radhës do kompesoj edhe ato që ka humbur. Pra ai thotë humba tek dora e parë, humba në Gjykatë se mendoi se Gjykata do t'ja jepte afrofe. Përgjigjia ime është që ne nuk bëjmë pazar me matrapazët. Përgjigjien po ia jap LIVE. Do ta mundim pastër, bukur dhe pa gabime. O vllai nuk po them...merrja lekët Çimit se lekët e popullit po jep ai, jo lekët e veta. Po votën Edisonit, PS. Nuk jam kundra, nëse ai ka lekë, merrjani se të popullit janë. Por vota është e fshehtë. Votën Edisonit, njëshit tonë, për një fitore. është krim elektoral të shkosh dhe të blesh vota. Jam duke bërë shaka se është krim. Fakti që ka mbërritur për të bërë pazar, do të thotë që punët janë keq. Ne nuk bëjmë pazar me fatin e Rrogozhinës,"-tha Veliaj. 

Deri tani, me gjithë këto pretendime që ka, Veliaj nuk ka shkuar në dyert e Gjykatës. Ndoshta do ta bëjë në ditët në vijim...

erion veliaj

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...