Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ajo i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të respektojë shtetin e së drejtës, të parandalojë përdorimin e tepruar të forcës policore dhe të luftojë korrupsionin.
TIRANË- Senatorja amerikane Elissa Slotkin ka reaguar për protestat në vend, duke theksuar se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore dhe të kërkojnë llogari nga përfaqësuesit e tyre. Ajo i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të respektojë shtetin e së drejtës, të parandalojë përdorimin e tepruar të forcës policore dhe të luftojë korrupsionin.
Gjatë fjalë së saj, Slotkin u ka bërë thirrje të gjitha palëve të ulin tensionet dhe të gjejnë një zgjidhje paqësore, ndërsa protestat studentore në Shqipëri janë përshkallëzuar pas pakënaqësive të akumuluara për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet në konvikte.
Reagimi i senatores amerikane Elissa Slotkin:
Gjatë ditëve të fundit, kam marrë një sërë telefonatash nga banorë të Miçiganit, të shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Shqipëri, si dhe në vende të tjera evropiane. Populli shqiptar ka të drejtë të protestojë në mënyrë paqësore dhe të kërkojë llogari nga zyrtarët e zgjedhur prej tij. Po ashtu, qeveria shqiptare ka detyrimin të respektojë shtetin e së drejtës, të mbrojë protestuesit nga përdorimi i tepruar i forcës policore, të luftojë korrupsionin dhe t’u përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve. U bëj thirrje të dyja palëve të bëjnë gjithçka që munden për të ulur tensionet dhe për të gjetur një rrugë paqësore për të ecur përpara.
Over the last few days, I’ve gotten a bunch of concerned calls from Michiganders about the escalating violence in Albania, among other European countries. The Albanian people have the right to protest peacefully and hold their elected officials accountable. Likewise, the Albanian government has a duty to uphold the rule of law, protect protestors against the excessive use of police force, clean up corruption, and respond to citizens’ concerns. I urge both sides to do all they can to deescalate and find a peaceful way to move forward.
— Sen. Elissa Slotkin (@SenatorSlotkin) October 20, 2026
Zanafilla e protestës studentore, e cila është shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm.
Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen"./Dosja.al
TIRANË- Eurodeputeti austriak dhe bashkë-kryetari i Partisë së të Gjelbërve Europianë, Thomas Waitz, ka reaguar në mb&e...
TIRANË- Qeveria ka njoftuar sot miratimin e dy ndryshimeve të reja në kabinetin ekzekutiv. Përmes vendimeve të marra në mble...
Floriana Garo TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka akuzuar Edi Ramën se po inskenon ta...
Andrey Kovatchev TIRANË- Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar lidhur me p...
TIRANË- Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paq&e...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, e ka cilësuar rezistencën e studentëve dhe të pedagogëve si nj...
TIRANË- Një i ri me aftësi të kufizuara, i cili lëviz me karrige me rrota, i ka shkruajtur një letër kryeministrit Edi Rama,...
TIRANË- OSBE ka reaguar ndaj raportimeve për përdorim të dhunës nga Policia gjatë protestave studentore në Shqip&eum...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një sërë pyetjesh të drejtuara nga një student, duke komentu...
Nezir Kraki TIRANË- Deputeti i Vetëvendosjes Nezir Kraki, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama, lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri ...