Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Kreu i qeverisë akuzoi opozitën se qëndron pas përshkallëzimit të situatës, ndërsa pretendoi se protestat synojnë të pengojnë rrugën europiane të Shqipërisë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat, duke deklaruar se qeveria nuk do të tërhiqet përballë akteve të dhunës. Nga një kioskë e djegur gjatë protestës, Rama tha se dhuna në rrugë nuk përfaqëson studentët dhe shqetësimet e tyre.
Kreu i qeverisë akuzoi opozitën se qëndron pas përshkallëzimit të situatës, ndërsa pretendoi se protestat synojnë të pengojnë rrugën europiane të Shqipërisë. Ai pretendoi se pas protestave qëndrojnë forca që nuk e duan Shqipërinë të ecë përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke e cilësuar situatën si një përpjekje për të penguar përparimin e vendit.
Pavarësisht kritikave ndaj protestuesve që përfshihen në akte dhune, Rama pranoi se studentët, sipërmarrësit dhe qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë më shumë nga qeveria.
“Përballuam një tërmet me pasoja, ruajna Zot ku e ku më të mëdha dhe ia dolëm së bashku dhe sot ata që humbën shtëpinë për 30 sekonda, jetojnë në shtëpi më të mira e më të forta. Si mund të jenë studentët, si mund të jetë investimi i prindërve te fëmijët e tyre kjo gërmadhë? E gjithë kjo flamë nuk është flamë studentore. E gjithë kjo pengmarrje e qytetit në maska nuk ka të bëjë me hallet e problemet e dikujt që do një jetë më mirë. E gjithë kjo është po ajo dorë që ka kapur për fyti opozitën shqiptare që ka djegur Shqipërinë dhe është gati ta djegë përsëri për të mos e lënë të bëjë përpara nga urrejtja më e verbër. Këta nuk janë studentët, as ata që marrin peng gjatë ditës nuk janë studentët dhe as ata që në mbrëmje predikojnë lëvizjen, përpjekjen, revoltën studentore, nuk kanë të bëjnë me ju. Si mund të nxirren të miturit në rrugë, të vënë maska, të shkulin trotuaret dhe qëllojnë policinë? Si mund të rrezikohet jeta e të miturve si një lukuni e verbër për axhendë të tjetërkujt? Sot mbështetet nga duar të tjera, të huaja që s’e duan Shqipërinë të qetë, të shohë drejt dhe të ecë përpara, që nuk e duan pjesë të familjes së bashkuar europiane, aty ku do të shpëtojë njëherë e përgjithmonë nga këto duar dhe zgjedha e zgjedhës së detyruar. Nuk e duan Shqipërinë të lirë. Ju duket rastësi që sapo Shqipëria çel një tjetër dritë jeshile, afrohet më shumë drejt objektivit historik, këtu plas flaka? Nuk është aspak rastësi. E gjithë kjo që po ndodh është sprovë, test i karakterit tonë dhe një tjetër hap që ne do ta hedhim së bashku përballë një pengese që na është vënë përpara. Studentët, sipërmarrësit, kanë të drejtë të kërkojnë më shumë ndërkohë që problemet janë aty, duhen adresuar ndërkohë që përpiqemi të bëjmë më të mirën, të mësojmë më shumë dhe të bëjmë më mirë. E kemi sjellë Shqipërinë e Tiranën deri këtu, këtë e ka sjellë një punë këmbëngulëse. Kush thotë le të përkulemi përballë dhunës për pakëz qetësi, gabon. Kjo do të thotë ta humbësh rrugën për një kohë të gjatë. Ka qenë Shqipëria e përkulur përballë dhunës dhe s’ka arritur asgjëkund. Motra e vëllezër, durim se kjo do të kalojë dhe do të dalim më të fortë dhe të vetëdijshëm”, tha Rama.
Arben Ahmetaj TIRANË- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, deklaroi se Edi Rama është politikisht i rënë dhe po zgjat agoninë e v...
Arben Ahmetaj TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se protesta studentore do të arrijë objektivin e saj, ...
TIRANË- Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, njoftoi shtyrjen me një javë të seancës plenare, duke argumentuar se vendimi u mor për ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, duke e paralajmëruar s...
Erald Kapri TIRANË- Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka njoftuar se të paktën 47 të rinj, të arrestuar nga policia...
Sandro Gozi TIRANË- Shqipëria nuk mund të kërkojë të ardhmen europiane duke mbyllur sytë përballë korrupsi...
TIRANË- Partia Socialiste e Shqipërisë ka reaguar lidhur me situatën e përshkallëzuar nga protestat në Tiran&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar kryeministrin Rama se asnjë provokacion nuk do të...
Ilaria Salis TIRANA- Eurodeputetja Ilaria Salis ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend, ku Tirana është kthyer në simbo...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama për keqqeverisje, korrupsion dhe varfërimin e shqiptarëve, nd&eu...