15 October 2026, 21:48
Nga E. D
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, deklaroi se Edi Rama është politikisht i rënë dhe po zgjat agoninë e vendit. I ftuar në një intervistë për ‘Çim Peka LIVE’, Ahmetaj tha se protesta e studentëve dhe e të rinjve nuk do të shuhet, ndërsa e cilësoi gjeneratën e re më të mençur, më të guximshme dhe më të lirë se brezat paraardhës.
Ahmetaj deklaroi se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë politike dhe institucionale, ndërsa protesta e studentëve dhe e të rinjve është shndërruar, sipas tij, në shprehje të pakënaqësisë së një brezi të tërë. Ai tha gjithashtu se nuk bëhet fjalë vetëm për largimin e një kryeministri, por për pasojat që, sipas tij, Edi Rama ka sjellë në politikë, institucione dhe shoqëri.
Pjesë nga intervista e Arben Ahmetajt:
Çim Peka: Gjithsesi unë e kam shumë inat këtë shprehjen ‘ju kisha thënë’, por nuk rri dot pa ju rikthyer kësaj gjëje. Ai mund të jetë familje shumë e nderuar dhe fakti që ka djalë që është vërtet star e certifikon këtë gjë që është një familje e nderuar, por sesi i keni besuar shpresën një njeriu me kartelë, realisht me kartelë, ju qofshi.
Arben Ahmetaj: Unë tani panelit, zoti Peka, dua t'i kujtoj një element nga protesta. E dëgjova fjalimin e asaj gocës me lot në sy sot, është thelbi i asaj që kërkohet. Çfarë kërkohet? Nuk është thjesht largimi i një njeriu i cili ka shprishur ADN-në e politikës, ADN-në institucionale dhe ADN-në sociale të asaj që duhet të përfaqësonim.
Çim Peka: Zoti Ahmetaj, këtu e kam një ndarje edhe me ju edhe me ata që janë të zhgënjyer. Po ta ndërpres për ta treguar se sa në emergjencë kombëtare jemi. Nuk po flasim për largimin e një njeriu se dështojnë politikat apo është i korruptuar. Po flasim për largimin e një të sëmuri mendor. Në qoftë se ju nuk e shikoni kështu, s'keni kapur thelbin. E kemi biseduar bashkë edhe para se të ikësh nga qeveria, ju kam thënë që do vijë dita që ky njeri do ta gjakosë këtë vend sepse nuk di të ikë, është i sëmurë mendor. Dhe këtë nuk po e them unë, e thotë mjeku, e thotë vetë Rama. Sepse njeriu që i ka vulosur kartelin mjekësore të psikiatrisë, është sot njeriu më i afërt i tij. E ka megafon që na kërcënon sot.
Arben Ahmetaj: I dashur zoti Peka, po të them një gjë. Ai brez që ka dalë në protestë, që është përfaqësues i pensionistëve, përfaqësues i klasës së mesme, dhe që quhen studentë dhe rini, nuk impresionohen nga idiotizma dhe kërcënime që thuhen rëndom... Një postim idiot dhe një arrogancë në mungesë arsyeje.
Çim Peka: Por nuk është arrogancë mo, është i sëmurë. Kjo është ajo që s'biem dakord. Nuk është arrogancë mo, është i sëmurë mendor, e ka me kartelë.
Arben Ahmetaj: Të lutem a më lë ta mbaroj? Më fal, kur unë i referohem kreut të organizatës dhe ti mendon që unë e quaj njeri normal, atëherë i bie që s'jemi në një valë. Por gjithsesi ky s'është thelbi.
Çim Peka: Ore bashkëpunimi me krimin mund të jetë dhe zgjedhje. E bën zgjedhjen një njeri pa probleme mendore, ka sa të duash kriminelë që s'kanë probleme mendore. Ky nuk është thjesht bashkëpunëtor me krimin, është njeri me kartelë dhe është emergjencë kombëtare largimi i tij.
Arben Ahmetaj: Më fal të të bëj një fotografi të shkurtër të Shqipërisë sot. Sot qytetet janë në dominim të protestës dhe të studentëve. Kufiri është në dominim të karteleve. Ekonomia në dominim të oligarkëve. Vetëm qeveria nuk qeveris. Qeveria mendon rrugëdaljen dhe numërojnë orët me shpresë që të bjerë protesta. Protesta dhe sikur të bjerë sot, pas një jave e ke trefish dhe nuk ka për të rënë.
Çim Peka: Po Rama kur bie sipas jush? Domethënë kur ikën, se e ka rënë...
Arben Ahmetaj: Unë nuk jam Baba Vanga, por për mua është një model i rënë. Njeriu është tashmë i rënë, e vetmja gjë që bën është zgjat agoninë e një vendi. Fatkeqësisht, po të kishte drejtësi të çliruar nga politika, nuk do kishim këtë revoltë në rrugë. Kemi një drejtësi të kapur që ka funksionuar për t'i zgjatur ditët e tij, duke ndihmuar pa dashje apo me dashje të zgjasë agoninë mbi trupin e Shqipërisë. Shqipëria nuk vdes, protesta nuk vdes.
Çim Peka: Shiko unë të falënderoj, po në fakt shoqëria shqiptare është ndarë në tre shtresa. Ju që mendonit se një budalla mund të sjellë shpresë, ne që shkonim me idenë ‘hapi rrugë budallait mos jemi agresiv’, dhe shtresa e tretë që janë rinia, gjenerata Z, që thotë ‘jo, me budallain nuk vazhdojmë më’.
Arben Ahmetaj: I dashur, janë më të mençur se ne, më të maturuar se ne, më trima se ne, më të lirë se ne. Në vitet '90 prindërit tanë na thonin ‘ne u dogjëm si brez, të paktën të bëhet për ju’. Pas 36 viteve ne i themi fëmijëve tanë që kjo Shqipëri s'po bëhet për ju. Ne të paktën as nuk po i gënjejmë, prindërit tanë shpresonin se s'kishin faj. Prandaj kjo gjeneratë nuk ka plan as të jetë me ju që besoni te ky budalla, as të jetë me ne që i hapëm rrugën. Por siç duket ka plan t'i dalë vetë zot vetes. Dhe në këtë aspekt kjo protestë nuk bie më. Zoti Peka, plani i protestës është plani i Shqipërisë. Çdo plan jashtë protestës është plan për t'i zgjatur jetën agonisë së vendit.
Çim Peka: Zoti Ahmetaj, të falenderoj.
Arben Ahmetaj: Edhe unë juve./Dosja.al
Arben Ahmetaj
Politike
15 October 2026, 21:17
E. D
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se protesta studentore do të arrijë objektivin e saj, ...
Politike
15 October 2026, 18:40
G.M
TIRANË- Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, njoftoi shtyrjen me një javë të seancës plenare, duke argumentuar se vendimi u mor për ...
Politike
15 October 2026, 18:07
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, duke e paralajmëruar s...
Politike
15 October 2026, 18:02
E. D
Erald Kapri
TIRANË- Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka njoftuar se të paktën 47 të rinj, të arrestuar nga policia...
Politike
15 October 2026, 17:13
E. D
Sandro Gozi
TIRANË- Shqipëria nuk mund të kërkojë të ardhmen europiane duke mbyllur sytë përballë korrupsi...
Politike
15 October 2026, 16:19
E. D
TIRANË- Partia Socialiste e Shqipërisë ka reaguar lidhur me situatën e përshkallëzuar nga protestat në Tiran&eum...
Politike
15 October 2026, 16:06
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar kryeministrin Rama se asnjë provokacion nuk do të...
Politike
15 October 2026, 15:12
E.d
Ilaria Salis
TIRANA- Eurodeputetja Ilaria Salis ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend, ku Tirana është kthyer në simbo...
Politike
15 October 2026, 13:00
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama për keqqeverisje, korrupsion dhe varfërimin e shqiptarëve, nd&eu...
Politike
15 October 2026, 12:47
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të dorëhiqet, pasi ky i fundit...