https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
"U dha strehim politik protestuesve"/ Rama nuk ndal sulmet ndaj PD-së: Ëndërrojnë që një polic t'i marrë jetën një të mituri(VIDEO)
Ai theksoi se të miturit po përdorën për tu vëne përpara më shufra hekuri duke ëndërruar që policët ti marrin jetën një të mituri si pasojë e pakujdesisë.
19 October 2026, 08:34Nga E.M
TIRANË- Në takimin me drejtuesit e policisë Kryeministri Edi Rama tha se protestuesit po refuzojnë ta lënë Policinë të kryejë detyrën. Ai theksoi se të miturit po përdorën për tu vëne përpara më shufra hekuri duke ëndërruar që policët ti marrin jetën një të mituri si pasojë e pakujdesisë.
Pas kësaj Kryeministri deklaroi se në këtë mënyrë justifikohet e keqja edhe më e madhe. Gjatë fjalimit të tij Edi Rama nuk la pa përmendur edhe 21 Janarin duke pohuar se ai e kishte bërë Shqipërinë që është sot dhe ka ndërruar faqen e këtij vendi me dinjitet ndaj atyre që në bulevard vrisnin protestuesit.
“Dhe tani u gjetën mashat, u gjetën veglat, u gjetën qorrat që mund të bëjnë atë që ata të cilët mbrëmë ju dhanë strehim politik duke bërë të njëjtën gjë që kanë bërë edhe kur ishin në kohëra të tjera, refuzimin për ta lënë policinë bëj punë e vet, por se kishin deri në fund kurajon që të bënin këtë që po ndodh sot. U gjetën të miturit u gjetën 13 vjeçarët, 14 vjeçarët që merren dhe vihen përpara me shufra hekuri dhe çohen atje mish për top duke ëndërruar që një polici larg qoftë t'i shpëtojë dora edhe t'i marri jetën një të mituri që pastaj justifikohet e keqja edhe më e madhe, duke ëndërruar që të kthehet këtu prapë 21 janari për të bërë shenjën e barazisë midis meje dhe nesh që e kemi sjellë Shqipërinë deri këtu dhe e kemi ndryshuar faqen e këtij vendi dhe e kemi ngritur dinjitetin e këtij vendi, me ata që në bulevard i vrisnin protestuesit.”, theksoi ai./Dosja.al