28 October 2026, 12:24
Nga E.d
Michel Tarran
TIRANA- Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për protestat masive studentore të cilat po zhvillohen në Tiranë dhe qytete të tjera, ku është kërkuar edhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Në lidhje me këtë, Tarran tha se javët e fundit ka parë një mungesë dialogu teksa shtoi se dhunë nuk është asnjëherë zgjidhje.
Ai theksoi se ekzistojnë kanale të ndryshme dialogu, duke shtuar se është e rëndësishme që qytetarët dhe të rinjtë të kuptojnë që kanë një mundësi për t’u marrë pjesë në debatin publik. Në fund, ai tha se demokracia nuk është vetëm një herë në katër vjet të shkosh, por është një punë e përditshme dhe një mundësi që hapet për të gjithë që ata që kanë dëshirë për t’u marrë pjesë në jetën publike.
Michel Tarran: Çfarë unë kam parë gjatë këtyre javëve të fundit, ose muajve të fundit, është një mungesë e dialogut. Një mungesë ku njerëzit kanë përshtypje që zëri i tyre nuk dëgjohet, që zëri, mendimi i tyre nuk është marrë në vëmendje. Dhe çdo rast ku ka mundësi për të organizuar dialogun, për të organizuar konsultimet, duhet të mbështetet dhe për këtë arsye erdha sot.
Ekzistojnë kanale të ndryshme dialogu. Dhe rëndësia është që qytetarët dhe sidomos të rinjtë të kuptojnë që kanë një mundësi për t’u marrë pjesë në debatin publik.
Që demokracia nuk është vetëm një herë në katër vjet të shkosh, të marrësh pjesë në zgjedhje. Që demokracia është një punë e përditshme, është një mundësi që hapet për të gjithë që ata që kanë dëshirë për t’u marrë pjesë në jetën publike, në vendimet e ndryshme ku mendimi i tyre dhe i njerëzve është i rëndësishëm.
Dhe më pëlqeu emri i kësaj aktiviteti, “thuaje”, tamam, “thuaje” tamam, vij këtu dhe thën thuaje, çfarë mendon për çështje të ndryshme që do të diskutohen gjatë këtyre diteve 55 panel të ndryshme që do të organizohen. Dhuna asnjëherë nuk është zgjidhje./Dosja.al
Michel Tarran
Politike
28 October 2026, 12:00
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga Instituci...
Politike
28 October 2026, 11:11
E.d
Pamje
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur biznesmenin Arbër Abazi, në kuadër të hetimeve që lidh...
Politike
28 October 2026, 09:50
G.M
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Fotografi nga arkivi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në rastin e vrasjes së Arlin...
Politike
28 October 2026, 09:43
E.d
Pandeli Carapuli
TIRANA- Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme, i shoqëruar nga avo...
Politike
28 October 2026, 09:32
E.d
Belinda Balluku
TIRANA- Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë s...
Politike
28 October 2026, 09:16
E.d
Kryeministri Edi Rama
TIRANA- Këshilli i Ministrave pritet të mblidhet sot për të shqyrtuar dhe miratuar Paketën Fiskale dhe Bux...
Politike
28 October 2026, 08:16
E.d
Pamje
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog drejtuar protestuesve, duke kërkuar që kund&eum...
Politike
27 October 2026, 23:07
E.d
Pamje
TIRANA- Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve janë diskutuar ndryshimet e propozuara në ligjin për Bankën e Shqipëris...
Politike
27 October 2026, 22:57
E.d
Zegjine Çaushi
TIRANA- Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi ka reaguar pas pretendimeve se ka blerë një apartamen...
Politike
27 October 2026, 21:26
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për përqendrim të pushtetit dhe pengim t&e...