Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
Protestuesit bllokojnë Rrugën e Durrësit, qytetarët intensifikojnë thirrjet kundër Ramës
Tubimi nisi rreth orës 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit, ku u bashkuan studentë, të rinj, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
21 November 2026, 15:33Nga E.d
Pamje
TIRANA- Protesta e zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë ka marrë një tjetër zhvillim, pasi qytetarët kanë bllokuar Rrugën e Durrësit, duke vijuar tubimin me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama. “Dorëheqje”, është thirrja që dëgjohet vazhdimisht nga protestuesit, të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit nga detyra, si dhe arrestimin e tij. Tubimi nisi rreth orës 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit, ku u bashkuan studentë, të rinj, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Fillimisht protestuesit qëndruan para godinës së ministrisë, ndërsa me vijimin e protestës situata ndryshoi dhe ata dolën në rrugë, duke bllokuar qarkullimin në Rrugën e Durrësit. Pjesëmarrësit kanë përsëritur kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës, duke theksuar se nuk do të tërhiqen nga protesta dhe se largimi i kryeministrit mbetet kërkesa e tyre e panegociueshme./Dosja.al