LIVE UPDATES
Aktualitet

Telefonat që shiten deri në 300 mijë paund/ Mediat britanike: Si po zgjerojnë shqiptarët rrjetin e kokainës në Britani?

Hetimi i Sky News analizon edhe mënyrën se si grupet shqiptare kanë zgjeruar ndikimin e tyre në tregun britanik të kokainës, duke krijuar lidhje të drejtpërdrejta me furnizuesit në Amerikën e Jugut.

21 November 2026, 15:24 Nga E.d
Telefonat që shiten deri në 300 mijë paund/ Mediat britanike: Si
Foto ilustruse

ANGLI- Bandat kriminale shqiptare po përdorin metoda gjithnjë e më të sofistikuara për të zgjeruar aktivitetin e tyre në tregun e drogës në Britaninë e Madhe. Një hetim i publikuar nga televizioni britanik Sky News zbulon mënyrën se si këto organizata rekrutojnë shpërndarës, organizojnë trafikun e kokainës dhe përdorin rrjete të posaçme komunikimi për të kontrolluar biznesin e tyre kriminal.

Sipas dokumentarit investigativ “The Drug Lords Next Door”, një prej elementeve më të veçanta të këtij aktiviteti janë telefonat celularë që përmbajnë kontaktet e mijëra klientëve dhe që shiten për shuma që arrijnë deri në 300 mijë paund. Këto pajisje konsiderohen si një aset me vlerë të madhe për trafikantët, pasi përmbajnë bazën e klientëve dhe rrjetin e shpërndarjes së kokainës.

Hetimi tregon gjithashtu se grupet kriminale shqiptare po përdorin edhe rrjetet sociale, veçanërisht TikTok-un, për të gjetur persona të rinj që janë të gatshëm të punojnë si shpërndarës droge në qytete të ndryshme britanike. Gazetarët e infiltruar kanë zbuluar se në rrjetet sociale publikohen njoftime që reklamojnë vende pune për shoferë dhe shpërndarës, ndërsa pas këtyre ofertave dyshohet se fshihen organizata të përfshira në tregtinë e kokainës. 

Gjatë hetimit, gazetarët kontaktuan disa prej llogarive që ofronin punë në qytete të ndryshme të Britanisë. Ata morën oferta për shpërndarjen e kokainës, përfshirë një pozicion në Wigan, ku ofrohej pagesë prej 280 paundësh në ditë, si dhe një tjetër në Exeter, ku përfshihej edhe akomodimi.

Ish-oficeri i Policisë Metropolitane, David McKelvey, i cili ka ndihmuar në hetimet kundër bandave shqiptare, e krahasoi mënyrën e re të rekrutimit me atë të një kompanie të madhe që publikon oferta pune për të zgjeruar stafin e saj. Sipas tij, organizatat kanë nevojë gjithnjë e më shumë për shpërndarës, ndaj nuk mbështeten më vetëm te njohjet personale, por kanë nisur të përdorin edhe platformat online për të gjetur punonjës të rinj.

Trafikimi i emigrantëve dhe lidhjet me tregtinë e drogës

Dokumentari zbulon gjithashtu lidhjen që, sipas autoriteteve britanike, ekziston mes trafikimit të emigrantëve dhe rrjeteve të shpërndarjes së drogës. Hetuesit kanë identifikuar llogari në TikTok që reklamojnë kalime të paligjshme drejt Europës dhe ofrojnë transport për persona që kanë probleme me autoritetet britanike.

Në njërën prej këtyre llogarive, ku reklamat publikoheshin në gjuhën shqipe, ofrohej transport nga Britania drejt Europës për 2.500 paund për person. Administratori i saj u kishte thënë gazetarëve të infiltruar se personat që kërkoheshin nga policia mund të transportoheshin me kamionë drejt Shqipërisë.

Frank Stewart, përfaqësues i Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britani (NCA), paralajmëroi se aktiviteti i grupeve shqiptare të trafikut të drogës nuk mund të shihet i ndarë nga rrjetet e organizuara të emigracionit të paligjshëm. Sipas tij, organizatat kriminale shqiptare janë të përfshira në të dyja aktivitetet dhe shpesh përdorin rrjete të njëjta bashkëpunëtorësh.

Një pjesë e dokumentarit përfshin edhe dëshminë e një emigranti shqiptar, i identifikuar me emrin Granit, i cili pranoi se kishte kaluar ilegalisht Kanalin e La Manshit për të punuar në tregun e drogës në Britani. Ai tregoi se udhëtimi i tij me gomone ishte paguar nga familjarët, por në këmbim pritej që ai të punonte për shpërndarësit shqiptarë të narkotikëve.

Pas mbërritjes në Britani, Graniti u sistemua fillimisht në një hotel për azilkërkues, por u largua prej andej dhe nisi punën në një fermë kanabisi pranë Mançesterit. Ai është kthyer tashmë në Shqipëri, ku punon në sektorin e ndërtimit. Dëshminë për Sky News e dha në mënyrë anonime, nga frika e hakmarrjes së personave të lidhur me bandat kriminale.

Telefonat që vlejnë deri në 300 mijë paund

Një nga zbulimet më të rëndësishme të hetimit lidhet me tregtinë e telefonave celularë që përdoren nga rrjetet e shpërndarjes së kokainës. Sipas dokumentarit, këto pajisje përmbajnë të dhënat e kontaktit të mijëra klientëve dhe kalojnë nga një person te tjetri kundrejt shumave shumë të larta. Vlera e tyre mund të arrijë deri në 300 mijë paund, pasi blerësi nuk merr thjesht një telefon, por edhe një rrjet klientësh të krijuar më parë. David McKelvey shpjegoi se këto pajisje përfaqësojnë në thelb vetë biznesin, pasi brenda tyre gjendet baza e klientëve që siguron vazhdimësinë e aktivitetit të paligjshëm.

Hetimi i Sky News analizon edhe mënyrën se si grupet shqiptare kanë zgjeruar ndikimin e tyre në tregun britanik të kokainës, duke krijuar lidhje të drejtpërdrejta me furnizuesit në Amerikën e Jugut. Sipas Frank Stewart nga NCA, grupet kriminale shqiptare kanë një rol të rëndësishëm në importimin e kokainës në Britani. Dokumentari trajton gjithashtu rastin e Franc Çopjas, ish-banorit të zonës Tottenham, për të cilin prokurorët shqiptarë pretendojnë se drejtonte një prej rrjeteve më të mëdha të trafikut të kokainës në Europë. 

Emri i tij lidhet me një konflikt të përgjakshëm mes grupeve kriminale, që shpërtheu pas zhdukjes së 50 kilogramëve kokainë në Londër. Përtej fitimeve të mëdha, hetimi vë në dukje edhe pasojat e rënda që lidhen me këtë aktivitet kriminal. Kathryn Westmore, drejtoreshë e krimit financiar në organizatën UK Finance, theksoi se tregtia e kokainës nuk është një aktivitet pa viktima, pasi pas çdo transaksioni fshihen histori shfrytëzimi, njerëz të cenueshëm dhe dhunë.

 Ndërkohë, gazetari investigativ Chris Matthews tregoi vështirësitë që hasi gjatë infiltrimit në këto rrjete. Ai shpjegoi se komunikimi me personat e dyshuar duhej të bëhej në gjuhën shqipe, pasi ata preferonin të bashkëpunonin me njerëz që i konsideronin të besueshëm. Sipas tij, frika nga hakmarrja dhe lidhjet e ngushta mes komuniteteve e bëjnë të vështirë depërtimin në këto organizata./Dosja.al

angli trafik droge shqiptare

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin