21 November 2026, 15:18
Nga E.M

FIER- Katër inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) janë shkarkuar nga detyra pas shkeljeve në procedurën e kontrollit të një ngarkese prej 27 tonësh me mish derri të importuar nga Brazili nga kompania KING-MIT.
Komisioni Disiplinor i Inspektoratit të Përgjithshëm ka marrë vendimin pas shqyrtimit të dokumentacionit, vlerësimit të përgjegjësive individuale dhe zhvillimit të seancave dëgjimore. Masa disiplinore e largimit nga detyra është dhënë për inspektorin L.B., në Pikën e Kalimit Kufitar pranë AKU-së në Durrës, si dhe për tre inspektorët E.T., K.K. dhe M.G., pranë Drejtorisë Rajonale të AKU-së në Fier.
Sipas Inspektoratit të Përgjithshëm, inspektori në Durrës nuk kishte verifikuar plotësisht dokumentacionin e ngarkesës, stabilimentin e autorizuar për eksport dhe vërtetësinë e certifikatës, duke lejuar kalimin e saj në kundërshtim me kërkesat ligjore.
Nga ana tjetër tre inspektorët në Fier nuk kishin identifikuar të gjitha shkeljet e konstatuara dhe kishin vendosur një masë administrative jo proporcionale me natyrën dhe rëndësinë e tyre. Përveç masave disiplinore ndaj katër punonjësve, Inspektori i Përgjithshëm ka urdhëruar edhe verifikimin e ligjshmërisë së procedurave administrative të ndjekura nga Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së për importimin dhe inspektimin e kësaj ngarkese.
Verifikimi synon shqyrtimin e dokumentacionit, veprimet e kryera dhe përgjegjësitë e strukturave të përfshira në këtë proces. Inspektorati i Përgjithshëm ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë neglizhencën apo shkeljen e procedurave nga inspektorët e AKU-së./Dosja.al
Fier
Aktualitet
21 November 2026, 15:10
E.d
Foto ilustruse
SPANJA- Një organizatë kriminale shqiptare, e shtrirë në Valencia të Spanjës, dyshohet se kishte ndërtuar nj...
Aktualitet
21 November 2026, 15:09
E.M
NORVEGJI- Policia norvegjeze është nën hetim të një rrjeti të madh mashtrimi financiar në rajonin e Rogalandit, i cili dysho...
Aktualitet
21 November 2026, 14:59
E.M
TIRANË- Protesta e studentëve të zhvendosur para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me një akt simbolik kund&eu...
Aktualitet
21 November 2026, 14:55
E.M
TIRANË- Në protestën para Ministrisë së Arsimit një grup studentësh kanë improvizuar një manekin të veshur me...
Aktualitet
21 November 2026, 14:48
E. D
BOSNJE- HERCEGOVINA- Igor Dodik apo Zoran Stevanoviq? Këta janë dy emrat që prej kohësh po përmenden në opinion si kandidatë...
Aktualitet
21 November 2026, 14:47
E. D
Klodiana Shala del nga Shqipëria të paktën një herë në muaj për të blerë ushqime. Ish-atletja, sot sipërmarr&...
Aktualitet
21 November 2026, 14:37
E. D
TIRANË- Protestuesit janë mbledhur në protestë para Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, ku kër...
Aktualitet
21 November 2026, 14:21
E.M
GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka finalizuar operacionin e koduar “Final Sale”, në kuadër të planit “Shkolla t&...
Aktualitet
21 November 2026, 14:14
E.M
ELBASAN- Tre persona janë arrestuar në Elbasan, pasi u kapën duke transportuar me dy automjete 9 emigrantë nga vendet e treta, të...
Aktualitet
21 November 2026, 14:06
E. D
TIRANË- Studentët janë mbledhur te Ministria e Arsimit në protestën kundër qeverisë Rama. Të rinj, qytetarë p...