10 November 2026, 16:56
Nga E. D
Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos
BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, ka reaguar lidhur me situatën në Shqipëri dhe protestat kundër çështjeve mjedisore, duke theksuar se Komisioni Evropian është i vëmendshëm ndaj zhvillimeve në vend dhe se procesi i Integrimit Evropian garanton përmbushjen e standardeve të BE-së. Kos theksoi se Bashkimi Evropian nuk mund të mbyllë sytë përballë situatës në Shqipëri, pasi procesi i zgjerimit është transparent dhe përfshin një numër të madh aktorësh dhe palësh të interesuara.
Duke iu referuar protestave, komisionerja sqaroi se kërkesat e protestuesve lidhen me zbatimin e legjislacionit evropian në fushën e mbrojtjes së mjedisit, konkretisht me Kapitullin 27, që mbulon mjedisin dhe ndryshimet klimatike. Sipas saj, Shqipëria ndodhet në fazën kur Komisioni Evropian po kërkon përmbushjen e kushteve për përafrimin e legjislacionit vendas me standardet evropiane.
Sa u përket protestave, komisionerja nënvizoi se ato përfaqësojnë shprehjen e një grupi qytetarësh dhe se zhvillime të tilla nuk janë të kufizuara vetëm në Shqipëri. Megjithatë, Kos bëri thirrje që protestat të zhvillohen në mënyrë paqësore dhe pa dhunë. Gjithashtu Komisionerja i bëri thirrje qeverisë shqiptare që të gjejë një mënyrë për të dialoguar me qytetarët që kanë qëndrime të ndryshme nga ato të saj.
Reagimi i Marta Kos:
Ne nuk po i mbyllim sytë rreth situatës në Shqipëri, sepse procesi i zgjerimit është kaq transparent dhe ka kaq shumë palë të interesuara që janë të përfshira në të saqë thjesht nuk do të mund ta bënim këtë. Unë mund ta shpjegoj saktësisht edhe rastin e Shqipërisë një shtet kandidat që është pjesë e procesit të zgjerimit.
Protestuesit në Shqipëri po kërkojnë zbatimin e një legjislacioni evropian në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Ky është Kapitulli 27.Tani jemi në fazën ku Komisioni Evropian po kërkon nga Shqipëria të plotësojë kushtet që duhen për të harmonizuar legjislacionin e saj në këtë fushë. Kjo do të thotë se Bashkimi Evropian është garantuesi që Shqipëria do të arrijë standardet evropiane.
Protestat janë shprehja e një grupi të caktuar njerëzish. Dhe siç e dini, protesta nuk po ndodhin vetëm në Shqipëri. Është e rëndësishme që ato të zhvillohen në një frymë paqësore, pa dhunë. Ne i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare, që të gjejë një mënyrë, të ulet dhe të flasë me njerëzit që kanë një mendim të ndryshëm prej saj./Dosja.al
Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian Marta Kos
Politike
10 November 2026, 16:46
E. D
TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi takimin e parë me bashkëkryetarët e Kom...
Politike
10 November 2026, 15:59
E.M
ELBASAN- Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka takuar ditën e sotme familjarët e prekur nga shpërthimi i pallatit pesëka...
Politike
10 November 2026, 15:58
E. D
Ilir Rusi dhe Fatmir Xhafaj
TIRANË- Kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, ka kërkuar më shumë fonde p&e...
Politike
10 November 2026, 15:39
E. D
Fredi Beleri
STRASBURG- Eurodeputeti Fredi Beleri ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeri...
Politike
10 November 2026, 14:58
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Erion Veliaj i është drejtuar me një kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të Partis...
Politike
10 November 2026, 14:46
E.d
Fredi Beleri
TIRANA- Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg i ka dhënë të drejtë eurodeputetit Fredi Bel...
Politike
10 November 2026, 14:29
E.d
Ilir Beqaj
TIRANA- GJKKO ka vendosur të rrëzojë shumicën e kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësi...
Politike
10 November 2026, 13:25
I.A
Takimi BE-Mali i Zi
BRUKSEL- Mali i Zi është i pari që teston masat e reja mbrojtëse të BE-së, me shtetet anëtare që p...
Politike
10 November 2026, 13:16
E.d
Erion Veliaj dhe Plarent Ndreca
TIRANA- Avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj, Plarent Ndreca i është drejtuar ditën e sotme sërish m...
Politike
10 November 2026, 12:43
E.d
SPAK
TIRANA- Gjykata e Posaçme është tërhequr në dhomën e këshillimit për të marrë vendimin lidhur me t&eu...