10 November 2026, 15:59
Nga E.M

ELBASAN- Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka takuar ditën e sotme familjarët e prekur nga shpërthimi i pallatit pesëkatësh në Elbasan, për të ndjekur nga afër zgjidhjen përfundimtare të situatës dhe masat që po merren për strehimin e familjeve.
I shoqëruar nga përfaqësues të institucioneve qendrore dhe vendore, ministri Demo u njoh me nevojat e familjeve që janë detyruar të largohen nga banesat e tyre, duke theksuar se siguria e qytetarëve dhe mbështetja konkrete për çdo familje janë prioriteti kryesor i institucioneve.
“Ne jemi këtu sot për të treguar vullnetin e qartë të të gjitha institucioneve që kjo situatë do të marrë një zgjidhje. Këtë problematikë do ta ndjekim në vazhdimësi, për të gjetur zgjidhjen afatgjatë”, u shpreh Demo.
Ndërkohë pas shpë rthimit strehimi dhe nevojat e përditshme të familjeve mbeten shqetësimi kryesor. Lidhur me të ardhmen e godinës së dëmtuar, Demo theksoi se çdo vendim do të merret mbi bazën e ekspertizës teknike.
“Jemi në pritje të raportit përfundimtar dhe, pas këtij raporti, alternativat që do të marrim në konsideratë do të bazohen mbi rezultatet e tij. Inxhinierët do të vlerësojnë strukturën e godinës dhe ndërhyrjet e mundshme që mund të kryhen. Në bazë të këtij informacioni do të përcaktojmë alternativat për t’i dhënë zgjidhje problematikës”, deklaroi Demo.
Ministri kërkoi bashkërendim të vazhdueshëm mes institucioneve përgjegjëse, me qëllim që procesi i vlerësimit teknik, mbështetja për strehimin dhe hapat drejt zgjidhjes afatgjatë të ndiqen pa vonesa të panevojshme. Në vizitë morën pjesë prefekti i Qarkut Elbasan, Ilir Bejtja, kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, përfaqësues të Emergjencave Civile dhe ekspertë të Institutit të Ndërtimit./Dosja.al
ELBASAN-Ministri Demo
Politike
10 November 2026, 15:58
E. D
Ilir Rusi dhe Fatmir Xhafaj
TIRANË- Kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, ka kërkuar më shumë fonde p&e...
Politike
10 November 2026, 15:39
E. D
Fredi Beleri
STRASBURG- Eurodeputeti Fredi Beleri ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeri...
Politike
10 November 2026, 14:58
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Erion Veliaj i është drejtuar me një kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të Partis...
Politike
10 November 2026, 14:46
E.d
Fredi Beleri
TIRANA- Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg i ka dhënë të drejtë eurodeputetit Fredi Bel...
Politike
10 November 2026, 14:29
E.d
Ilir Beqaj
TIRANA- GJKKO ka vendosur të rrëzojë shumicën e kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësi...
Politike
10 November 2026, 13:25
I.A
Takimi BE-Mali i Zi
BRUKSEL- Mali i Zi është i pari që teston masat e reja mbrojtëse të BE-së, me shtetet anëtare që p...
Politike
10 November 2026, 13:16
E.d
Erion Veliaj dhe Plarent Ndreca
TIRANA- Avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj, Plarent Ndreca i është drejtuar ditën e sotme sërish m...
Politike
10 November 2026, 12:43
E.d
SPAK
TIRANA- Gjykata e Posaçme është tërhequr në dhomën e këshillimit për të marrë vendimin lidhur me t&eu...
Politike
10 November 2026, 10:25
E.d
Edi Rama
Partia Socialiste është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.&nb...
Politike
10 November 2026, 07:59
E.d
Edi Rama dhe Emmanuel Macron
FRANCA- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, ku sot dhe nesër zhvillohet Forumi i Paqes në Paris, një akti...