10 November 2026, 17:15
Nga E.M
ELBASAN- Deputeti i opozitës, Isuf Çela, në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjes, ka kritikuar ndërhyrjen e strukturave zjarrfikëse. Ai pohoi se menaxhimi i flakëve në pallatin ku humbën jetën dy persona nuk ishte në nivelin e duhur duke theksuar se në momentet e ngjarjes shuarja e zjarrit bëhej vetëm më zorrë uji.
Gjatë fjalës së tij Çela vuri në dukje se për protestën studentore forcat policore përdorin mjete që hedhin ujë me presion në distanca deri në 300 metra.
Në përgjigje të tij kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, tha se zjarri në momentet e para shkaktoi panik si për qytetarët ashtu edhe për strukturat operacionale. Ai pranoi se ndërhyrja ishte shoqëruar me vështirësi, duke evidentuar mungesën e përvojës për atë situatë ndërsa bëri të ditura edhe pasojat e shpërthimit.
Pjesë nga diskutimi:
Deputeti i opozitës, Isuf Çela: Javën e kaluar ndodhi një situatë e rënies së zjarrit në një pallat në Elbasan, ku humbën jetën dy persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Mënyra e menaxhimit të asaj situate linte shumë për të dëshiruar. Tregon filozofinë e kësaj qeverisjeje në 13 vite, vetëm pjesën e fasadës. Fikja e zjarrit atje bëhej vetëm me një zorrë uji, sikur po ujit lulishten, ndërkohë që në shesh makineritë e hedhjes së ujit, për të shtyrë studentët, për të shtyrë protestuesit, e çojnë në 200 m, 300 m, në antitezë me atë që ndodhi në Elbasan.
kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako: Për zjarrin në Elbasan, sigurisht që zjarri është një fenomen që në momentet e para ka efektet e panikut edhe për qytetarët, por në momente të caktuara edhe për strukturat operacionale. Ne kemi angazhuar të gjitha kapacitetet, deri te autoshkallët, qoftë në Tiranë dhe në Elbasan. Ka pasur një risk të shtuar për banorët e pallatit, mbase edhe përvoja për një aksident të tillë, se është një aksident që sjell pasoja të konsiderueshme, ka qenë e munguar nga ekspertët, specialistët në momentin e parë, se shkaqet dalin pasi menaxhohet një situatë e tillë. Njësitë e kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura dhe të Mbrojtjes ndaj Zjarrit kanë operuar gjatë gjithë natës dhe kanë siguruar jetën e banorëve të pallatit dhe kanë siguruar në mesnatë edhe kanë gjetur viktimën./Dosja.al
Isuf Çela ELBASAN
Politike
10 November 2026, 17:10
E. D
Skender Pashaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Skender Pashaj ka deklaruar gjatë diskutimeve në Komisionin e Kulturës s...
Politike
10 November 2026, 16:56
E. D
Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos
BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Ko...
Politike
10 November 2026, 16:46
E. D
TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi takimin e parë me bashkëkryetarët e Kom...
Politike
10 November 2026, 15:59
E.M
ELBASAN- Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka takuar ditën e sotme familjarët e prekur nga shpërthimi i pallatit pesëka...
Politike
10 November 2026, 15:58
E. D
Ilir Rusi dhe Fatmir Xhafaj
TIRANË- Kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, ka kërkuar më shumë fonde p&e...
Politike
10 November 2026, 15:39
E. D
Fredi Beleri
STRASBURG- Eurodeputeti Fredi Beleri ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeri...
Politike
10 November 2026, 14:58
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Erion Veliaj i është drejtuar me një kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të Partis...
Politike
10 November 2026, 14:46
E.d
Fredi Beleri
TIRANA- Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg i ka dhënë të drejtë eurodeputetit Fredi Bel...
Politike
10 November 2026, 14:29
E.d
Ilir Beqaj
TIRANA- GJKKO ka vendosur të rrëzojë shumicën e kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësi...
Politike
10 November 2026, 13:25
I.A
Takimi BE-Mali i Zi
BRUKSEL- Mali i Zi është i pari që teston masat e reja mbrojtëse të BE-së, me shtetet anëtare që p...