LIVE UPDATES
Politike

"Mafia qeveritare nxiste mendimin se erdhi radha e Shqipërisë pa opozitë"/ Berisha: Ne nuk u tërhoqëm nga platforma jonë(VIDEO)

Kreu i PD-së kritikoi gjithashtu tezën se Partia Demokratike dhe Partia Socialiste janë njësoj, duke e cilësuar atë si antidemokratike dhe në favor të qeverisë

28 October 2026, 12:59 Nga G.M
"Mafia qeveritare nxiste mendimin se erdhi radha e Shqipërisë pa
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së u shpreh se opozita ka qënë e vetmja forcë politike e cila i ka mbështetur protestat e qytetarëve. Kreu i PD-së kritikoi gjithashtu tezën se Partia Demokratike dhe Partia Socialiste janë njësoj, duke e cilësuar atë si antidemokratike dhe në favor të qeverisë.

Sipas Berishës, kjo tezë synon të dobësojë opozitën dhe të krijojë një Shqipëri pa një opozitë të vërtetë. Ai theksoi se PD-ja nuk është tërhequr nga qëndrimet e saj dhe se ka vijuar betejën politike përmes protestave, Parlamentit dhe institucioneve të drejtësisë.

 


 
Berisha: Nga qershori gjer sot, teza më antishqiptare, më antidemokratike ishte teza se dy partitë janë njëlloj. Mafia qeveritare nxiste mendimin se erdhi radha e Shqipërisë pa opozitë Por ky ritual përsëritej çdo ditë në një kohë kur bandat e Qorrit të Ramës, Arlind Qorrit terrorizon qytetin me grusht çdo natë: E viva, rroftë komunizmi!

Ne i ndiqnim situatën, demokratët kanë qenë aty dhe kanë mbajtur një qëndrim të jashtëzakonshëm. Projektonin me çdo kusht këta horra sulme ndaj demokratëve në protestë. Por kur merrnin paralajmërimin, u dështonin sulmet. Duhet t’i themi të vërtetat siç janë. Disa prej tyre mbushën valixhet dhe ia mbathën, të damkosur do mbeten përjetë për thikat që i futën lëvizjes qytetare më madhështore në historinë e këtij vendi. E vetmja forcë politike, ua them unë ju këtu, që e mbështeti atë lëvizje me të gjithë fuqitë e saj pa asnjë simbol të veten, ishte PD.

Pa asnjë simbol të veten sepse respektoi me kod, siç e kërkon ligji moral, karakterin e saj rinor qytetar.
Është e vetmja forcë politike që bëri me dhjetëra mbledhje për të mobilizuar mbëshetësit në atë protestë, edhe në ditët më të vështira. Është e vetmja forcë politike që edhe në momentet e shuarjes së saj, ato ku mbetën 100 apo 120 vetë, shumica ishin demokratë që kishin protestuar 420 ditë rresht në Astir. Ishin demokratë që kishin protestuar 333 ditë tek Rruga e Shpresës. Ishin demokratë që kishin protestuar 46 javë tek Bashkia e Tiranës. Në ka një mbiemër të dytë kjo parti, e ka protestë, po të kishte emër të dytë, Partia Demokratike e Protestës. Por ne e ndoqëm. Pse?
Standardi moral është standardi i parë. Dhe njeriu, dhe forca politike, duhet të ketë trashëgiminë morale, standardet morale, standardet e para.

Ndaj dhe ne nuk u tërhoqëm nga platforma jonë. Mbështetësit tanë e kishin të vështirë të dëgjonin një grup horrash që hidhnin parulla ndaj asaj partie, e cila kishte mbrojtur vite e vite, pa qenë e përsosur absolutisht, por kishte mbrojtur çdo çështje për të cilën ata luftonin. Kishte bërë një betejë disavjeçare me të gjitha ligjet që ata kundërshtonin. Kishte bërë një betejë në parlament, kishte bërë një betejë me protesta, kishte bërë një betejë në Gjykatë Kushtetuese me secilin prej atyre ligjeve. Por mafia qeveritare dhe joqeveritare, i verbonte ata dhe i nxiste duke menduar se erdhi radha e Shqipërisë pa opozitë. Dhe Shqipëria pa opozitë ishte Shqipëria në të cilën opozita e vërtetë duhej të zhdukej.
Kjo ishte Shqipëria pa opozitë. Shqipëria pa opozitë ishte Shqipëria e atij që doli dje në protestë sipas tij duke përjashtuar ata që kishin të regjistruar qindra e qindra protesta në biografinë e tyre.

Qesharakë, të turpshëm, primitivë. Duke u përpjekur që tani rruga, sheshi janë të miat se dola unë.
Dola unë pas kaq kohësh. Mirë se dole ti, je i mirëpritur. Por po të jesh i sinqertë ti që dole, akti i parë në shërbim të këtij vendi, bën thirrje për bashkim të forcave kundërshtare të qeverisë. Por bëre të kundërtën sipas porosive dhe përfundove aty ku përfundove. Dhe moria e borizanëve dhe puthadorëve të qeverisë dhe mafies, PD nuk duhet të përzihet.
PD nuk ka pse përzihet. Nga qershori gjer sot, teza më antishqiptare, më antidemokratike ishte teza se dy partitë janë njëlloj. Teza e cila bazohej në logjikën formale se njerëzit janë njëlloj në pamje, janë qenie që ecin në këmbë, me katër gjymtyrë, etj, etj.

Por nuk ka mashtrim më të madh, më të turpshëm se sa të shtrosh këtë tezë. Së pari, është forma më e lartë e korrupsionit. Forma më e lartë e korrupsionit është kur fjala apo fjalia shpreh të kundërtën e asaj që është e vërtetë. Dhe kur krahason të pakrahasueshmet. Kjo është në distancë forma më e lartë e korrupsionit të gjuhës në radhë të parë. Dhe nga korrupsioni i gjuhës vjen korrupsioni i mendimit. Thua po, qenkan njëlloj./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes