LIVE UPDATES
Bota

Rashiç bën thirrje për harmonizimin e projektligjit për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore

Ky reagim i ministrit serb vjen disa ditë pasi Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore. Fillimisht, kundër tij u deklaruan deputetët e Listës Serbe me arsyetimin se me këtë ligj mund të cenohen garancitë që gëzon tashmë Kisha Ortodokse Serbe.

24 November 2026, 17:06 Nga G.M
Rashiç bën thirrje për harmonizimin e projektligjit për
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq. Fotografi nga arkivi.

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, vlerësoi se projektligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore duhet të harmonizohet me legjislacionin ekzistues dhe garancitë kushtetuese, në mënyrë që të mos ketë ndikim të dëmshëm për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë dhe objektet e saj fetare.

“Është veçanërisht e rëndësishme që me ligjin e ri të mos cenohen garancitë ekzistuese ligjore që kanë të bëjnë me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare të Kishës Ortodokse Serbe, dhe as të anashkalohen, përmes kompetencave të reja inspektuese, kompetencat dhe mekanizmat mbrojtës të përcaktuar me ligjet në fuqi”, tha Rashiq përmes një reagimi.

Ky reagim i ministrit serb vjen disa ditë pasi Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore. Fillimisht, kundër tij u deklaruan deputetët e Listës Serbe me arsyetimin se me këtë ligj mund të cenohen garancitë që gëzon tashmë Kisha Ortodokse Serbe. Rashiq tha se mangësitë në ligj është dashur që të evidentohen më herët në mënyrë që të mund të merreshin masa me kohë.

Lista Serbe ka nëntë nga dhjetë mandatet e garantuara për komunitetin serb në Kosovë, ndërkaq një deputet vjen nga radhët e partisë së Rashiqit. Deputetët e Listës Serbe kanë kërkuar po ashtu që projektligji të kthehet për plotësim dhe që, para se të procedohet sërish, të konsultohet Kisha Ortodokse Serbe.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Dioqeza e Rashës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe, duke thënë se askush nuk është konsultuar me të gjatë hartimit të ligjit, ndonëse ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka thënë se janë mbajtur konsultime publike. Bogujevci ka hedhur poshtë pretendimet se ligji mund ta rrezikojë pozitën e Kishës Ortodokse Serbe, duke theksuar se ndërmjet leximit të parë dhe të dytë ekziston mundësia që ligji të ndryshohet ose plotësohet.

Ministri Rashiq më 24 nëntor ka theksuar se problematike janë veçmas nenet 5 dhe 6, për shkak të mbivendosjes së mundshme të kompetencave me institucionet që tashmë kanë përgjegjësi të përcaktuara me ligj. Edhe Lista Serbe i ka cilësuar këto nene si problematike. Ato kanë të bëjnë me kompetencat e inspektorëve për të kontrolluar asetet kulturore, për të ndaluar punimet dhe për të nisur procedurat për pezullimin ose revokimin e lejeve.

Përfaqësuesit politikë të serbëve konsiderojnë se ligji nuk e përcakton qartë se ekzistojnë garancitë për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë, të bazuara në Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura dhe Ligjin për Liritë Fetare. Ligji për Zonat e Veçanta të Mbrojtura garanton mbrojtjen e manastireve, kishave dhe objekteve të tjera fetare ortodokse serbe në Kosovë, si dhe mbron monumentet e tjera kulturore dhe historike që kanë rëndësi të veçantë për komunitetin serb.

Ministri Rashiq vlerësoi se gjatë përcaktimit të natyrës juridike të ligjit për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore duhet të merren parasysh përmbajtja e tij reale, çështjet që rregullon dhe pasojat që mund të prodhojë, e jo vetëm emërtimi ose qëllimi i përcaktuar formalisht.

Në këtë kontekst, ai theksoi se neni 81 i Kushtetutës së Kosovës përcakton qartë se për miratimin e ligjeve të kësaj kategorie kërkohet shumica e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, si dhe shumica e votave të deputetëve që kanë mandatet e garantuara për komunitetet joshumicë.

“Kjo nuk është çështje politike dhe as çështje e vullnetit të mirë, por një detyrim kushtetues”, u shpreh Rashiq.

Ai shtoi se kërkesa për konsultime shtesë është e arsyeshme dhe bëri thirrje për dialog mes përfaqësuesve politikë të serbëve dhe Kishës Ortodokse Serbe.

“Jemi të hapur për bisedime dhe konsiderojmë se përfshirja e të gjithë aktorëve relevantë është e domosdoshme për të arritur një zgjidhje cilësore dhe juridikisht të qëndrueshme”, tha Rashiq.

Që ligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore të hyjë në fuqi, pas miratimit në lexim të parë, ai duhet të shqyrtohet nga komisioni përkatës, i cili trajton vërejtjet e palëve të interesuara dhe amendamentet e mundshme. Më pas, projektligji kthehet në Kuvend për lexim të dytë. Nëse nevojitet rishqyrtim, teksti përfundimtar mund të hidhet në votim në lexim të tretë.

Për çështjen e ligjit ka reaguar edhe Lëvizja Studentore e cila fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura në Serbi në fund të tetorit. Kjo lëvizje ngriti çështjen e mënyrës se si Inspektorati i ardhshëm do të trajtojë pronat dhe objektet fetare të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Deputeti i kësaj lëvizjeje në Kuvendin e Serbisë, Jugosllav Gashiq, deklaroi për transmetuesin publik të Serbisë se këtë çështje do ta paraqesë si prioritet në takimet me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare./REL

Sondazh

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur

Policia e qëlloi me plumb gome në sy gjatë protestave, Erion Vishkulli paraqitet për të dëshmuar...

Spiropali: Rama ose të bëhet burrë e të mbajë përgjegjësi ose të ikë

Spiropali: Po kam folur, në interes të Shqipërisë dhe qeverisë si Ministre e Jashtme

Spiropali: Të hapet gara brenda PS-së pas 17 vitesh, jam e gatshme të marrë pjesë

Hetimi nga SPAK, Spiropali: Kallëzim anonim dhe luftë politike, nuk më bëjnë dot shantazh

Spiropali: Nuk janë mollët dhe dardhat problemi, por baçja e kontaminuar

Çështja Balluku, Spiropali: Isha një nga dy deputetët që nuk votova me grupin e PS, mora kritika

Spiropali: 40 vetë as e kanë ngritur dorën në mbledhjen e grupit parlamentar

A do të krijoni parti të re? Spiropali: Jam socialiste e bindur, do bëj betejën time

Spiropali pas shkarkimit nga grupi i PS-së: Vendime nul, nuk pati votim

Elisa Spiropali: Pushteti është ekstremisht i përqëndruar te një dorë

Spiropali flet pas përjashtimit nga grupi i PS-së: Po e marr si dekoratë, ata që duhet të ikin...

Digjet një makinë gjatë natës në Vlorë, dyshime se flakët nisën nga një kosh mbeturinash

Hynin në banesa dhe kryenin grabitjet për 10 minuta, arrestohen tre shqiptarë në Spanjë...

"Bandat do të përfundojnë para ligjit"/ Berisha: Nuk ka zgjedhje në kushtet e partisë shtet

"Fjalën e fundit e ka sovrani"/ Berisha i drejtohet Ramës: 28 Nëntori po vjen!

Bylykbashi largohet nga drejtimi politik i PD-së në Durrës: Dorëzova detyrën te Berisha

Pas plagosjes me thikë, alarm në Fier! Një tjetër person kapet në kamera me thikë në dorë

178 ditë tubim/ Protestuesit grumbullohen para godinës së Kryeministrisë

Ambasadori i SHBA, Eric Wendt zhvillon një vizitë në Prokurorinë e Posaçme

Ndërhyrja kirurgjikale e Veliajt, Ndreca: Nuk e përcakton prokurori se kush mjek do e operojë...

Spiropali u përjashtua nga Grupi Parlamentar i PS, Balla: Më vjen keq që duhet të shkonim...

Rama: Qytetari do njoftohet në E-Albania! Së shpejti policët dhe inspektorët e terrenit

Shiu dhe dëbora sjellin probleme në Tropojë, shembet rruga Bajram Curri–Cernicë, bllokohet...

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi