24 November 2026, 16:43
Nga G.M
Jensen Huang dhe Donald Trump
SHBA- Rikthimi i Jensen Huang në krye të Nvidia-s u realizua pas 72 orësh kontaktesh intensive mes administratës amerikane dhe drejtuesve të kompanisë. Në proces u përfshinë presidenti Donald Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance, të cilët ushtruan presion për rikthimin e bashkëthemeluesit në postin e drejtorit ekzekutiv. Trump zhvilloi biseda me anëtarët e bordit, ndërsa Vance koordinoi kontaktet me kompaninë dhe vetë Huang.
Presidenti amerikan e konsideronte rikthimin e tij të rëndësishëm edhe për stabilizimin e aksioneve të Nvidia-s, të cilat kishin pësuar rënie pas largimit të tij. Një tjetër faktor ishte rëndësia strategjike e Nvidia-s në garën globale për inteligjencën artificiale. Administrata amerikane vlerëson se përvoja e Huang është thelbësore për ruajtjen e epërsisë teknologjike të SHBA-së ndaj Kinës. Edhe presidenti kinez Xi Jinping kishte shprehur vlerësime për drejtuesin e kompanisë gjatë kontakteve me Trump.
Megjithatë, rikthimi i tij u shoqërua me pikëpyetje për shkak të një hetimi mbi dyshimet se procesorë Nvidia kishin përfunduar në Kinë, në kundërshtim me kufizimet amerikane të eksportit. Hetimet përfshijnë edhe një ish-drejtuese të një kompanie që kishte blerë këta procesorë. Deri më tani nuk është konfirmuar përfshirja e Huang në shkelje.
Sekretari i Shtetit Marco Rubio kishte shprehur më herët shqetësime për këtë çështje, ndërsa brenda Kongresit kanë nisur të ngrihen pyetje mbi sigurinë kombëtare dhe vendimin për rikthimin e tij. Huang pritet të dëshmojë përpara Komitetit Bankar të Senatit, ku do të përballet me pyetje mbi eksportet e teknologjisë amerikane drejt Kinës dhe rolin e Nvidia-s në këtë proces./Dosja.al
Nvidia Jensen Huang
Bota
24 November 2026, 16:36
E.M
SHBA- Atmosfera festive e Krishtlindjeve ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë pasi Zonja e Parë, Melania Trump, ka pritur kët&e...
Bota
24 November 2026, 16:30
G.M
Dronë
UKRAINA- Komponentë elektronikë të prodhuar në SHBA dhe Evropë, madje edhe gjatë vitit 2026, janë zbuluar...
Bota
24 November 2026, 16:22
G.M
Nicolas Sarkozy dhe Carla Bruni
LIBI- Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe bashkëshortja e tij, Carla Bruni, do të përballen s&eu...
Bota
24 November 2026, 15:59
E.M
ANGLI- Dy persona janë arrestuar në Britani, pasi dyshohet se kanë hyrë në rezidencën verore të Princit ëilliam dhe bas...
Bota
24 November 2026, 15:51
G.M
Gandy Eisenkot
IZRAEL- Partia Yashar e Gandy Eisenkot po shqyrton një marrëveshje me formacionin ultra-ortodoks United Torah Judaism (UTJ), e cila...
Bota
24 November 2026, 15:50
E.M
GAZA- Naim Abu Nahal, Kreu i shërbimit të sigurisë së brendshme të Hamasit në Gaza, është vrarë nga një sulm ...
Bota
24 November 2026, 15:36
G.M
Putin
RUSI- Shqetësimet për sigurinë e Evropës po shtohen për shkak të sulmeve hibride, sabotimeve dhe provokimeve ushtar...
Bota
24 November 2026, 15:31
E.M
TURQI- Një automjet i tonazhit të rëndë është fundosur në një gropë pas shembjes së një pjese të pa...
Bota
24 November 2026, 14:58
E.M
RUSI- Ministri i jashtëm i Ukrainës ka njoftuar këtë të martë se një sulm me dron kundër një anijeje ushtarake dhe...
Bota
24 November 2026, 14:53
G.M
pamje
SHBA- Një 13-vjeçar është qëlluar me armë zjarri nga një oficer policie gjatë një kontrolli rrugor...