13 November 2026, 14:43
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se deputetët e PD do të njihen dhe do të diskutojnë mbi punën që ka bërë kryetari i grupit të punës të reformës zgjedhore dhe anëtarët. Kjo në mënyrë që t’u jepet përgjigje një për një të gjitha rekomandimeve të OSBE/ODIHR në zgjedhjet e fundit dhe të parafundit.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha tha se Komisioni Evropian ka konstatuar në raportet e tij se këto rekomandime nuk janë adresuar pothuajse asnjë nga autoritetet shqiptare. Më tej, ai tha se Damian Gjiknuri kërkon të përcaktojë agjendën në mënyrë të njënashme duke shkelur ligjin dhe vendimin e Kuvendit.
Sali Berisha: Në këtë mbledhje, deputetët e PD do të njihen dhe do të diskutojnë mbi punën që ka bërë kryetari i grupit të punës të reformës zgjedhore dhe anëtarët, në mënyrë që t’u jepet përgjigje një për një të gjitha rekomandimeve të OSBE/ODIHR në zgjedhjet e fundit dhe të parafundit. Siç jeni në dijeni, Komisioni Evropian konstaton në raportet e tij se këto rekomandime nuk janë adresuar pothuajse asnjë nga autoritetet shqiptare.
Komisioni bipartizan i ngritur për reformën zgjedhore mbi bazën e vendimeve është një komision ku secila palë ka veton, pra asnjë hap nuk mund të bëhet pa ujdinë e palës tjetër. Në mënyrë të njëanshme, si gangsterë të vërtetë, përfaqësuesi i Edi Ramës, Damian Gjiknuri me anëtarët e tij, për të krijuar skenarin pak a shumë të reformës territoriale, menduan të përcaktojnë në mënyrë të njëanshme agjendën e këtij komisioni. Përcaktimi i njëanshëm i agjendës është i paligjshëm dhe bie në kundërshtim me vendimin e Parlamentit. Por gangsterë dhe individë të inkriminuar nuk kanë asnjë parim dhe ne jemi të qartë për këtë./Dosja.al
Sali Berisha
Politike
13 November 2026, 14:07
Izmir Akulli
Foto Ilustruese
TIRANË- Problematika globale e shërbimeve Microsoft 365 ka prekur edhe administratën publike shqiptare, duke shkaktuar vës...
Politike
13 November 2026, 13:39
E.d
Pamje nga takimi
TIRANA- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Eric Wendt ka zhvilluar një takim me të rinj shqiptar&eu...
Politike
13 November 2026, 13:03
E.d
Pamje
TIRANA- Projektligji i ri për strehimin social ka nxitur debate mes përfaqësuesve të opozitës dhe qeverisë në k...
Politike
13 November 2026, 12:20
E.d
Edi Rama
TIRANA- Media prestigjioze Al Jazeera i ka kushtuar një artikull anulimit të samitit të NATO-s në Tiranë për viti...
Politike
13 November 2026, 11:31
E.d
Erion Veliaj
TIRANA- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiran&...
Politike
13 November 2026, 11:00
I.A
Edi Rama
BRUKSEL- NATO nuk do të mbajë një samit në Shqipëri vitin e ardhshëm pavarësisht planeve të mëparshme p&...
Politike
13 November 2026, 10:58
E.d
Ilir Meta
TIRANA- Ish-Presidenti Ilir Meta ka bërë publike kërkesat e tij procedurale drejtuar Gjykatës së Posaçme, duke k&eum...
Politike
13 November 2026, 09:22
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Kuvendi i Kosovës pritet të vijojë sot seancën plenare me rishqyrtimin e Ligjit për Dhomat e Specializuar...
Politike
13 November 2026, 08:20
E.d
Foto ilustruse
Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shirok...
Politike
13 November 2026, 08:08
E.d
Taulant Balla
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shfaqur duke u drejtuar me gjeste fyese tifozëve ...