LIVE UPDATES
Bota

Rriten kërcënimet ndaj grave në Gjermani/ 209 gra dhe vajza humbën jetën nga dhuna në familje vetëm gjatë vitit 2025, mbetet shqetësuese presioni digjital

Dhuna ndaj grave në Gjermani vijon të rritet ndërsa sipas statistikave të vitit 2025, rreth 209 gra dhe vajza humbën jetën si pasojë e dhunës në familje, ndërsa 130 prej tyre u vranë nga partnerët ose ish-partnerët.

24 November 2026, 17:58 Nga E.M

Rriten kërcënimet ndaj grave në Gjermani/ 209 gra dhe vajza

GJERMANI- Dhuna ndaj grave në Gjermani vijon të rritet ndërsa sipas statistikave të vitit 2025, rreth 209 gra dhe vajza humbën jetën si pasojë e dhunës në familje, ndërsa 130 prej tyre u vranë nga partnerët ose ish-partnerët. Në total, 280.129 persona u raportuan si viktima të dhunës në familje.   

Numri i grave dhe vajzave viktima të dhunës në familje në Gjermani u rrit me 2,8% gjatë vitit 2025, duke arritur në 197.667 raste, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme gjermane. Raportet më të fundit mbi dhunën në familje dhe krimet me bazë gjinore ndaj grave tregojnë një rritje të rasteve në të gjitha kategoritë.

Gjatë vitit të kaluar, 54.675 gra dhe vajza u regjistruan si viktima të veprave penale seksuale, me një rritje prej 2,3% krahasuar me vitin 2024. Pothuajse gjysma e tyre ishin të mitura në momentin kur ndodhi krimi. Shqetësuese është edhe rritja e dhunës digjitale. Numri i grave dhe vajzave të prekura nga kjo formë dhune arriti në 31.221, gati 16% më shumë se një vit më parë.

Në shumicën e rasteve bëhej fjalë për shtrëngim, kërcënime dhe përndjekje. Rreth 30% e viktimave ishin të mitura. Ndërkohë, krimet me motive politike kundër grave u rritën me gati 50%, duke arritur në 819 raste. Kjo kategori krimesh është katërfishuar që nga viti 2022.

Më shumë se gjysma e rasteve përfshinin fyerje, ndërsa të tjerat kishin të bënin kryesisht me vepra propagandistike dhe nxitje të urrejtjes. U regjistruan gjithashtu 54 raste të dhunës fizike me motive mizogjene, kryesisht plagosje. Në total, 280.129 persona u regjistruan si viktima të dhunës në familje gjatë vitit 2025, një rritje prej 2,8% krahasuar me vitin paraardhës.

Nga këto raste, 179.940 lidhen me dhunën mes partnerëve intimë, ndërsa 100.189 me dhunën brenda familjes. Gratë përbëjnë 70,6% të të gjitha viktimave të dhunës në familje. Për rastet e dhunës mes partnerëve, kjo përqindje është edhe më e lartë, duke arritur në 79,4%.

Më shumë se 142.800 gra dhe vajza ranë viktima të dhunës nga partnerët ose ish-partnerët gjatë vitit 2025. Kjo do të thotë se, mesatarisht, më shumë se 16 gra në orë përjetuan këtë formë dhune. Rreth tri të katërtat e personave të dyshuar për dhunë në familje janë burra.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se 292 persona humbën jetën si pasojë e dhunës në familje, mes tyre 209 gra dhe vajza. Nga këto të fundit, 130 u vranë nga partnerët ose ish-partnerët. Megjithatë, autoritetet theksojnë se këto vrasje nuk mund të klasifikohen automatikisht si femicide, pasi statistikat policore nuk regjistrojnë motivin e krimit.

Për herë të parë, raporti “Dhuna me bazë gjinore ndaj grave” përfshin një përkufizim të femicidit, të hartuar nga një grup pune i përbashkët i autoriteteve federale dhe atyre të landeve gjermane. Ky përkufizim synon të mundësojë identifikimin dhe dokumentimin më të qartë të rasteve të vrasjeve të grave për arsye gjinore në të ardhmen.

Shifrat e publikuara tregojnë përmasat alarmante të dhunës ndaj grave në Gjermani dhe sfidën që mbetet për autoritetet në parandalimin e saj./Dosja.al 

Gjermani

Sondazh

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur

Policia e qëlloi me plumb gome në sy gjatë protestave, Erion Vishkulli paraqitet për të dëshmuar...

Spiropali: Rama ose të bëhet burrë e të mbajë përgjegjësi ose të ikë

Spiropali: Po kam folur, në interes të Shqipërisë dhe qeverisë si Ministre e Jashtme

Spiropali: Të hapet gara brenda PS-së pas 17 vitesh, jam e gatshme të marrë pjesë

Hetimi nga SPAK, Spiropali: Kallëzim anonim dhe luftë politike, nuk më bëjnë dot shantazh

Spiropali: Nuk janë mollët dhe dardhat problemi, por baçja e kontaminuar

Çështja Balluku, Spiropali: Isha një nga dy deputetët që nuk votova me grupin e PS, mora kritika

Spiropali: 40 vetë as e kanë ngritur dorën në mbledhjen e grupit parlamentar

A do të krijoni parti të re? Spiropali: Jam socialiste e bindur, do bëj betejën time

Spiropali pas shkarkimit nga grupi i PS-së: Vendime nul, nuk pati votim

Elisa Spiropali: Pushteti është ekstremisht i përqëndruar te një dorë

Spiropali flet pas përjashtimit nga grupi i PS-së: Po e marr si dekoratë, ata që duhet të ikin...

Digjet një makinë gjatë natës në Vlorë, dyshime se flakët nisën nga një kosh mbeturinash

Hynin në banesa dhe kryenin grabitjet për 10 minuta, arrestohen tre shqiptarë në Spanjë...

"Bandat do të përfundojnë para ligjit"/ Berisha: Nuk ka zgjedhje në kushtet e partisë shtet

"Fjalën e fundit e ka sovrani"/ Berisha i drejtohet Ramës: 28 Nëntori po vjen!

Bylykbashi largohet nga drejtimi politik i PD-së në Durrës: Dorëzova detyrën te Berisha

Pas plagosjes me thikë, alarm në Fier! Një tjetër person kapet në kamera me thikë në dorë

178 ditë tubim/ Protestuesit grumbullohen para godinës së Kryeministrisë

Ambasadori i SHBA, Eric Wendt zhvillon një vizitë në Prokurorinë e Posaçme

Ndërhyrja kirurgjikale e Veliajt, Ndreca: Nuk e përcakton prokurori se kush mjek do e operojë...

Spiropali u përjashtua nga Grupi Parlamentar i PS, Balla: Më vjen keq që duhet të shkonim...

Rama: Qytetari do njoftohet në E-Albania! Së shpejti policët dhe inspektorët e terrenit

Shiu dhe dëbora sjellin probleme në Tropojë, shembet rruga Bajram Curri–Cernicë, bllokohet...

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi