16 October 2026, 08:35
Nga I.A

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), njoftoi se êshtë duke ndjekur me vëmendje situatën e krijuar gjatë protestave të ditëve të fundit, informon publikun se disa degë bankare dhe ATM janë prekur nga veprime që kanë shkaktuar dëme materiale.
Për shkak të zhvillimeve në terren dhe me prioritet sigurinë e klientëve dhe të punonjësve, një pjesë e mirë e bankave kanë operuar përkohësisht me numër të reduktuar degësh dhe/ose me orar të kufizuar.
Në raste të caktuara nuk ka qenë e mundur që klientëve t’u ofrohej shërbimi me kapacitetin dhe standardin e zakonshëm. AAB dhe bankat anëtare kërkojnë mirëkuptimin e klientëve për çdo vështirësi apo vonesë të shkaktuar nga kjo situatë e jashtëzakonshme.
Bankat do të vijojnë aktivitetin sipas kushteve dhe orareve të përcaktuara nga secila prej tyre, në varësi të situatës dhe vlerësimeve të sigurisë. Ftojmë klientët që, përpara se të paraqiten në degë, të konsultojnë njoftimet zyrtare në faqet e internetit dhe kanalet e tjera të komunikimit të bankës së tyre.
Në të njëjtën kohë, klientët inkurajohen që, kur është e mundur, të përdorin kanalet bankare digjitale për kryerjen e pagesave, transfertave dhe transaksioneve të tjera të disponueshme në distancë.
AAB thekson se dëmet e evidentuara janë materiale dhe veprimet ndaj ambienteve fizike apo pajisjeve nuk cenojnë, në vetvete, depozitat e klientëve dhe funksionimin e sektorit bankar. Bankat vijojnë të zbatojnë masat dhe procedurat për ruajtjen e sigurisë, vazhdimësinë e aktivitetit dhe mbrojtjen e interesave të klientëve.
Sistemi bankar është një infrastrukturë thelbësore për qytetarët, bizneset dhe ekonominë shqiptare dhe një kontribues i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, nëpërmjet kreditimit të familjeve dhe sipërmarrjeve, lehtësimit të pagesave dhe transaksioneve, punësimit dhe kontributit në të ardhurat në buxhetin e shtetit. Prandaj të gjithë bashkë të ruajmë sistemin bankar dhe atë financiar si e mirë e përbashkët, të mos sulmohen degët e bankave dhe objektet e tjera financiare.
Bankat mbeten të angazhuara për vijimësinë e shërbimit normal sa më shpejt që kushtet e sigurisë ta lejojnë, duke vlerësuar me prioritet mbrojtjen e klientëve, punonjësve dhe infrastrukturës bankare, përfundon njoftimi./Monitor.al
shoqata e bankave
Ekonomi
16 October 2026, 08:31
I.A
TIRANË- Tenderi me fond limit 207.7 milionë lekë pa TVSH, ose mbi 2.1 milionë euro, për mirëmbajtjen e sistemit të Thesarit ...
Ekonomi
16 October 2026, 08:27
I.A
Çmimi i së njëjtës shportë me pesë produkte bazë ushqimore mund të ndryshojë me mbi 1 mijë lekë brenda...
Ekonomi
16 October 2026, 07:48
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Në vitin 2015, Shqipëria shpenzonte për arsimin 3.1% të PBB-së, teksa dhjetë vjet më vonë...
Ekonomi
10 October 2026, 07:52
I.A
TIRANË- Shtrenjtimi i karburantit po rrit kostot e bizneseve, nga shërbimet e mekanikës bujqësore te fertilizantët, bulmeti, uji i am...
Ekonomi
3 October 2026, 08:18
I.A
TIRANË- Në një industri ku kostot po rriten, tregjet po bëhen më të vështira dhe konkurrenca po zhvendoset, qeramika europi...
Ekonomi
3 October 2026, 08:15
I.A
TIRANË- Tregtimi i energjisë elektrike mbetet një model tërheqës biznesi, por ka varësi të lartë nga ecuria e prodhimi...
Ekonomi
2 October 2026, 07:15
E.d
Foto ilustruse
Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloret për funksionimin e sistemeve të saj të pag...
Ekonomi
1 October 2026, 07:11
E.d
Foto ilustruse
Zhvlerësimi i Euros dhe valutave të tjera kryesore të huaja në kursin e këmbimit me Lekun po vazhdon të ul&eum...
Ekonomi
27 September 2026, 07:58
I.A
Tirane
Shumë sipërmarrës në kryeqytet nxituan të marrin leje për kulla, më shumë kate që u parashikuan pë...
Ekonomi
27 September 2026, 07:47
PPP
Për periudhën 2017-2025 buxheti i shtetit ka paguar në total 98 miliardë lekë, ose rreth 1 miliard euro, për 12 kontrata ...