22 November 2026, 17:42
Nga E.d
Foto ilustruse
LUSHNJE- Fermerët e zonës së Darsisë në Lushnjë po përballen me vështirësi ekonomike këtë sezon, për shkak të rënies së çmimit të vajit të ullirit, i cili sipas tyre nuk arrin të mbulojë as shpenzimet e prodhimit. E njohur për sipërfaqet e mëdha të mbjella me ullinj, zona e Darsisë e ka këtë kulturë një nga burimet kryesore të të ardhurave për familjet vendase. Megjithatë, këtë vit situata në treg ka sjellë pakënaqësi te prodhuesit.
Sipas fermerëve, një litër vaj ulliri po shitet me jo më shumë se 450 lekë, një çmim që nuk justifikon kostot e punës, mirëmbajtjes së ullishtave dhe procesit të përpunimit. Përballë kësaj situate, shumë prej tyre janë të detyruar ta shesin prodhimin drejtpërdrejt në fabrikat e përpunimit, pasi shitja individuale është kthyer në një proces të vështirë.
Fermerët shpjegojnë se kur e tërheqin vajin për ta tregtuar vetë, përballen me mosbesimin e konsumatorëve, të cilët kanë dyshime për cilësinë dhe mundësinë e përzierjes së produktit. Kështu, pavarësisht prodhimit të vajit të ullirit, të ardhurat e këtij sezoni rrezikojnë të mos jenë të mjaftueshme për të kompensuar mundin dhe investimin e fermerëve të Lushnjës./Dosja.al
fermerë Lushnjë çmimi
Aktualitet
22 November 2026, 17:15
E.d
Foto ilustruse
BALLSH- Një shirit i kuq me mbishkrimin “Çifti me jetë të lumtur” është kthyer në një nga...
Aktualitet
22 November 2026, 16:50
E.d
Eugert Pulaj
ANGLI- Një shqiptar 37-vjeçar, i dënuar për shpërndarje kokaine në Britaninë e Madhe, po përpiqet t&eum...
Aktualitet
22 November 2026, 16:39
E.d
Foto ilustruse
GRAMSH- Një operacion i Prokurorisë së Elbasanit në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore ësh...
Aktualitet
22 November 2026, 14:17
G.M
pamje
TIRANË- Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Shkodër dhe në Vorë, n&eu...
Aktualitet
22 November 2026, 13:42
G.M
Xhensila Myrtezaj
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim këngëtaren Xhensila Myrteza...
Aktualitet
22 November 2026, 13:17
G.M
pamje
LIBOHOVË- 40-vjeçari Tefik Beqo, është arrestuar në Libohovë, pasi dyshohet se pas një konflikti me bashkëshor...
Aktualitet
22 November 2026, 13:01
G.M
Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara të Kosovës shpallën fajtorë për krime lufte katër ish-udhëheqës të U&Cc...
Aktualitet
22 November 2026, 12:28
G.M
pamje
DURRËS- Policia ka zbardhur vjedhjen e një banese në lagjen nr. 4 në Durrës, ku janë marrë shuma të konside...
Aktualitet
22 November 2026, 12:23
G.M
foto ilustruese
ANGLI- 30 shtetas shqiptarë janë dënuar me gjithsej 126 vite burg në Mbretërinë e Bashkuar gjatë muajit s...
Aktualitet
22 November 2026, 11:54
G.M
pamje
Gati shtatë vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe miliona euro dëme, ndërhyrjet në ...