20 November 2026, 18:34
Nga E.M

RUSI- Një raketë ruse kruiz e tipit Kh-101 është përplasur në territorin e Polonisë, pasi objektet shkelën hapësirën ajrore të vendit. Momenti i goditjes është filmuar nga kamerat e sigurisë në një fermë, ndërsa autoritetet polake e cilësojnë incidentin si provokim nga Moska.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur një raketë ruse përplaset në një zonë rurale të Polonisë juglindore, duke shkaktuar një zhurmë të fortë dhe shpërthim. Ngjarja ndodhi në orët e para të kësaj të premteje, në zonën e Noëy Lipoëiec, rreth 50 kilometra larg kufirit me Ukrainën.
Sipas Ministrisë polake të Mbrojtjes, bëhet fjalë për një raketë kruiz të tipit Kh-101, e projektuar për goditjen e objektivave me precizion. Raketa u rrëzua rreth orës 06:30, ndërsa autoritetet konfirmuan se nuk pati persona të lënduar apo dëme të raportuara.
Një tjetër raketë e dyshuar u rrëzua pranë Rudnik nad Sanem, në perëndim të zonës së parë të goditjes, ndërsa një dron me motor reaktiv u rrëzua pranë Mołodycz.
Dëshmitarja lokale Natalie Szponar tregoi se në momentin e incidentit po përgatiste fëmijët për të shkuar në shkollë, kur dëgjoi fillimisht një tingull si fishkëllimë dhe më pas një goditje të fortë.
Kryeministri polak, Donald Tusk, e cilësoi ngjarjen si një provokim nga Rusia, duke ngritur dyshime se shkelja e hapësirës ajrore nuk ishte aksidentale. Ai vuri në dukje se incidenti ndodhi pranë zonës ku po zhvillohen stërvitje ushtarake të vendeve perëndimore.
Ndërkohë, Ministri polak i Mbrojtjes, ëladyslaë Kosiniak-Kamysz, deklaroi se Varshava do t’i kërkojë NATO-s mbështetje shtesë pas këtij incidenti.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dënoi shkeljen e hapësirës ajrore polake dhe konfirmoi se avionët e aleancës u ngritën në ajër në përgjigje të situatës. Rusia nuk ka dhënë një reagim zyrtar lidhur me incidentin./Dosja.al
Rusi
Bota
20 November 2026, 18:21
G.M
foto ilustruese
AFRIKA- Afrika e Jugut po përballet me shifra shqetësuese të dhunës dhe vrasjeve, veçanërisht ndaj grav...
Bota
20 November 2026, 18:12
E.M
POLONI- Trupat lituaneze i janë bashkuar një stërvitjeje ushtarake shumëkombëshe evropiane e cila po zhvillohet në Poloni, me q&e...
Bota
20 November 2026, 18:00
G.M
foto ilustruese
OMAN- Një cisternë nafte është përfshirë nga flakët pasi u godit nga një raketë me origjin...
Bota
20 November 2026, 17:56
E.M
FLORIDA- Një tragjedi familjare ka ndodhur në Florida ku pesë persona kanë humbur jetën në Plant City. Sipas raportimeve një...
Bota
20 November 2026, 17:54
E. D
ANGLI- Udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje të cilësuar s...
Bota
20 November 2026, 17:44
E.M
RUSI- Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, në një intervistë ka paralajmër...
Bota
20 November 2026, 17:34
G.M
foto ilustruese
DANIMARK- Shërbimet daneze të inteligjencës kanë arritur të parandalojnë një atentat të planifi...
Bota
20 November 2026, 17:30
E.M
NEë YORK- Kryebashkiaku i New York, Zohran Mamdani, ka pësuar një dëmtim të rëndë ndërsa si rrjedhojë ka nd&e...
Bota
20 November 2026, 17:01
E.M
RUSI- Pas sulmeve të Rusisë me dronë dhe raketa balistike ndaj Kievit dhe rajoneve të tjera të Ukrainës, tetë persona kan&eu...
Bota
20 November 2026, 16:43
G.M
ANGLI- Marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian po hyjnë në një fazë të re bashkëpunimi, po...