20 November 2026, 17:56
Nga E.M

FLORIDA- Një tragjedi familjare ka ndodhur në Florida ku pesë persona kanë humbur jetën në Plant City. Sipas raportimeve një burrë qëlloi dhe vrau gruan e tij dhe tre fëmijët e tyre të mitur përpara se t’ia kthente armën vetes. Incidenti ndodhi pasditen e së enjtes, më 19 nëntor, në shtëpinë e familjes në Rrugën Sparkman. Fëmijët ndërkohë ishin vetëm 1, 3 dhe 5 vjeç.
Qendra e Reagimit ndaj Emergjencave mori një telefonatë nga brenda banesës në orën 15:29 dhe në këtë mënyrë u zbulua edhe lajmi. Sipas Sherifit të Qarkut Hillsborough, Chad Chronister, telefonuesi fillimisht dëgjoi një zë mashkullor që thoshte “më fal, shoku”, e ndjekur nga një zhurmë e fortë.
Sipas përshkrimit të sherifit, një fëmijë i vogël u dëgjua duke iu lutur të atit të mos e qëllonte. Policia mbërriti në shtëpi në orën 15:40 pasdite dhe gjeti pesë anëtarët e familjes të vdekur nga plagët e shkaktuara nga armë zjarri.
Ai pohoi se familja kishte jetuar në shtëpi për rreth një vit dhe se gjatë asaj kohe nuk kishte pasur asnjë telefonatë të mëparshme nga policia në pronë. Asnjëri prind nuk kishte një histori të njohur kriminale.
Nga ana tjetër autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e viktimave, ndërsa motivi i tragjedisë familjare nuk është sqaruar ende. Një hetim mbi rrethanat e rastit është duke vazhduar./Dosja.al
Florida
Bota
20 November 2026, 17:54
E. D
ANGLI- Udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje të cilësuar s...
Bota
20 November 2026, 17:44
E.M
RUSI- Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, në një intervistë ka paralajmër...
Bota
20 November 2026, 17:34
G.M
foto ilustruese
DANIMARK- Shërbimet daneze të inteligjencës kanë arritur të parandalojnë një atentat të planifi...
Bota
20 November 2026, 17:30
E.M
NEë YORK- Kryebashkiaku i New York, Zohran Mamdani, ka pësuar një dëmtim të rëndë ndërsa si rrjedhojë ka nd&e...
Bota
20 November 2026, 17:01
E.M
RUSI- Pas sulmeve të Rusisë me dronë dhe raketa balistike ndaj Kievit dhe rajoneve të tjera të Ukrainës, tetë persona kan&eu...
Bota
20 November 2026, 16:43
G.M
ANGLI- Marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian po hyjnë në një fazë të re bashkëpunimi, po...
Bota
20 November 2026, 16:27
E.M
SHBA- Anëtarë të Kongresit Amerikan i kanë bërë thirrje Departamentit të Drejtësisë për të hetuar i...
Bota
20 November 2026, 16:25
G.M
BepiColombo
BOTË- Pas një udhëtimi të jashtëzakonshëm prej tetë vitesh dhe afro 10 miliardë kilometrash, sonda ...
Bota
20 November 2026, 16:19
G.M
foto ilustruese
SHBA- Një skenar i ri për t'i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës është diskutuar n&...
Bota
20 November 2026, 16:15
E.M
POLONI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pas incidentit me raketa ruse dhe dron të cilët shkelën hapësisrë...