21 November 2026, 12:30
Nga DOSJA
SHBA - David Beckham është gati të përfshihet në një tjetër projekt të rëndësishëm televiziv për futbollin. Pas suksesit të dokumentarit të Netflix kushtuar jetës së tij, kompania e tij e prodhimit, Studio 99, ka nisur punën për një dokumentar mbi George Best, ikonën e paharruar të Manchester United.
Projekti do të realizohet në bashkëpunim me Authentic Studios dhe do të trajtojë jetën dhe karrierën e futbollistit irlandez, i cili magjepsi botën me talentin e tij, por përjetoi edhe periudha të vështira jashtë fushës.
“George ishte një gjeni i futbollit, por kishte edhe shumë demonë. Jeta e tij është një histori jashtëzakonisht interesante dhe besoj se Studio 99 do t'i bëjë drejtësi”, citohet të ketë thënë një burim pranë projektit për gazetën britanike The Sun.
Best konsiderohet një prej figurave më ikonike në historinë e Manchester United dhe futbollit britanik. Dokumentari synon të rikthejë në vëmendje jo vetëm magjinë e tij në fushën e lojës, por edhe historinë komplekse të një talenti që la gjurmë të pashlyeshme në futboll.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 November 2026, 12:26
GJERMANI - Një ndërhyrje kirurgjikale e suksesshme për sulmuesin e Bayern Munich, Harry Kane, i cili pësoi një këputje të lig...
Sport
21 November 2026, 12:15
SPANJE - Real Madridi ka vendosur të mos rrezikojë të ardhmen e Brahim Díaz. Sipas raportimeve nga Spanja, klubi madrilen ka finalizuar ri...
Sport
21 November 2026, 12:00
ANGLI - Një histori spiunazhi ka përfshirë Manchester United, duke rikthyer në vëmendje një nga polemikat më të pazakont...
Sport
21 November 2026, 11:30
GJERMANI - Bayern Munich merr një lajm shumë të keq për Harry Kane. Sulmuesi anglez pritet të qëndrojë jashtë fushave p&...
Sport
21 November 2026, 11:15
PORTUGALI - Një episod që vështirë se mund të besohet, por që ndodhi në Kupën e Portugalisë. Mbrojtësi i Porto...
Sport
21 November 2026, 11:00
SPANJE - Jesus Owono është shfaqur për herë të parë në publik që nga tragjedia që tronditi futbollin spanjoll. Port...
Sport
21 November 2026, 10:45
SHBA - Ferrari ka përjetuar një tjetër zhgënjim në Formula 1. Kualifikueset e Çmimit të Madh të Las Vegasit rezultuan ...
Sport
21 November 2026, 10:30
Edin Terzic përshëndet Eder Sarabia para fillimit të ndeshjes në San Mamés
SPANJE - Edin Terzic doli i zhgënjyer nga humbja nd...
Sport
21 November 2026, 10:15
SHBA - Kimi Antonelli vendosi kohën më të shpejtë prej 1 minutë e 33.893 sekondash në kualifikimet për Çmimin e ...
Sport
21 November 2026, 10:00
FRANCE - Paris Saint-Germain po lë pas problemet me dëmtimet dhe Luis Enrique më në fund mund të punojë me një grup pothuajse...